Nuel Kalaj qendron edhe pas pazarit Berisha-CEZ për borxhin, ja roli i sekserit të Zenit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nuel-KalajZbulohen të tjera fakte dhe dokumente, të cilat e bëjnë më të qartë skemën e abuzimit me 400 milionë USD nga qeveria “Berisha” dhe kompania çeke ‘CEZ’, me anë të njohjes së borxhit të keq dhe lëvizjeve të çmimit të energjisë sipas vektorit të interesave, gjithnjë në dëm të shqiptarëve.

Në skenë shfaqet sërish sekseri Nuel Kalaj, i cili ka ndërmjetësuar privatizimin e OSSH nga CEZ, duke tërhequr më pas 7 milionë euro në Tiranë, me çanta, pa paguar taksa dhe duke i larguar nga Shqipëria.

Shqiptarja.com publikon një dokument, i cili konfirmon se Nuel Kalaj, sot në kërkim nga policia për ta sjellë me forcë për të dëshmuar në komisionin hetimor, ka rolin e tij edhe në njohjen e rritjes së nivelit të borxhit të keq CEZ-it nga qeveria “Berisha”, duke i shkaktuar shtetit shqiptar qindra milionë euro dëm.

Konkretisht, ish-drejtori i kompanisë CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, në 17 nëntor të vitit 2011, i raporton Nuel Kalajt lidhur me përpjekjet për të bindur qeverinë “Berisha” për t’i njohur CEZ-it rritjen e nivelit të borxhit të keq, në kundërshtim me dy vendime qeverie, të cilat rregullonin procesin e privatizimit të OSSH, duke mos lejuar rillogaritjen e borxhit të keq në dëm të buxhetit të shtetit.

E-maili i Josef Hejsek

Përmbajtja e e-mailit të Josef Hejsek konfirmon se Kalaj informohet për çdo lëvizje mes palëve, për favorizimin e CEZ. Dokumenti konfirmon gjithashtu se sa herë negociatat vështirësohen, çekët vënë në lëvizje Kalajn.“I dashur Nuel! Këtë pasdite, ne jemi këshilluar që sot kemi datën e duhur për të depozituar njoftimin tonë të faktit për rreziqet e pjesshme të garancisë që reflektojnë vendimin e ERE për studimin e borxhit të keq nga Deloitte. Ne depozituam disa njoftime fakti në janar të 2010 për sa i përket studimit të nivelit të humbjeve. Kur në ramë dakord në qershor për humbjet, njoftimi i faktit u anulua. Tani ne jemi në të njëjtën situatë, studimi i borxhit të keq nuk u aprovua dhe sot ne kemi ditën e fundit për ta bërë atë. Ne do të veprojmë në të njëjtën mënyrë – kur studimi i borxhit të keq të miratohet siç u dorëzua nga Deloitte, CEZ do të depozitojë njoftim përsëri. Unë doja të të informoja për këtë situatë. Jemi në dialog aktiv me Bankën Botërore, por ata kanë opinione të ngjashme”, thuhet në e-mailin e Josef Hejsek.

Ndërhyrja

Pas ankesës së çekëve, sekseri Nuel Kalaj duket se ka lëvizur mekanizimin e pushtetit të atëhershëm. Katër muaj më vonë, me datë 30 Mars 2012, me letrën nr. 281/2, ish-kreu i ERE, Sokol Ramadani i kërkon ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode, favorizimin e CEZ me anë të borxhit të keq. Nga ana e tij, me shkresën Nr. 4512 / 3, datë 5. 04. 2012, Ridvan Bode mbështet Entin Rregullator të Energjisë për t’i njohur rritjen e borxhit të keq CEZ, në kundërshtim me dy vendime qeverie. “Ministria e Financave, në cilësinë e garantorit mbështet skemën e propozuar nga ana juaj për tejkalimin e kësaj situate”, thuhet në letrën e Bodes. Në datën 15.06.2012, ERE merr vendimin për favorizimin e CEZ, duke njohur rritjen e nivelit të borxhit të keq nga 14 për qind, në 16.85 për qind. Në shtator të 2011, ERE kishte njohur rritjen e nivelit të borxhit të keq CEZ nga 4 për qind në 14 për qind, por CEZ nuk ishte i kënaqur. “Nivelet e borxhit të keq sipas studimit për vitet 2008 , 2009 , 2010, janë respektivisht 14,86%, 16,85 % dhe 19.73%”, thuhet në vendimin e ERE.

 Nuel Kalaj

Ish-drejtori i kompanisë CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, në 17 nëntor të vitit 2011, i raporton Nuel Kalajt lidhur me përpjekjet për të bindur qeverinë “Berisha” për t’i njohur CEZ-it rritjen e nivelit të borxhit të keq.

 Lëvizja

Pas ankesës së çekëve, Nuel Kalaj duket se ka lëvizur mekanizimin e pushtetit të atëhershëm. Katër muaj më vonë, ish-kreu i ERE, Sokol Ramadani i kërkon Ridvan Bodes, favorizimin e CEZ me anë të borxhit të keq.

 Letra e Josef Hejsek për Nuel Kalajn

“I dashur Nuel,

Këtë pasdite, ne jemi këshilluar që sot kemi datën e duhur për të depozituar njoftimin tonë të faktit për rreziqet e pjesshme të garancisë që reflektojnë vendimin e ERE për studimin e borxhit të keq nga Deloitte. Ne depozituam disa njoftime fakti në janar të 2010 për sa i përket studimit të nivelit të humbjeve. Kur në ramë dakord në qershor për humbjet, njoftimi i faktit u anulua. Tani ne jemi në të njëjtën situatë, studimi i borxhit të keq nuk u aprovua dhe sot ne kemi ditën e fundit për ta bërë atë. Ne do të veprojmë në të njëjtën mënyrë – kur studimi i borxhit të keq të miratohet siç u dorëzua nga Deloitte, CEZ do të depozitojë njoftim përsëri. Unë doja të të informoja për këtë situatë. Jemi në dialog aktiv me Bankën Botërore, por ata kanë opinione të ngjashme”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Nuel Kalaj qendron edhe pas pazarit Berisha-CEZ për borxhin, ja roli i sekserit të Zenit”

  1. KOMBI says:

    Eshte e mira ,qe mos ti beni kaq jehone ceshtjes CEZ ,sepse ne perfundim nuk do te denohet askushi . Kjo ceshtje hapet perseri ne prag te zgjedhjeve ,per te demtuar PD e Berishes i cili eshte i perlyer deri ne palce . Fakte dhe prova nga me te ndryshmet ka , por Berishes nuk do ti hyj gjemb ne kembe .
    SHUME SHPEJT DO TE JEMI DESHMITAR, QE NUK DO TE NDODHI ASGJE .ESHTE VETEM TEATER DHE TURPI DO TI MBETET KESAJ QEVERIE, TE CILET NUK KANE GUXIM ,SEPSE JANE DHE ATA TE PERLYER ,NJESOJ SI TE TJERET .

    GJITHESESI PER KETE CESHTJE ,QE DO TE KTHEHET NE QESHARAKE ,DO TE NJOFTOHEM PERSERI .

  2. Ballisti says:

    Jepni urdher qe Nuel Kalaja te mos dal nga shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *