Kjo Europë nuk ka më shumë se 3 vite jetë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

europa“Projekti europian do të vritet nga kombinimi i dy forcave më të fuqishme në botë: rebelimi popullor dhe demokratik, dhe tregjet financiare. Euro dhe projekti europian po ecin kundër kësaj rryme. Liberalët paranojakë thonë që është i rrezikshëm. Po, por për shkak se është shumë inteligjent”. 

Filozofi anglez John Gray, kundër ideologjisë ultraliberale: Brexit ishte hapi i parë i një seri tronditjesh, që do ta hedhin në erë integrimin

Mbi të ardhmen e Europës, filozofi britanik i politikës John Gray, autor i traktateve të suksesit mbi arbitrin e lirë dhe iluzionin e antropocentrizmit, ushqen shumë pak shpresa. Një dishepull i Isaiah Berlinit, i njohur për kritikat e tij ndaj neoliberizmit dhe humanizmit, ai flet pa dorashka: një mendje e pandalshme në mbledhjen e të dhënave historike, aktualitetit dhe dobësive njerëzore.

E kishte parashikuar krizën e kapitalizmit global 20 vite para se të ndodhte, fitoren e Trumpit dy muaj para votimit, dhe ka një vizion kundër rrymës që ka rezultuar profetik. Në Europë, thotë, partitë e qendrës, duke injoruar dëshirat e elektoratit dhe të ngulitura pas europeizmit të integrimit me çdo kusht, u kanë dhuruar vota ekstremistëve. DUke mos kuptuar limitet e tyre, këto elita janë të dënuara të shuhen, duke vënë në rrezik vlerat e lirisë dhe tolerancës. Kush përfiton? Rusia e Putinit, i cili që tani është më popullor se cilido udhëheqës tjetër perëndimor.

Sa e ardhme e zymtë për Europën, profesor…

Po kështu është. Brexit nuk ishte një ngjarje vetëm britanike, por e para e një serie tronditjesh që do të thyejnë strukturën e integrimit në demokracitë perëndimore. Ideja që mes të rinjve ka një përkushtim shumë të madh për Bashkimin Europian është një marrëzi e vërtetë. Janë të moshuarit, pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetë vjeçarët, që janë të afeksionuar pas BE-së. Prej dy vitesh them që antieuropeizmi do të rritet në të gjithë kontinentin.

Cili ka qenë gabimi i Europës, që shkakton shkatërrimin e saj?

Fakti që nuk ndërtoi institucione të forta. Amerika i ka që nga Lufta Civile. Europa prej shumë më pak kohësh. Europa Lindore, që nga vitet ’90. Dhe sheshet e bukura të demokracisë skandinave janë iluzion: e djathta ekstreme ka qenë gjithmonë. Ashtu sikurse në Belgjikë. Në mars do të votohet në Holandë, më pas në Francë, ku është më e fortë e djathta ekstreme, dhe në Gjermani, ku po rriten euroskeptikët.

Çfarë mund të ndodhë?

Mjafton një rezultat i papritur dhe tregjet do të nxehen. Projekti europian do të vritet nga kombinimi i dy forcave më të fuqishme në botë: rebelimi popullor dhe demokratik, dhe tregjet financiare. Euro dhe projekti europian po ecin kundër kësaj rryme.

Si kemi mbërritur?

Për shkak të miopisë së elitave. Njoh një pjesë të mirë të atyre britanike: nuk janë një kategori personash tejet inteligjentë. Jetojnë në të kaluarën. Vizioni i tyre për botën u formua në një epokë krejt të ndryshme nga koha jonë. Kishte të drejtë teoricieni italian, Vilfredo Pareto, i cili në lidhje me qarkullimin e elitave shkruante se do të lodhen, do të bëhen budallaqe dhe plot iluzione, dhe kështu do të bëjnë gabime me të cilët do të dashurohen, duke u margjinalizuar, pasi do të kenë humbur aftësinë e përshtatjes. Kjo po ndodh në gjithë Europën.

Kush i krijoi këto kushte?

Ngurtësia dhe palëvizshmëria e partive të qendrës. Nëse një prej këtyre partive do të kishte pranuar se konstruksioni europian ka dështuar, ashtu sikurse dhe përpjekjet për reformë, dhe do të kishte nisur një politikë të stilit Brexit, situata do të ishte shumë ndryshe. Zgjedhësit do të zgjidhnin parti të qendrës, jo të së djathtës ekstreme. Tani është vonë. Europa do të shpërbëhet në tre vitet e ardhshme, por elitat liberale vazhdojnë të kenë iluzione. Mendojnë se do ia hedhin. Por, janë të gjitha në rrezik zhdukjeje, përfshirë edhe Merkelin.

A do i lejojë kjo Putinit që të jetë më agresiv në Europë?

Putini është pjesërisht një gabim i Perëndimit, ashtu si ishte imponimi i një reforme ekonomike në Rusi, ku një pjesë e madhe e popullsisë ishte varfëruar. Pavarësisht kësaj, nuk u mbërrit në fashizëm. Sepse ka një dallim mes totalitarizmit dhe autoritarizmit. Sigurisht, Putini udhëheq një kapitalizëm klientelist më të përqëndruar dhe të jashtëligjshëm, se sa cilido vend perëndimor. E megjithatë, sot është më popullor se cilido udhëheqës perëndimor. Liberalët paranojakë thonë që është i rrezikshëm. Po, por për shkak se është shumë inteligjent. Ai e di që vendi i tij varet shumë nga nafta, kështu që përpiqt të krijojë baza të ndryshme për ekonominë e tij, duke e ditur që ka maksimumi dhjetë vite për të bërë diçka. Ka modernizuar ushtrinë, është specializuar në luftën kibernetike dhe atë konvencionale, dhe është padyshim një kërcënim për Europën, për një lloj “Orbanizimi” të Europës, në kuptimin e hungarezit Orban. Europa shkon drejt një demokracie joliberale që shtyp disidencën në forma të ndryshme, përmes ndjenjave të vjetra kundër romëve, hebrejve, të huajve etj.

Ju e keni quajtur këtë barbarizëm, si “një sëmundje të qytetërimit”.

Qytetërimi është natyral për qeniet njerëzore, por është edhe barbarizmi. Njerëzit kanë jetuar gjithmonë në të dy gjendjet, që alternohen mes tyre. Rreziku tani është që qytetërimi liberal është i dënuar prej krenarisë së tepruar të ideologjisë ultraliberale.

Pra një armik i brendshëm më i fortë se sa ai i jashtëm?

Tani më shumë se kurrë armiqtë e jashtëm të qytetërimit liberal janë të fortë, dhe të shumtë. Mendojmë për ISIS: barbarizëm i pastër. Por më keq se armiqtë eksplicitë të qytetërimit tonë, është një ideologji ultraliberale që nuk e kupton brishtësinë e praktikave të lirisë dhe tolerancës. Dhe që identifikohet me të shtypurit në mënyrë selektive, duke harruar për shembull, identitetin e grave të bardha të klasës punëtore amerikane, shumë prej të cilave kanë votuar gjithësesi Trumpin. Qeniet njerëzore normale, duke përjashtuar të privilegjuarit, kanë nevojë për siguri ekonomike dhe një të ardhme të qëndrueshme të bazuar në vlerat e lirisë dhe tolerancës, që u ndërtuan në Europë gjatë qindra viteve të një lufte shumë të madhe dhe pas dy luftërave botërore, pas fashizmit, dhe para tij, luftërace fetare. Eshtë dashur kohë që të ndërtohen dhe janë të çmuara. Nëse injorojmë historinë dhe themi… po, por këto vlera janë universale dhe kapërcejnë kufijtë, nuk jemi në rregull. Kështu u shtyjmë njerëzit drejt ekstremistëve. E ardhmja jonë është ajo që ndodh tashmë në Poloni, me një të djathtë ekstreme katolike anti-gay, anti-abort, me antisemitizëm të fortë dhe komplotizëm. ja, këtë duhet të presim.

La Repubblica – www.bota.al

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “Kjo Europë nuk ka më shumë se 3 vite jetë”

  1. preshevali says:

    n’rr.s shkoftë, sa për neve; “as hajri shiptarit e as sherri shkavit”

  2. Aman more ,prisni sa te futemi edhe ne ne BE se do na merzitet salikomunisti qe e ka pas enderr qe ne femini ,pa le ministret e integrimit qe marin rrogen duke lobuar per ne ,pa le lulushka qe eshte ne Berlin dhe po shan Shqiperin si prodhuse dhe exporuse e kanabisit.

    1. Arben Patoku says:

      Keta anglezet kane ngelur keq dhe duan shoke nedeshtimin e tyre. Kur ne Europe hyne edhe jevgjitet libaneze qe kane vjedhur historine dhe tokat tona atehere nuk ka per te ngelur asnje rrace Europiane pa u infektuar nga virusi i zi qe vjen nga greqia e sotme.

  3. j says:

    Profesori te beje nje shetitje ne Londer qe duket sikur shkon ne Pakistan ose Burundi.
    Anglia komb parazit qe jeton me shfrytezimin e te tjereve.
    Kur te largohen qendrat e financave spekulluese nga anglia te shohim si do te japi mend profesori.
    Pastaj do te kthehet ne parajse fiskale,se parate e droges i riciklojne edhe tani.

  4. shushica says:

    Britaniket gjithmone kane luajtur sipas interesit ..Ata u bene aleate me turqit per te dobesuar Rusine cariste , u bene aleate me francezet dhe ruset per te mposhtur Gjermanine ne luften e pare boterore , u bene aleate me Stalinin dhe Rusveltin per te mposhtur Hitlerin , pasi lane ne balte francezet Mbasi hodhen lumin u bene aleate vetem me amerikanet per te perballuar ish BS …Ne vitet 90 donin ta fshinin perfundimisht Rusine , por pasi e pane qe deshtuan tani thone gabuam …Nderkohe u futen ne BE ne kulmin e krizes per te shfrytezuar tregun europian ..Tashme qe BE eshte ne veshtiresi , e braktisen menjehere dhe nga njera ane i hapen dyert kapitalit gjigant kinez , nga ana tjeter vrapuan tek Trump per te mbrojtur interesat britanike ….Sepse tashme perandoria eshte pjese e historise , dhe nje ishull mesatar me 60 milione banore ne boten e sotme eshte teper i vogel….Per mendimin tim BE duhet te vendose nje rregull …kush del …nuk ka te drejte te rikthehet …Sepse megjith endrrat e profesorit BE do ta kaperceje krizen , do te ridale me i bashkuar dhe i forte ne skenen boterore …Kjo eshte e vetmja rruge per europianet kontinentale , sepse te ndare jane teper te vegjel perballe Kines , SHBA…Indise , Azise juglindore Amerikes Latine.Nva ana tjeter fantazmat e dy luftrave boterore te shperthyera ne brenda 20 viteve besoj se nuk ka europian normal qe nuk i kujton …pra jemi te destinuar te jemi bashke , edhe pse ne shumicen e rasteve nuk dashurohemi ….Ne epoken termoberthamore nuk ka shume hapsire per lojra te rrezikeshme nacionaliste…

  5. Leone-53 says:

    Europa i “ka mare goditjet” por zdo ti kuptoj:
    -Pa folur per Brexit ne Hungari ajo eshte e “humbur” sepse Orban i ka te sigurta fitoret ne çdo kohe.
    -Ne Austri fitoj presidenti i majte “i ashtuquajtur i gjelbert” (qe ska fuqi ne kushtetute) por i djadhti i ka te sigurta mbi 40% per tu zgjedhur kancelar qe ka fuqi kushtetuese.
    Per 2017-ten priten:
    -Fitorja e sigurt e te djadhtes ne Hollande me 15 mars.
    -Ne France favorite eshte Le PEN me 23 Prill duke patur parasysh dhe çfare i ka dale keto dite Fillonit (kundershtarit te saj) qe paguante gruan pa qene ne pune!…
    -Ketu ne Itali do jete KAOS 2017-en per 2 arsye te medha:
    1-CONSULTA (Gjyk. Kushtetuse) “ngeli ne klase) ligjin eletoral te Renzit ku eshte e veshtire qe palet te bien DAKORT per nje ligj qe te ket qeverisje sepse duhen mbi 40 % qe si kalon asnjera nga 3 grupimet!
    2-Kaos do jete dhe ekonomikisht Italia per shkak edhe te borxhit te larte (qe 2017-en i duhet te sborsoj 260 miliard per pagesat e interesin e borxhit).
    Te gjitha keto do te ndikojne edhe ne vendin tone aty sepse ska ndermend qe Europa ne “shthurje” te meret me Shqiperine.
    Ketu qendron dhe GABIMI KRIMINAL i Rames qe na perjashtoj ne shqiptaret qe jemi ne Europe e bote per te votuar nga ketej per zgjedhjet e qershorit ku ai i “ka bere mire llogarite e tij” por ka lene ZBULUAR SHQIPERINE ku ne sjemi “PJESE” !
    Pjesmarja jone ne votime do kish FAVORE te shumta per SHQIPERINE dhe per kete krim Rama do te “ndershkohet” RENDE nga ne dhe mos te mendoj se eshte me PATRIOT se ne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *