Kategoria Superiore/ Partizani e nis me humbje 2017. Fitojnë Skëndërbeu dhe Laçi

28 Janar 2017, 15:55Sport TEMA

Partizani e ka nisur me humbje vitin 2017-të.

Të kuqtë u mposhtën në ndeshjen e parë të javës së 19-të të Kategorisë Superiore nga skuadra e Luftëtarit në transfertë, me rezultatin e pastër 2-0.

Një hap flas i skuadrës së drejtuar nga Sulejman Starova në luftën për titullin kampion, pasi tashmë Kukësi është shkëputur me 4-pikë larg.

Ndërkohë, Luftëtari vijon të shkëlqejë sërish pasi merr tre pikë të tjera mjaft të rëndësishme.
Autorët e golave për bluzinjtë në këtë përballje u shënuan nga ana e Ramadanit në minutën e 45-të falë një 11-metërshi, dhe Abazajt në minutën e 65-të.

Pas kësaj humbjeje Partizani vijon të qëndrojë në vendin e dytë me 35-pikë të grumbulluara, ndërsa Luftëtari klasifikohet në vendin e 5-të me 25-pikë.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera të luajtura në ditën e sotme, Skëndërbeu dhe Flamurtari është mbyllur me rezultatin 1-0.

Një debutim mjaft i mirë për teknikun, Ilir Daja, që merr fitoren e parë në krye të bardhekuqve. Autori i golit për Kampionët e Shqipërisë u shënua në minutat e fundit të ndeshjes në të 86-tën me autor qëndërmbrojtësin Bajram Jashanica.Më këtë fitore Skëndërbeu barazon Partizanin me pikë duke u ngjitur në kuotën e 35-pikëve.

Fitore të rëndësishme mori dhe Laçi në përballjen ndaj Korabit, sfidë e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”.

Autori i golit të fitores për kurbinasit u shënua nga mesfushori Regi Lushkja që në minutën e 3-të të takimit.

Java e 19-të e Kategorisë Superiore mbyllet në sfidën e fundit që do të luhet mes Teutës dhe Tiranës në orën 17:00./ Fatjon Baze, TemA TV

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje