Krisja e koalicionit qeverisës, ndërhyn dhe PD: “Plasi në Kuçovë”, po ndahen e shqyhen mes vedit! Ku ishte deri dje LSI?!

Oerd-BylykbashiAkuzat e ndërsjella mes PS dhe LSI­-së në prag të zgjedhjeve kanë tërhequr edhe vëmendjen e PD-­së. Kështu, deputeti Oerd Bylykbashi thumbon LSI­në për akuzat që kjo e fundit ka bërë ndaj aleates së saj qeverisëse.

Sipas Bylykbashit, këto janë akuza dhe qaravitje të pastra për prishje pazaresh. Ai thotë se PD-­ja i ka ngritur prej 4 vjetësh ato kauza dhe s’ka marrë mbështetje.

Po postojmë statusin e plotë të deputetit të PD në rrjetin social:

Po ndahen dhe shqyhen mes vedit!

Si i thone llafit, “plasi ne Kuçove”! Po na dalin keta te LSI tani dhe gjoja po u tregojne munxet aleateve socialiste! I akuzojne per korrupsion, per trafiqet e droges, per blerjen dhe vjedhjen e votave, per abuzim me policine, per shkaterrimin urban nepermjet betonit, per mjekesine e shpartalluar e te vjedhur, per varferine, te pastrehet dhe papunesine, e ku di çfare tjeter!

Nderkohe Rama u thote: “qente le te lehin, karvani shkon perpara”. Ja si shqyhen tani!

Po kush i mbajti keta hajdute ne pushtet? Po ku ishin deri para nje jave, nje muaji, gjashte muajsh, nje viti, para dy vjetesh a me heret akoma kur keto akuza i ngriti me prova PD dhe keta ose heshten ose votuan se bashku dhe me pas ndane parate dhe pushtetin, perzune bashkarisht njerez nga administrata etj? Kur mbreti eshte i keq, edhe ai qe e mban ne karrige eshte po aq.

Madje LSI kane filluar sulmin kunder PS edhe ne Durres! Dako i korruptuar, po mbulon me beton qytetin, se sheshi para Bashkise ishte skandal, se policia eshte pjese e trafiqeve te droges ne majat e saj, se krimi ka kapur Dakon dhe qytetin etj!

Po kur i thonim ne gjate gjithe ketyre viteve pse nuk dolen te na mbeshtetnim nese na qenkan kaq parimore? Kur prishen pazaret dhe fillon shahesh, nuk ka vlere asgje sepse te gjithe e kuptojne se eshte qaravitje per pazaret e prishura. Po ashtu nuk ka asgje parimore te presesh prillin per te bere parimorin! Te thuash te verteten nuk te ben automatikisht te jesh i vertete!

Po sikur te ishte kaq, hajde de.

Nese ajo Vela e betonit e Dakos qe kushton 6 milion USD e qe do mbuloje murin antik dhe do i zere frymen Torres Veneciane, kur me ato para zgjidheshin halle te perditshme te durrsakeve, kur fondet e buxhetit shkojne vetem per betonizim te qendres se Durresit por asgje per  hallexhinjte qe vdesin ne te ftohte, per te pastrehet, per banoret e ishkomunave qe permbyten por kanalet nuk u pastrohen, kur asgje nuk investohet per plehrat qe digjen ne qiell te hapur dhe qe helmojne ajrin e durrsakeve, etj, pse LSI miratoi buxhetin e Dakos? Sa vlejne keto akuza nje jave pasi mbyllen pazaret se si do ndahen parate e buxhetit te durrsakeve?

Keta te kesaj mazhorance mos i dine durrsaket apo shqiptaret ne pergjithesi se jane dele apo si eshte puna? Na paskan hallin se kush do dali i pari, PS apo LSI se nuk duan t’ia dine per PD. Te presin. Cdo veper korrupsioni qe kane bere e ka te gjate afatin e parashkrimit te ndjekjes penale! Edhe po t’ia mbathin ne Bahamas apo ishujt Kayman, prangat ne Rinas i presin!

E kam thene here tjeter: me buke ne trajse do u ngjitemi nga pas dhe te shohin si do t’u shkoje halli! Edhe krimineleve qe i mbeshtesin, edhe atyre maskarenjve drejtore qe kane vene si rreshtere per te blere vota dhe karta identiteti! Edhe oficereve te policise qe i mbeshtesin ne trafiqet e droges! Per kauzen tone morem mbeshtetje te plote ne EPP ne Bruksel dhe ne Bundestag dhe CDU ne Berlin. Koha e palaçolleqeve ka marre fund! Te presin se do ta shohin shpejt!

 

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...