Demonstrata e heshtur e Tiranës në 1990-ën, emrat e 14 të arrestuarve dhe akuzat e Sigurimit

28 Janar 2017, 21:01Blog TEMA

Nga Kastriot Dervishi

Demonstrata e heshtur u zhvillua në sheshin “Skënderbej” të Tiranës më 28 janar 1990. Është protesta e parë në kryeqytet kundër diktaturës komuniste, shenja e parë se edhe Shqipëria nuk mund të mos i bashkohej ngjarjeve në Europën Lindore. Meqë ngjarja u mor vesh disa më parë, Sigurimi i Shtetit ndaloi disa persona. Në një raport të Hetuesisë së Përgjithshme të datës 14.2.1990, thuhej se më 26.1.1990 nga Sigurimi i Shtetit u ndaluan 15 persona nga Tirana (në fakt 14 rezultojnë të shkruar) “për agjitacion e propagandë kundër shtetit”. Të ndaluarit ishin:

1-Ardian Skëndo, 27 vjeç, ndihmësmjek në spitalin nr.2

2-Vasil Dhimitri, 36 vjeç, punëtor në kombinatin e autotraktorëve

3-Faruk Pica, 33 vjeç, punëtor

4-Zeqir Gollobani, 35 vjeç, elektricist

5-Shefki Glina, 33 vjeç, punëtor

6-Aleksandë Budo, 35 vjeç, ndihmësmjek

7-Nikolin Prifti, 35 vjeç, inxhinier mekanik

8-Romir Papa, 31 vjeç, i papunë

9-Dorjan Alla, 28 vjeç, infermier

10-Ilir Duro, 29 vjeç, mekanik

11-Enver Tomani, 38 vjeç, minator

12-Agron Llapo, 35 vjeç, punëtor

13-Nezir Stërmasi, 53 vjeç, punëtor, tre herë i dënuar politik

14-Eno Kapo (më datë 30 janar)

Më datën 29.1.1990 Hetuesia e Përgjithshme u vu në dijeni të këtyre ndalimeve. Me miratim të prokurorit, këta u arrestuan në bazë të neneve 55/1 dhe 13 të Kodit Penal, me përjashtim të Romir Papës. Nga hetimet dilte se gjatë ditëve të fundit të muajit janar 1990, në Tiranë është biseduar për organizimin e një demonstrate në datën 28.1.1990, fakt të cilin e kishin mësuar edhe të arrestuarit. Më 10.2.1990, të gjithë u liruan ndërsa për shtetasit Vasil Dhimitri, Faruk Pica dhe Zeqir Gollobani hetimet vazhduan, sigurisht nën torturat me çnjerëzore.
Aktakuza e datës 19.5.1990 sulmonte Vasil Dhimitrin se kishte humbur besimin te vija e PPSH-s

, i ushqyer nga propaganda e huaj nëpërmjet radiove e televizioneve të huaja, ishte nxitur nga ngjarjet e ndodhura në Europën lindore. “Në bashkëpunim” me dy personat e shënuar në aktakuzë si dhe me persona të tjerë kishin konsumuar nenet 55/1 dhe 13 të Kodit Penal. Në fakt të tre të pandehurit nuk njiheshin me njëri-tjetrin.

Pretenca e prokurorit i ngjan një pamfleti politik, në të cilin flitet për një Shqipëri të lumtur me standarde, me papunësi, jetën e njeriut 70 vjeç, pa harruar të përmendeshin ndërtimi i kombinateve, fabrikave, e fitoret e tjera. Si kundërshtarë të këtij “realiteti” paraqiteshin tre të pandehurit që “nuk kishin formimin e duhur ideologjik”.

Si përfundim, me vendimin nr.285, datë 21.6.1990 Gjykata e Rrethit Tiranë, i deklaroi fajtorë të pandehurit në bazë të nenit 55/1 duke i dënuar si vijon:

-Vasil Dhimitri, 2 vjet burgim

-Zeqir Gollobani, 1 vit burgim

-Faruk Pica, 9 muaj burgim

U la në fuqi me vendimin nr.71, datë 30.7.1990 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
Protagonistët e kësaj demonstrate kanë ngelur siç ishte ajo vetë, e heshtur. Prej tyre unë njoh vetëm Vasil Dhimitrin, të cilit i dërgoj një përshëndetje me anë të këtij postimi.

12 komente në “Demonstrata e heshtur e Tiranës në 1990-ën, emrat e 14 të arrestuarve dhe akuzat e Sigurimit”

  1. ali vlora says:

    Nderim dhe respekte per te gjithe !

  2. ali vlora says:

    Nderim dhe respekte per te gjithe !

  3. ali vlora says:

    Nderim dhe respekte per te gjithe !

  4. ali vlora says:

    Nderim dhe respekte per te gjithe !

  5. ali vlora says:

    Nderim dhe respekte per te gjithe !

  6. po saliun nuk e paskan arrestuar,apo akoma ishte sekretar partie dhe spiunonte dhe perjashtonte studentet se nuk ishin qethur.

  7. Evila Nika says:

    Kastriot Dervishi do ngelet nje nga nga ato hijena qe duke u perpjekur te nxije enver hoxhen po e shenjteron akoma me shume.

    Keto artikuj kishin nje fare vlere deri nga 1997..por sot pas 20 vjetesh kur ai vend eshte kthyer ne hale ambasadoresh dhe plantacjon droge si ne Kolumbi nuk ka asnje kuptim te merremi me enverin e shekullit te kaluar aq me shume kur sali monstra me djajte e tij po perpiqen te marrin pushtetin si ne 1991 me te njejtat metoda gjasme per te luftuar “kamunistet” me keto ultrakamuniste si berisha dhe ky kastriot dervishi nje demon-komunist i dale boje

  8. ALITRAPI says:

    AMEN per te gjithe

  9. Tani says:

    Eno Kapo, Shefki Glina dhe Faruk Pica hallall jua bofte Zoti

  10. LENNARD says:

    ME KUJTOHET SE KAM DALE FAMILJARISHT NE KETE DEMOSTRATE TE HESHTUR: XHIROJA VAZHDONTE NE BULEVARDIN KRYESOR TE TIRANES ;NE GJATE XHIROS NDESHESHIM ME GRUPET E SIGURIMSAVE QE CUDITESHIN KUR SHIKONIN NE KETE PROTESTE DHE NJEREZ QE I KONSIDERONIN BESNIKE TE REGJIMITKJO DEMOSTRATE KA QENE STARTI I REBELIMIT ANTIKOMUNIST:RESPEKT TE GJITHE PJESMARRESVE:

  11. turp per censuren tuaj says:

    perse 5 komente me kete ali vloren si bresheri kallashi.

    pse gazeta mero censuron komente te tjera sidomos ne keto artikujt e Kastrot dervishit qe eshte nje nga
    me te carturit ne terrorin antikomunist te pas 1990 ?

    keq ardhje per gazeten tema qe po censuron 10000 here me keq se ne kohen e enverit

    nga kush keni frike ?

  12. Zotnia 420 says:

    Duke e ditur se nuk mund te manipulohet kollaj me faktet, LAPSI.AL ka publikuar nje foto tjeter ilustrative te atyre viteve. Si pjesemarres ne proteste une mund t’ju them me siguri te plote, se fotoja qe shoqeron artikullin nuk eshte e asaj dite. E verteta eshte se perreth sheshit nuk ka pasur as edhe nje polic te vetem, i cili te kete qene i armatosur dhe i pajisur me helmeta dhe mburoja. Helmetat dhe mburojat per policine u porositen nga “shpetimtaret e popullit” vetem pas ardhjes se “demokarcise”.

    Pervec gazave jeshile te ushtrise dhe arove gri te sigurimit te ardhura po ato kohe posacerisht nga Rumania, te vetmit kaqola qe bini ne sy si kau balash ishin kalecat “fotografe” me kostume gri, dhe kamjonet e ushtrise te mbushura plot e perplot me gardiste. Me te shumtat ishin parkuar brenda zonave te ministrive, kurse vetem njeri prej kamioneve qendronte ne gatishmeri ngjitur me teatrin e kukllave, si per t’u treguar tiransave: “Ja ku na keni, po ju a mbajti provojeni”.

    E kishin marre vesh me kohe planin. Spiuna kishin me bollek. E megjithate, pothuajse te gjithe keta qe gjenden ne liste, dhe gjithe ata qe u terhoqen zvarre per tu hetuar ne birucat e rajoneve, nuk ua beri syri terr por vazhduan te silleshin verdalle sheshit Skenderbej, krejtesisht te zhgenjyer nga mbeshtetja fare e paket.

    Dosja e “zbuluar” se fundmi nga kastrioti i partise eshte gjysmake. Eshte gjysmake, sepse sipas thenieve te disa pjesemarresve dite me pas, naten e 28 janarit 1990 dhe ditet ne vazhdim sigurimi ka bere kontrolle ne shtepite e te rinjve qe dyshoheshin si pjesemarres. Nuk ka mjaftuar kjo, por sigurimsat i kane marre qytetaret dhe nga qendrat e punes dhe i kane shpene ne rajonet e policise per te zbuluar organizatoret e vertete, emri i te cileve deri me sot jo ne kete liste jo e jo, por s’ka dale, dhe as ka per te dale ndonjehere, per sa kohe dosjet e sigurimit nuk u dorezohen qytetareve te lire, te ndershem, dhe te paperlyer kurre me krimet e komunizmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje