Krisja e koalicionit qeverisës, ndërhyn dhe PD: “Plasi në Kuçovë”, po ndahen e shqyhen mes vedit! Ku ishte deri dje LSI?!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Oerd-BylykbashiAkuzat e ndërsjella mes PS dhe LSI­-së në prag të zgjedhjeve kanë tërhequr edhe vëmendjen e PD-­së. Kështu, deputeti Oerd Bylykbashi thumbon LSI­në për akuzat që kjo e fundit ka bërë ndaj aleates së saj qeverisëse.

Sipas Bylykbashit, këto janë akuza dhe qaravitje të pastra për prishje pazaresh. Ai thotë se PD-­ja i ka ngritur prej 4 vjetësh ato kauza dhe s’ka marrë mbështetje.

Po postojmë statusin e plotë të deputetit të PD në rrjetin social:

Po ndahen dhe shqyhen mes vedit!

Si i thone llafit, “plasi ne Kuçove”! Po na dalin keta te LSI tani dhe gjoja po u tregojne munxet aleateve socialiste! I akuzojne per korrupsion, per trafiqet e droges, per blerjen dhe vjedhjen e votave, per abuzim me policine, per shkaterrimin urban nepermjet betonit, per mjekesine e shpartalluar e te vjedhur, per varferine, te pastrehet dhe papunesine, e ku di çfare tjeter!

Nderkohe Rama u thote: “qente le te lehin, karvani shkon perpara”. Ja si shqyhen tani!

Po kush i mbajti keta hajdute ne pushtet? Po ku ishin deri para nje jave, nje muaji, gjashte muajsh, nje viti, para dy vjetesh a me heret akoma kur keto akuza i ngriti me prova PD dhe keta ose heshten ose votuan se bashku dhe me pas ndane parate dhe pushtetin, perzune bashkarisht njerez nga administrata etj? Kur mbreti eshte i keq, edhe ai qe e mban ne karrige eshte po aq.

Madje LSI kane filluar sulmin kunder PS edhe ne Durres! Dako i korruptuar, po mbulon me beton qytetin, se sheshi para Bashkise ishte skandal, se policia eshte pjese e trafiqeve te droges ne majat e saj, se krimi ka kapur Dakon dhe qytetin etj!

Po kur i thonim ne gjate gjithe ketyre viteve pse nuk dolen te na mbeshtetnim nese na qenkan kaq parimore? Kur prishen pazaret dhe fillon shahesh, nuk ka vlere asgje sepse te gjithe e kuptojne se eshte qaravitje per pazaret e prishura. Po ashtu nuk ka asgje parimore te presesh prillin per te bere parimorin! Te thuash te verteten nuk te ben automatikisht te jesh i vertete!

Po sikur te ishte kaq, hajde de.

Nese ajo Vela e betonit e Dakos qe kushton 6 milion USD e qe do mbuloje murin antik dhe do i zere frymen Torres Veneciane, kur me ato para zgjidheshin halle te perditshme te durrsakeve, kur fondet e buxhetit shkojne vetem per betonizim te qendres se Durresit por asgje per  hallexhinjte qe vdesin ne te ftohte, per te pastrehet, per banoret e ishkomunave qe permbyten por kanalet nuk u pastrohen, kur asgje nuk investohet per plehrat qe digjen ne qiell te hapur dhe qe helmojne ajrin e durrsakeve, etj, pse LSI miratoi buxhetin e Dakos? Sa vlejne keto akuza nje jave pasi mbyllen pazaret se si do ndahen parate e buxhetit te durrsakeve?

Keta te kesaj mazhorance mos i dine durrsaket apo shqiptaret ne pergjithesi se jane dele apo si eshte puna? Na paskan hallin se kush do dali i pari, PS apo LSI se nuk duan t’ia dine per PD. Te presin. Cdo veper korrupsioni qe kane bere e ka te gjate afatin e parashkrimit te ndjekjes penale! Edhe po t’ia mbathin ne Bahamas apo ishujt Kayman, prangat ne Rinas i presin!

E kam thene here tjeter: me buke ne trajse do u ngjitemi nga pas dhe te shohin si do t’u shkoje halli! Edhe krimineleve qe i mbeshtesin, edhe atyre maskarenjve drejtore qe kane vene si rreshtere per te blere vota dhe karta identiteti! Edhe oficereve te policise qe i mbeshtesin ne trafiqet e droges! Per kauzen tone morem mbeshtetje te plote ne EPP ne Bruksel dhe ne Bundestag dhe CDU ne Berlin. Koha e palaçolleqeve ka marre fund! Te presin se do ta shohin shpejt!

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “Krisja e koalicionit qeverisës, ndërhyn dhe PD: “Plasi në Kuçovë”, po ndahen e shqyhen mes vedit! Ku ishte deri dje LSI?!”

  1. Dr.Evil says:

    Horrat e PD-se Horrat e LSI-se nje jeni or te mjere,dhe ti Bimbash sapo e vertetove, Fundi eshte afer refroma po troket….

    — tak tak
    – kush eshte…
    — Jam Xhaxhi Semi nga Amerika
    -kush?
    –Ai do do tja u mbush 😀
    HAHHAHAHHAH
    Dite te bukura do afrojne per shqiptaret 😀

  2. xhemi says:

    Te p..hi i sat’ome ishte!!!!!!
    Kjo fare e keqe LSI (OJQ fitimprurese, nje gangrene per Shqiperine), qe shtoi vendet e deputeteve ne parlament prej kualicionit me PS-ne, te qerrohet sa me pare, se PS e vetme fiton me shume vota, pasi besimi ne popull do jete me i madh.

  3. Rrema says:

    Shume bukur Po ti ku ishie kur ndodhi gerdeci 21 janari lazarati shitja e cez shitja e detit etj etj jeni te gjithe njelloj e vecanarisht ti qe ke qene keshilltar i k/ ministrit je merda

  4. tropojanic100 says:

    mire e ke thene qenka me goxha fat sal berisha

  5. spata says:

    Thone nga anet tona :Kur zihen kurv… kurvaret bejne gati ka.. Kur zihen poloitikanet kundershtaret ferkojne duarte .Ky Bylylikbashi te ferkoje by….

  6. Treviso says:

    PD+LSI +PS= ( -1)
    Partite e medha ne Shqiperi kan hapur fushaten teatrale me nje çmim bilete shume te kushtueshme per popullin.
    Lind pyetja, po sikur te funksionoje vetingu 100% edhe tek kryetaret e partive dhe tek deputetet çfar do te ndodhe?
    1-Partia mafjoze dhe partia korruptuese e LSI-se do te shkrihet komplet.
    2- Partia e marrur peng nga kryekrimineli dhe krimineli Basha do te gjeje vetveten, dhe do nxjerre si deputete ajken e demokrate.
    3-PS-ja do te pastrohet nga bosat mafjoze qe shiten para popullit me te ndershmit.
    4-Partite e vogla do te fuqizohen me shume pasido kene me pak armiq, qe i fusin shkopinj nen rrota.
    Nga keto kater pika rezutati eshte ne favor te qytetareve, se do kene nje parlament me 61 deputete, se nuk arrijne ta kalojne vetingun me shume se nje per zone.

  7. Fatosi-kosove says:

    Me ne fund ja arritet te futni sherr mes mazhorances,edhe pse ky nuk do te jete rasti i fundit qe ju si parti tentoni te gjeni fakte per ta rrezuar qebverine jo pse e doni shqiperine apo LSI-n por per ta hequr Ramen nga qeveria,e filluat me doshin e doshat e bamat e deri te lul berisha duke fajesuar pikerisht Dakon e pastaj Ramen,nuk lat poshtersi qe vet ju e keni bere qe nga masakra e gerdecit,vrasjet e 21 jannarit,CEZ-i por edhe per vet Lazaratin qe dihet qe ishte kryeqendra e juaj si PD por qe aq poshtersisht pjellni fakte qe edhe ate Rama e kontrollon,edhe ne rastin e policise qe ska dyshim qe ka bandit qe kontrollojne drogen por qe ska asnje dyshim se edhe ata jane nen urdherat tuaja per te vetmin qellim kompromentimin e policise dhe futjen e sherrit mes PS-LSI,keto gjera dijne ti bajne vetem kurvat si ju PD ku fatmirsisht ban pjese edhe ti bylykbash,prandaj duhet reforma ne drejtesi bylykbash qe edhe keto poshtersi si kjo e sotmja te denohen si krime politike,kurse meta ske rruge tjeter ose te perfundoje ne poshtersi bashke me ju ose ta shpetoje ftyren e vet te prisht ne fund te fundit duke u distancuar nga kriminelet evertet qe jeni ju PD ku ban pjese edhe ti bylykbash.

Lini një Përgjigje te Fatosi-kosove Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *