Deklaratat e Lefter Kokës, PS e e bojkoton. Vangjush Dako: Nuk e marr seriozisht

dakoShpërthimi i Lefter Kokës tregoi pjesën e dukshme të situatës mes Partise Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, lëvizje që tregojnë temperaturën në rritje të tensionit mes Metës dhe Ramës. “Këta njerëz tashmë të interesuar qoftë nga të ardhurat apo qoftë nga pushteti kanë vetëm një lajtmotiv, si do mundemi të  vazhdojmë të qëndrojmë në këtë pushtet.

Një ditë më pas ministri Lefter Koka ishte vetëm të shtunën paradite në Shijak në dhënien e certifikatave të legalizimit ku duhet të ishin dy përfaqësues të lartë të qeverisë, por ata munguan zyrtarisht për shkak të ndryshimeve në agjendën e tyre.

Artan Lame kishte zgjedhur të shkonte në Lezhë, ndërsa ministrja Gjermeni tha për TCH se nuk e kishte konfirmuar pjesëmarjen dhe nuk ishte e detyruar të shkonte në Shijak.

Koka edhe nga Shijaku vazhdoi me akuzat.

Është e thjeshtë si ekonomia e një shtëpie.

Nuk mundesh dot në një shtëpi të kërkosh një televizor me ngjyra, kur nuk ke gjërat më bazike për të jetuar.

Dhe shpesh në fakt kjo ka ndodhur në disa qytete të Shqipërisë po ndoshta dhe në bashkinë e Durrësit.

Ne sigurisht e duam qytetin të bukur, dhe fasadën e bukur po që të kemi një fasadë të bukur duhet të kemi një rrugë e cila nuk mbytet”, tha ai.

I rikontaktuar nga TCH, Vangjush Dako tentoi ta kalojë shpërthimin e ish-kolegut Koka me indiferencë

“S’kam asgjë për të thënë. Nuk i marr seriozisht ato që thotë Koka”, është shprehur Dako.

Por megjithëse nuk u përgjigj direkt një reagim erdhi nga vetë kryeministri që me një postim të rrjeteve sociale lavdëroi policinë duke treguar anketën e Komisionit Europian që konfirmon Policinë e Shtetit si institucionin më të besuar të shqiptarëve.

Rama e mbyll me fjalët: Qentë le të lehin, karvani ecën para.

Vështirë të thuash se krahasimi i fundit ishte për Lefter Kokën.

Por e sigurt është se karvani PS-LSI tani po ndeshet me një sfidë të fortë.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...