INTERVISTA/ Shpëtim Idrizi: “Idiotët e Athinës” dhe e vërteta e “luftës” me LSI

shpetim idriziIntervistoi Andrea Danglli

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi hedh dritë mbi ngritjen e Komisionit Hetimor për Çështjen Çame. Në një intervistë të dhënë për gazetën “TemA”, Idrizi paralajmëron se nëse Konferenca e Kryetarëve do të gjejë shkas për të mos votuar, atëherë çështja do t’i kalojë seancës plenare.

I pyetur nëse ka një krisje marrëdhëniesh mes PDIU-së dhe LSI-së, ai argumenton se nuk ka asgjë serioze rreth zërave të ngritur pasi ato nuk përfaqësojnë zërin zyrtar të partisë.

Ndër të tjera, Idrizi flet edhe për raportet e tensionuara me fqinjët, duke thënë se debatet e fundit janë ngritur artificialisht nga pala greke për shkak të zgjedhjeve politike.

Po diskutohet për ngritjen e një Komisioni  Hetimor për “çështjen came”. Çfarë prisni se do të zgjidhë?

Ky  Komision Hetimor do të zgjidhë dy çështje të mëdha.

E para, do të zbardhë krejtësisht, pas 73 vjetësh masakrën që ndodhi mbi popullsinë e pambrojtur civile të shqiptarëve të Çamërisë. Do të dalë më në fund ditës për diell e vërteta e këtij genocidi që ngarkon ndërgjegjet me mëkatin e fajit si në Greqi, ashtu dhe në Shqipëri. Kjo do të realizohet nëpërmjet dokumentëve arkivorë historikë që dëshmojnë se si nazifashistët grekë kryen spastrimin e trojeve etnike të Çamërisë. Post këtyre,në Komision do të thirren dëshmitarë të gjallë, të mbijetuar të kësaj tragjedie kombëtare.

Besojmë se është në nderin e këtij parlamenti që të dëgjojë  të mbijetuarit e masakrave të Çamërisë që janë në limitet e moshës e t’i mbajë në recordet e saj

E dyta, nëpërmjet këtij  Komisioni do t’i jepet mundësia e artë ndërgjegjes greke të munduar nga krimi i tmerrshëm për të gjetur paqe. Kjo paqe  për  vendin fqinj vjen nëpërmjet ndjesës. Askush nuk kërkon hakmarrje, por  të gjithë kërkojnë të falin.

PS dhe LSI theksojnë se kjo kërkesë është jashtë juridiksionit të tyre dhe se hetimi për genocid është penal. Çfarë hapi do të ndërmerrni, nëse nuk e votojnë kërkesën tuaj?

Në fakt është për të ardhur keq që ndërsa Parlamenti i Greqisë do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për gjestin me shqiponjë të disa të rinjve rekrutë qytetarë grekë me kombësi shqiptare,  Parlamenti i Shqipërisë dhe sidomos disa eksponentë të njohur si filo-grekë, nëpërmjet byrosë  parlamentare vërdalloset e  merr  kohë për ngritjen e një  Komisioni ad-hoc për zbardhjen dhe dokumentimin e “çështjes came”.

Diskutimi për ngritjen e Komisionit Hetimor për zbardhjen dhe dokumentimin e Çështjes Çame do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme sepse u kerkua më shumë kohë e diskutime paraprake.

Më falni, përse nuk ishte jashtë juridiksonit Komisioni Hetimor për masakrën e Tivarit?  Përse nuk ishte hetim penal atëherë?  Këto janë pretekste, të cilat synojnë mosngritjen e këtij Komisioni. Po kështu, tani kanë nxjerrë edhe tezën e mungesës së kohës fizike, meqë Kuvendi së shpejti do të shpërndahet si pasojë e zgjedhjeve të reja. Të jenë të sigurtë që koha është krejt e mjaftueshme, ndërsa puna e këtij Komisioni do të jetë krejt e disiplinuar brenda një agjende të mirë menduar.

Nëse javën e ardhshme Konferenca e Kryetarëve do të gjejë një tjetër  sebep për të mos e ngritur këtë Komision, atëherë i takon seancës plenare ta vendosë me votim. Jam i bindur që shumica e deputetëve të mazhorancës është e gatshme t’i hapë dritën e gjelbër këtij Komisioni. Po kështu, në bazë të disa informacioneve ju bëj me dije që edhe opozita ka gjasa shumë të mira të votojë për ngritjen e këtij Komisioni.

Cili është opinioni juaj lidhur me tensionin e krijuar mes Shqipërisë dhe Greqisë? E shihni thjesht si reagim ndaj gjestit të ushtarëve grekë me origjinë shqiptare apo ka diçka më shumë rreth saj?

Jemi sërish para një paradoksi tipik të vendit fqinj. Ushtarët shqiptarë që shërbejnë në Ushtrinë Greke nuk kanë bërë asgjë shqetësuese, thjesht kanë formuar simbolin e kombësisë së tyre.

Nëse këtë demonstrim e kryen një minoritar që shërben në Ushtrinë Shqiptare,  një gjë e tillë nuk e bezdis shqiptarin.

Një veprim i tillë  nuk mërzit apo alarmon askënd në Itali, Spanjë, Francë, Gjermani apo Shtetet e Bashkuara, por përkundrazi.

Unë mendoj që kemi të bëjmë me një ngritje artificiale të tensionit politik në Greqi si pasojë e zgjedhjeve politike të afërme dhe rënies së besueshmërisë tek qeveria apo partnerët e saj në koalicion si “Grekët e vjetër” të Panos Kamenos.

Po kështu, mendoj që me këtë rast nacionalistët grekë në qeveri duan të gjejnë shkak për të hequr dhe ndaluar dhënien e shtetësisë greke për emigrantët, të cilët u bënë çerek shekulli që jetojnë atje. Kjo shtetësi nuk është dhuratë, por detyrim që ka një vend anëtar i BE-së ndaj emigrantëve të ligjshëm.

Sipas mediave greke, fajtore për gjestin e të rinjve është propagandimi i  “çështjes came”…

Nuk e kuptoj ku është lidhja këtu. Ata bënë shenjën e simbolit të shqiponjës. Ky simbol është përbashkues si për shqiptarët e Çamërisë, ashtu edhe për ata të Elbasanit, Shkodrës, Kosovës, Malit të Zi apo Preshevës. Si me këtë foto, si pa këtë foto, Çështja Çame do të jetë në krye të agjendës së Shqipërisë, derisa të gjejë zgjidhje.

Ndaj, kjo ngjarje as e shpejton, as e ngadalëson Çështjen Çame. Ata që bëjnë një lidhje të tillë janë dritëshkurtër dhe mendjembyllur.

“Çështja came” është çështje drejtësie, ta harrojë çdo njeri që e sheh si monedhë shkëmbimi apo si peng.

Shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre në liri e demokraci dhe ne e ndjekim me shumë vullnet kete qasje kundër diskriminit apo shkeljeve të të drejtave themelore të njeriut.

Afrimi i PDIU-së pranë Partisë Socialiste duket se ka shqetësuar aleatin tjetër, Lëvizjen Socialiste për Integrim. LSI-në e shihni si aleate apo si kundërshtaren tuaj brenda koalicionit qeversisës?

Kjo është një pyetje e mirë për LSI-në dhe Partinë Socialiste. Ne nuk jemi afruar askund. Ka qenë një ftesë e dy drejtuesve të aleancës në qeveri për përfshirjen e PDIU-së në këtë koalicion me rastin e reformës administrative, ku kontributi ynë ka qenë i çmuar. Ftesa ka ardhur nga Edi Rama dhe Ilir Meta dhe ne ju përgjigjëm pozitivisht. Kemi dalë bashkë në zgjedhjet vendore dhe kemi fituar bashkë. Atëherë nuk pati as xhelozi, as mëri apo qejfmbetje, ndaj nuk ka pse të ketë as tani që po flasim. Koalicionet nuk janë marrëdhënie dashurie, ku ka kohë të mirë apo të keqe,  por marrëveshje politike, të cilat fillimisht shkruhen në një letër, nënshkruhen e pastaj zbatohen. Kaq e thjeshtë është.

Përse mendoni se ka dalë LSI kundër PDIU-së, kur ka qenë vetë Meta që e afroi në koalicion?

Shoh zëra kundër, por jo LSI-në kundër. Gjithësesi pyeteni vetë zotin Meta, pasi mua nuk më ka shprehur një gjë të tillë. Madje, publikisht ka thënë se kemi të bëjmë me qëndrime individuale të drejtuesëve të LSI-së, jo linjës zyrtare të saj. Nëse do të shpreheshin kundër forumet drejtuese të LSI-së apo institucioni i kryetarit të kësaj partie, atëherë po që mund të themi se çështja është serioze dhe ka për të pasur përgjigje zyrtare. Unë jam kryetar i një partie parlamentare, jo analist shtypi që të përfshihem në polemika dhe replika gazetash.

Gjykoni se PDIU po përdoret nga Edi Rama si “presion” për kreun e LSI-së Ilir Meta?

Sa herë duhet ta them hapur dhe publikisht që PDIU nuk është as shpata, as jastëku i askujt. As përdorim të tjerët, as do lejojmë që të na përdorë kush. Ne jemi në politikë për të realizuar kauzat tona, mbi të gjitha Çështjen Kombëtare. Nuk jemi në politikë as për kulisa, as për intriga korridoresh.

A ka shanse që dyshja PS dhe PDIU mund t’i fitojë zgjedhjet pa bashkëpunimin e LSI-së?

Ka vetëm një shans që zgjedhjet nuk fitohen në tavolinë duke bërë llogari numrash dhe hesape sondazhesh. Zgjedhjet fitohen në terren duke folur me votuesit, duke bërë koalicione apo marrëveshje politike. As unë, as PDIU nuk jemi marrë kurrë me llogaritje të tilla, e aq më tepër në kurriz të palëve të treta.

Një gjë mund t’iu garantoj, PDIU do të ketë shumë më tepër mandate se sa ka sot dhe do jetë më tepër e konsoliduar.

Më duhet të falenderoj për këtë edhe “Idiotët e dobishëm të Athinës”  që na kanë vendosur përditë në  “syrin e ciklonit”.

TemA

REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “INTERVISTA/ Shpëtim Idrizi: “Idiotët e Athinës” dhe e vërteta e “luftës” me LSI”

  1. Alban Hamzai says:

    Paradokset Shqiptare ! Islamiku Shpetim Idrizi ben me duar shqiponjen,qe eshte Simbol I Orthodhoksise dhe gjithe te tjeret (Shqiperia,Rusia,Serbia,Mali I Zi ,qe e kane ne simbolet shteterore )e kane marre nga Orthodhoksia e Bizantit . Cdo shtet ,aq me teper rregulloret ushtarake te shtetit,kane ligjet e tyre .Po te bente nje grek simbolin e Greqise ne ushtrine shqiptare,ai do te lincohej ne vend nga hordhite e tua z.Idrizi .(Krimineli R.Gj. me 1942 rremben 7 vjecarin grek K.V. ,e lidh kembe e duar,e vendos ne tepsi dhe donte ta piqte ne furre …) .Keshtu do benit edhe sot po te kishit mundesi .

  2. pabesia says:

    Ne fakt inteligjentet politike me te medhenjte te ketyre viseve jane camet. Jane gjendur gjithnje ne vendin e duhur ne kohen e duhur kane patur bashkepuntoret e duhur dhe dihet historia kane mare ate qe meritonin, sepse vizioni i tyre eshte gjysma e lekut .

    1. Beni says:

      E gjete : Dy patate dhe te gjatin me gunga…

  3. Nako says:

    territoret meren me lufte, shqiptaret fatkeqesin jane si dhite bishti perpjet dhe llafe zgjebesh… a e pate raportin e CIA cfar thoshte per shqiperine ne 1994? greket e shqiperise kane force te shembin shqiperine…. dhe ndahen ne ne shkumbin… kete raport ti Mero pse nuk e boton, a ka rendesi per shqiptaret te dine mes mos dijes dhe te vertetes, por u ngre bishtin perpjete ketyre qe rine 24 ore ne kompiuter duke u mastrubuar me adrenaline lufte kunder serbise dhe greqise?

  4. AC|DC says:

    Lum si politika shqiptare qe ka njerez te zgjuar dhe patriote si Idrizi,na e ka zili gjithe Europa

  5. Klimax says:

    Kur u be dhe ky camok te na japi “mendje” me “analizat” e tij per ceshtje te politikes se brendshme, per ngjarje historike, per probleme gjeo-politike dhe gjeo-strategjike ne rajon, te deklaroi se e “keqja” ne politiken greke eshte “nacionalizmi”, por “harron” se vet ky sharlatan eshte kryetar i nje partie nacional-shoviniste e filo-fashiste dhe mbi te gjitha te na “percaktoi ceshtjen came” si “axhenden e vetme ne politiken shqiptare” duke shkuar deri aty sa akuzon parti politike e deputete te parlamentit shqiptar si “filo-greke” dhe vetveten si “simbol i ceshtjes kombetare”, eh, atehere mos ngelte njeri pa folur!!!
    Po ky rembythje kaq vite ne breket e Sali Berishes, cfare bente??!!

  6. Soni says:

    Vaj me det kur ben super patriotin dhe qe i digjet zemra per camet Idrizit. Kur ta kiptojne camet qe gjithe kjo qe po ben Idrizi eshte fluske sapuni per ata dhe nje ballon shpetimi per Idrizin te pasurohet dhe te majmet me ofiqet qeverisese. Femijet Idrizi i ka ne Londer me studime,rroga qe merr si del as per kafet dhe pagesat qe jep per kronika tv. O vaj me det

  7. janulla says:

    Cohen gojoret grek dhe shajne IDRIZIN po ju i vrisni SHQIPETARET ne gjume moj kurva anadolli na jepni edhe mend(”helm grek) ptuuuuuuurrace miu

    1. mij sunite xhihadiste says:

      mij sunite ,cameria egzison vetem ne enderr…

  8. NO PASION says:

    IDRIZI ESHTE NJE ELEMENT I KESAJ CORBE QE FATKEQESISHT AI E PARAQET SI SHPETIM I CESHTJES CAME…MADJE BEN EDHE HISTORIANIN DUKE E TREGUAR CESHTJEN CAME TE NGJASHME ME MASAKRAT E PABESUSHME TE KRIMINELEVE SERBE NE KOSOVE…SHPETIM IDRIZI E KA TE DETYRUSHME TE LEXOJE HISTORINE CAME JO NGA LIBRAT E HISTORISE SE SHTREMBERUAR GREKE E AS NGA GOJDHENAT E PLEQEVE QE NE ATE MOSHE NQS DO ISHIN DESHMITARE TE MASAKRAVE SIGURISHT QE GREKET NUK BESOJ DO TI LINTE GJALLE QE SOT IDRIZI TI CONTE NE GJYKATAT NDERKOMETARE EVROPIANE…POR NGA ARKIVAT ME TE BESUSHME QE JANE ATO GJERMANE QE PER IRONI PER ATE BASHKEPUNIM AKUZOHENI ….KY ESHTE MINIMUMI QE MUND TE BEJ SHPETIM IDRIZI MADJE AS ARKIVAT ANGLO-AMERIKANE MOS TI BESOJ DHE ATEHERE TE JETE I FTILLUAR E TE MOS MANIPULOJ HISTORINE QE AS VETE KOMUNITETI CAM NUK E BESON…CAMERIA ESHTE GJALLE ESHTE NE PARMITHI…PARGA…VOLA KU DHE MBLEDHJET KOMUNARE BEHEN SHQIP…SIGURISHT ESHTE EDHE PER ATA TE PAFAJSHEM QE NUK KA PSE TE VUAJNE ME ABSURDIN E TRASHEGIMISE SE FAJIT..PIKERISHT KJO ESHTE KAUZA QE DUHET TA FITOSH SE BASHKU ME PDIU E JO TE BESH MISTRECIN ME KEDO QE THOTE TE VERTETEN…

    1. Nikla says:

      Faji eshte SHUME here me MADH per ata qe kryen GENOCID, o njeri i mire, dhe ata jane Greket.

  9. Gimi says:

    Hapi gavot ketu more “idot turk” se i tille je Idrizi…. ujton se do vazhdosh tembetesh ne pushtet ti dhe osmallinjte e tjere duke shfrytezuar ceshtjen came si vegel…. Shiko etu se si reagojne per nje rast analog ata “idiotet e Zvicres” meqe i quan ti te tille…. http://m.20min.ch/schweiz/news/story/15545694

    Ik beja Trump-it brenda ne ushtri keto gjepura dhe ta shofesh se cfare do pesoje ai qe do guxoje…”mbytje ne uje”….

  10. delete says:

    Idrizi po ben ate detyre qe cdo shqiptare ka obligim te bej. Plus pastaj, perdersa Gjermania, superfuqia e Europes, njohu veres qe kaloi genocidin kundra Namibise, pse mos e bejne edhe bithrrjepurit e Greqise nje gje te tille.

  11. Valentin boci says:

    Zoti Idrizi lere qeshtjen çame dhe vazhdo rritu me vota me kauza te tjera jo me nacionalizem se shqiperia eshte bere lesh e li! Ne sjalle shkofte kjo Lsi te gjithe hajdute jane kuptojeni kete qe po te them! Kushe jep vota per Lsi do te thote qe te leri femijet pa te shtet pa te ardheme

Lini një Përgjigje te Gimi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *