“Koha e Berishës ka marrë fund, ai i prishi zgjedhjet në ’94-n dhe që atëhere ka manipulime. PD të bëjë program, të mos merret akoma me komunizmin”

berisha-basha-ruliKryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ishte i ftuar këtë javë në Forumet UET, për një bashkëbisedim të gjerë me pedagogë dhe studentë, mbi rrugëtimin e Shqipërisë në këto 25 vite.

Brenda së djathtës, për një pjesë simpatizantë të Partisë Demokratike qëndron ideja se zoti Berisha, është një nga modelet e suksesit të cilën duhet ta ndjekë zoti Basha, si të vetmen formë dhe mënyrë për të fituar zgjedhjet në 2017. Ju a mendoni se zoti Berisha është kocka e Partisë Demokratike?

Berisha si të gjithë njerëzit e zotë, ka një gravitet të vetin. Sigurisht përreth Berishës për vite me radhë kanë lëvizur njerëz, ide dhe interesa. Unë gjykoj se është si një grafik i cili ka një ngjitje, ka një rënie dhe mbaron. Ka një cikël të caktuar në politikë. Unë gjykoj se zoti Basha mund ta bëjë këtë punë, ta tërheqë karrocën e PD-së edhe pa Berishën. Jo domosdoshmërish kundër Berishës, pasi nuk e quaj të vlefshme sepse Berisha ka akoma një inerci politike, ka shumë njerëz pas vetes, të cilët kanë dhënë kontribut për PD-në dhe duhet t’i sjellin votat pranë opozitës. Por duhet t’i japë një markë të vetën.

Tashmë u bënë tri vite dhe këto janë zgjedhjet e para politike dhe nëse nuk hyn me modelin tënd, me idetë e tua apo qoftë me fytyra të reja them se nuk ka për të sjellë ndonjë rinovim. Ky nuk është një eksperiment politik por është linja normale. Unë them që duhet të ketë kurajën për ta bërë dhe nuk duhet të hyjmë patjetër në lum, por them se duhet një kapërcim. Grekët e lashtë kanë thënë një fjalë të bukur, “Kush shikon mbrapa, mbrapa shkon”, pra për të ecur para duhet të shikosh përpara.

Nga kjo pikëpamje, zoti Basha, i ka të gjitha mundësitë. Ka arsimimin e duhur, eksperiencën e mjaftueshme në politikë dhe moshën. Ai është më i riu i ne të vjetërve dhe është më i vjetri i atyre të rinjve që kanë ardhur sepse mirë keq, ka gati 10-12 vjet që shkon nga një ministri te tjetra, si dhe nga bashkia e Tiranës. Besoj se kjo ka ndodhur për hir të rrethanave, fatit të tij sigurisht dhe zotësisë. Ka patur një shans që jo të gjithë e kanë patur. Për mua të xhirosh të gjithë ekzekutivin, përfshirë dhe bashkinë e Tiranës dhe të mbërrish në krye të PD-së, do të thotë që e ka bërë gazetën e vet politike dhe tani ka ardhur dita që në zgjedhje të marrë vendimet e duhura.

Për mua vendimet e duhura janë këto: “Ne duhet t’iu afrohemi shqiptarëve jo si e djathta ideologjike e vjetër, jo si e djathta antikomuniste por si një djathtë esenca e së cilës është të bëjë shtet. Nëse ne sot jemi të dobët dhe s’kemi shtet të fortë, ne duke diskutuar sot për gjykatat, për kushtetutën iu ofrojmë shqiptarëve shtet që bën ligjin e barabartë për të gjithë njerëzit. Nga kjo fillon historia e të djathtës. Dhe e dyta, brenda këtij shteti do keni mundësi të punoni që të gjithë. Dhe e treta, ky shtet me qeverinë e vet ekzekutive që do të dalë, do të jetë faktor promovues i ekonomisë që të kemi më shumë punë. Me këtë do t’i afrohemi dhe jo thjesht me faktin që ne jemi kundërshtarët e këtyre që janë këtu.

Fatkeqësisht te PD-ja shpeshherë dominon pasioni i ditëve të sotme për të gjetur një gabim nga pala tjetër, por që nuk vlejnë dhe shumë. Ato me të cilat jemi marrë së fundmi është me mbylljen e shkollave duke i thënë se i mbyllët prej ngrohjes apo prej gripit. Dhe unë të njëjtën gjë do të bëja pasi me të vërtetë shkollat tona nuk kanë sistem ngrohjeje. Mirëpo nuk është ky problemi i arsimit tonë. Mendoj se, Edi Rama, ka bërë shumë dëm me reformat e ndërmarra, me të cilat ne nuk jemi aspak dakord, por nuk është ky problemi. Ne duhet të merremi me problemin dhe cili është vizioni ynë për arsimin.

Pse është kaq i infektuar diskursi publik, përfshirë dhe ai i opozitës nga populizmi, gjërat e parëndësishme, devijimi ose deformimi i sistemit, nga çeditimi i gjërave të ditës? Çfarë është ajo gjë që pengon korrigjimin e gabimit të përsëritur më shumë se një herë?

Në Shqipëri kemi qenë goxha insistentë, prematurë në demokraci. Këtu gjithmonë është bërë luftë për të marrë pushtetin. Demokracia në radhë të parë, para se të jetë një tufë shkresurinash dhe ligjesh, institucionesh, gjykatash është një përcjellje e cila nëse unë mendoj se shumica e kësaj salle dhe jam i bindur mua nuk më duan, unë duhet të largohem. Por nëse e di që nuk më duan vetëm një pjesë, atëherë unë i numëroj dhe them këtu janë 100, ju jeni vetëm 50. Prandaj në Shqipëri dëshira për t’i vjedhur votimet është kaq e madhe. Në vendet e tjera nuk ndodh sepse ditën që ti e sheh që nuk të duan, je i detyruar të largohesh. Ne kemi bërë më të keqen sepse nuk kemi eksperiencë në demokraci. A korrigjohet kjo punë? Sigurisht që po, nëse bën ligje më të mira.

Do të them me radhë se çfarë është bërë me zgjedhjet. Zgjedhjet e fundit të lira të ndershme, për mua, kanë qenë zgjedhjet e referendumit të ’94, të cilët ne që ishim në pushtet i humbëm. Ne i numëruam vetë votat dhe na u dukën se jemi pak. Kur pamë që jemi pak, filluam të mendojmë shqiptarçe. Menduam se nëse është për votë nuk ia dalim dot kësaj pune, atëherë do gjejmë disa teknika të tjera dhe populli ndonjëherë nuk është aq shumë i mençur sa ta kuptojë.

Demokracia është njerëzore dhe bëhet nga njerëzit. E dyta, kanë qenë disa rrethana të tjera ku kemi patur një justifikim permanent për njëri-tjetrin. Atë që bëri ai tjetri para nesh do ta rregulloj unë. Për shembull ‘97 ka qenë një dramë shumë e madhe për të gjithë dhe akoma vuajmë pasojat e asaj kohe. ‘97 e kanë bërë disa palë dhe jo vetëm një. Kusuret po paguhen sot. Nëse janë 160.000 armë e pushkë, me çfarë po vritet rinia e sotme? Janë armët e ’97-s.

Nëse kemi institucione financiare të dobëta, të pasigurta, që nuk kemi akoma besim te sistemi bankar, që nuk depozitojmë paratë por i mbajmë prapë poshtë dyshekut edhe në këtë situatë rëndon ‘97. Sa herë që ka ndonjëri ndonjë ide të rrezikshme, gjë më se normale në botën perëndimore, shqiptarët e kanë mendjen te piramida. Thonë është piramidë dhe kështu ti tërhiqesh nga puna, nga investimi dhe nga kuraja që mund të kem unë për t’ia deleguar paratë e mia zotërisë që kam në krah, i cili është më i zoti për t’i shtuar paratë e mia. Kjo ndodh sepse piramida është akoma frika më e madhe e shqiptarëve. Po ta shohësh te ne, ai që vjen çdo 8 vjet thotë se kur të vij unë do t’iu marr shpirtin këtyre që ishin përpara meje. Ky është një gabim shumë i madh dhe nuk është normale të trembet biznesi, si dhe është një lloj imoraliteti sepse nuk ka ndodhur asnjëherë që t’i marrin shpirtin njëri-tjetrit. U privatizua Albtelekomi, bankat dhe PD-ja u ankua se kur të vij unë në pushtet do ketë ndryshime. Por pasi erdhën në pushtet nuk ndjenë ndonjë shqetësim që Albtelekomin apo bankat i ka marrë ky apo ai.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në ““Koha e Berishës ka marrë fund, ai i prishi zgjedhjet në ’94-n dhe që atëhere ka manipulime. PD të bëjë program, të mos merret akoma me komunizmin””

  1. Qytetar says:

    Thuaja Saliut drejt për drejt mos na thuaj neve se ne jua njohim surratin Ty Atij dhe të gjith tufës suaj.
    Jini të tillë ndaj do vazhdoni të rrini aty ku jini.Nuk do ketë më shanc brezi juaj i qelbësirave të qeverris më këtë vënd.

  2. Spartaku says:

    Zoti Shehi! Te kame degjuar disa here diskutimete tua ,dhe kame krijuar pershtypjen e mire te nje njeriu te mençem,POR TE THAUSH ATE QE NUK ESHTE,E KE GABIM.Ti thua se Edi Rama ke bere deme te medha me reformat qe ka ndermarre.Pse i paska sjell deme te medha? Cilat reforma jan ato qe kane sjell deme te medha? Ketu e ke shkelur zoti Shehi.A, nqs eshte per fushate elektorale, ketu ndryshon puna.Por eshte e sigurte se Edi Rama do t’i fitoi zgjedhjet se ka punuar e po puno shume mire.Fitoret e Rames juve u vrasin syt,kurse Berishes dhe Bashes i corjentoin,i ç’mendin fare.

  3. Fatosi-kosove says:

    Shihju ftyren,njeri si dreq,tjetri si majmun e ai ne mes si gjakîrsi qe nuk ngopet gjak njeriu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *