Lup-Java, Kategoria Superiore, java e 19-të

28 Janar 2017, 23:07Sport TEMA

Lup-Java, ajo qe ka munguar prej nje “viti”, rikthehet ne start te gjysmes se dyte te kampionatit me te reja interesante ! E “gjora lup-jave”, edhe pse qendroi ne heshtje pergjate nderrimit te viteve, nuk stonoi per asnje çast gjate merkatos se janarit, mirepo si nje “zonje” e vertete, vendosi te qendroje besnike vetem e zhvillimit te ndeshjeve te javes.

Keshtu, pas disa levizjeve te klubeve me kompozimet e reja te mundshme (merkato ende eshte e hapur), dje dhe sot 10 skuadrat e Superiores u ballafaquan denjesisht ne fushen e gjelbert ! I pari e hapi… i pari ! Kukesi, aq i etur per trofeun, diti te ule… ne gjunje Vllaznine e “rende” me nje kryeveper te Pero Pejiç.

Verilindoret e Gjokes, pasi siguruan piket maksimale, ishin sot “mysafire” (kupto, ndoqen tere qetesi ndjekeset) ! Dhe si per te thene qe java ishte e tyre, ata moren lajme te shkelqyera nga skaji jugor i vendit, teksa ne Gjirokaster, bluzinjte e Luftetarit, pa tifoze, gjunjezuan Partizanin e vendit te dyte.

Gjirokastritet e rikthyer kete edicion ne elite, po thyejne çdo parashikim, ndersa me fitoren e sotme ndaj Partizanit, kane hedhur nje hap te sigurte. Jo vetem per te mbetur ne Superiore, por dhe per te synuar Europen. Te kuqte jashte çdo parashikimi. Humben terren dhe vertetuan se pa Ekuban, veshtire te godasin ne shenje. Partizani mund te bente me mire sot nese nuk do te kishte ne fushe Vilen, Kalarin dhe Mazrekajn. Sepse ne ate terren te veshtire, Hoxha, Cetkoviç dhe Batha, u duk se njiheshin prej kohesh. Starova jo gjithnje ben “Sulejmanin e madh” dhe nga java e pare, ka se çfare t’i thote “Sules” !

Nderkohe ne Korçe, luhet nje tjeter beteje. Ka interes per ndeshjen e pare te kampioneve ne fuqi edhe per faktin se ne timon ka nje emer te ri. Ilir Daja, pasi u “shporr” nga Tirana, zuri vendin e nje te “shporruri” te vonuar si Agostineli. Veçse te pranishmit e sotem, por dhe vete tekniku kryeqytetas, pane nje sifide te vuajtur dhe per kete merite paten miqte nga Vlora.

Ata luajten, shpalosen dhe ruajten deri ne fund krenarine e klubit kuqezi. Per me teper duket se hodhen mbi tavoline tezen se skuadra e drejtuar nga Mezani do te beje nje kampionat brilant. Ne fund, vendasit shkojne ne gol duke mberritur te kuqte, e ruajtur hapin me Kukesin ! Kornel Predesku kenaqi ! Skenderbeu… ne kurs ! Po atje poshte ? Fiton Teuta ndersa kalon ne shtepi Tiranen. Durrsaket superuan edhe nje vend ne tabele.

Perpos merites se tyre, djemte e detit gjeten ne gjendjen me te mjere Tiranen, skuadren me te titulluar ne Shqiperi. Beteja e tifozeve me drejtuesit per te mos-lejuar Partizanin te luaje ne “Selman Stermasi”, duket se i ka kapercyer pritshmerite. E pakuptimte perplasja me futbollistet. Pune e Tiranes… pune e tyre. Ne fund, u perplasen te fundit ! Korabi u perpoq te bente gati stadiumin, qe te niste ciklin e rikuperimit “shtepiak”, ama liçensuesit nuk ia falen disa “pika”.

U degdis ne “Elbasan Arena”, aty ku kurbinasit e Laçit, dukeshin me prane shtepise se tyre. Sinella, nje tjeter trajner qe debuton kete vit kalendarik, behet krenar pikerisht nga nje patriot i tij kavajs. Lushkja i dalluar, nuk ka pritur gjate dhe ende pa nisur loja, ka shenuar golin e vetem te takimit.

Domosdo bardhezinjte, me merkaton me aktive te muajit te ftohte, do te luajne gjithçka per te ngaterruar te medhate. Sepse me Luftetarin e larguar “topi” duket se ka mbetur ne fushen e Laçit, Teutes, Vllaznise dhe Flamurtarit. Gjithnje nese merret e mireqene se Korabi ka kthyer “timonin” andej nga ka ardhur… !

Por e kemi thene me qindra here. Futbolli nuk eshte shkence ekzakte. Ne fakt ishte vetem java e pare. Lup-Java do te qendroje mbi “koke” deri ne fund. Sepse gara po behet gjithnje e me shume… gare !

Përgatiti, Ervin Baku

1 komente në “Lup-Java, Kategoria Superiore, java e 19-të”

  1. Topi says:

    Kush eshte ku qe falet si musulmane ptuuuuuuuuu cte permban pragu o race arabe. Te pejashtohet nga skuadra se nuk home ne stadio.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje