Sali Berisha merr në mbrojtje LSI-në….!

berishaSali Berisha me anë të një mesazhi në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’ bën diversion teksa bën sikur u ka dalë në mbrojtje deputetëve të LSI-së, ndërsa theksoi se urdhrin ministrit Tahiri për të sulmuar deputetët, pjesë e aleancës së koalicionit, ia jep Rama. Ish-lideri i PD-së shtoi se: “Petrit Vasili vuan nga mani e tmerrshme e persekutimit, shenja qe ai nuk i ka shfaqur kurrë, ose Edi Rama do me çdo kusht të lidhë Ilir Meten dhe LSI me drogën.”

Po postojmë të plotë statusin e Berishës në rrjetin social facebook:

Rama urdheron Saje Qorrin te sulmohen me droge deputet e LSI Vasili mbledh me urgjence grupin parlamentar te LSI!

Te dashur miq, mediat informojne se kryetari i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili ka mbledhur me urgjence grupin e tij parlamentar me kerkesen me te çuditshme qe njeriu mund te degjoje ne historine e nje mazhorance parlamentare. Ai iu ka kerkuar me urgjence deputeteve te LSI, pjese e mazhorances qeverisese, te kene kujdes me makinat se policia do ju vendose droge, nderkohe qe me ligj policia nuk kontrollon makinen e deputetit. Keshtu qe duhet pranuar se, ose Petrit Vasili vuan nga mani e tmerrshme e persekutimit, shenja qe ai nuk i ka shfaqur kurre, ose Edi Rama do me çdo kusht te lidhe Ilir Meten dhe LSI me drogen. Ky vendimin ekstremis i Edi Rames eshte paraprire nga perpjekjet e tij te jashtezakonshme per t’i faturuar Ilir Metes, Eskobarin e Ballkanit.

Muaj me pare sapo doli emri i Eskobarit, Rama jo vetem perhapi fotot e inaugurimit te Santa Quaranta ku ishte i pranishem Ilir Meta por ai informoi trupin diplomatik dhe mediat se Klement Balili, sipas te dhenave te sigurta te policise mbrohet nga Ilir Meta madje edhe fshihet prej tij, cka veshtiresin dhe ben pothuaj te pamundur arrestimin e tij. Por shpejt, ky variant i mbijeteses se Balilit te fshehur nga Meta, ju kthye Rames ne bumerang.

Kjo sepse ne rast se Meta pengonte arrestimin e Balilit do te thote qe Rama per hir te qeverisjes nuk arrestonte Balilin, keshtu qe aleanca ishte e tera ne kurriz te Balilit. Pervec kesaj, Meta vet nuk kishte asnje fuqi ekzekutive mbi policine as ta pengonte dhe as ta urdheronte, keshtu qe ishte e qarte se Balili mbrohej direkt nga Edi Rama per te akuzuar Meten ose per te ndare me te vet dhe familjaret e tij milionat e eurove te krimit. Shtoj ketu se, per te lare duart me arrestimin e Balilit, muajin e fundit, Rama me Fugen e tij hapi llafin se ai ia ka besuar FBI-se arrestimin e Eskobarit, duke menduar se u çlirua nga akuzat qe rendonin mbi te per mos arrestimin e tij.

Levizja e fundit e Metes per t’i kerkuar presidentit te Republikes mbledhjen e Keshilli te Sigurise Kombetare, sado qe kishte edhe qellime personale, ishte plotesisht e justifikuar, pasi Eskobari i Ballkanit, i bere problem nderkombetar, jo qe nuk po arrestohej por perkundrazi po perdorej per alibira dhe qellime politike dhe leshonte nje hije te zeze mbi vendin tone. Me kete rast pershendes vendimin e presidentit per te thirrur per here te dyte Keshillin e Sigurise Kombetare per shkak te shnderrimit te Shqiperise ne Kolumbi te Europes.

Dhe natyrisht, thirrja heren e dyte per qendrimin e qeverise ndaj Klement Balilit, i shpallur nga agjensite nderkombetare te luftes kunder droges si Eskobari jo i Shqiperise por i Ballkanit eshte plotesisht e domosdoshme. Ne keto kushte, ne nje akt hakmarrje te verber, kreu i qeverise/ i drejtesise/ i policise, Edi Rama ka urdheruar ne nje akt ekstrem policine per vendosje droge ne makinat e deputeteve te LSI, anetare te mazhorances se qelbesirave! Te gjitha keto deshmojne kurthe, intriga, sulme, banale, vulgare, nderqeveritare te mazhorances se aleances se qelbesirave, por deshmojne para se gjithash se mbi cfare amoraliteti ekstrem qendron qeverisja e ketij vendi anetar i NATO-s dhe kandidat per anetar i BE! sb

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Sali Berisha merr në mbrojtje LSI-në….!”

  1. Moni says:

    Levizja e fundit e Metes per ti thene Presidentit te mbledhe Keshillin e Sigurise, behet pasi Meta mori urdher nga SHBA. Cfare e kujton SHBA-ne ti? Se nuk e di i kujt eshte Balili? Po jo o Sale.
    -SHBA i tha Metes- Balili eshte i joti. E duam te arrestuar. Perndryshe gjej vrime e futu.
    -Ja pse ne LSI jane bere si te terbuar keto ditet e fundit. dhe flasin per komplote qe mund t’ju bej policia. Keta transportues droge qe mbahen si deputete te LSI-se tani po dridhen si lepuri.
    -Vasili nuk ju tha- kujdes nga policia se mund t’ju fus droge ne makina, por terthorazi i urdheroi.- Kujdes, mos transportoni me droge me makinat tuaja, sepse po ju ndjekin, pas urdherit nga SHBA se deputetet e LSI-se bejne transport droge me makinat e tyre.

  2. MeteH says:

    NUK DO TE KET NE KETE VEND NJERI-KAFSHE-QELBESIRE-HAJFUT-VRASES…SE SA KY.ESHTE LINDUR I TILLE PER TI BERE KEQ JO VRTEM QEVERISJES..POR DHE VENDIT QE NGA VITI 1991.O ZOT:A FLE GJUME KY KORKODIL?NUK BESOJ.AI NATE-DITE MENDON SE SI TE DEMTOJ TE TJERET E TE MBROJ FAMILJEN E TIJ.ZOTI I SHPETOFT SHQIPTARET NGA KJO HIENE

  3. LORA says:

    E ka nga sikleti,,,jo nga lezeti.
    Cezi,,,reforma ne drejtesi,,,vettingu,,,,,Izet Haxhia,,,Romeo Karaj,,,,,Eltjon Xjelilaj,,,,,,,
    Vjet pame telenovelen ,-“dosh-kodoshi me shoket e tij”,,,e hengri frroku dhe durim bami.
    Tani kemi produksionin e ri,- “klement balili ,me shume shoke”,,,,me skenar dhe rregji te njejte.
    Kush do t’ a haje ???
    Kushdo qe t’a haje,me shendet i qofte ! ?

  4. Patrioti nga Sevrani says:

    Ponc Pilati i LSI-se kerkon te sakrifikoje Balilin e tij,mbasi e ropi mire e mire, per te shpetuar veten nga kataklizmoja qe e pret ne horizont.Nuk ka per te shpetuar te gjitha ka per ti vjelle bashke me “eminencen gri” qe i rri nga pas.

  5. Angjelini says:

    Per aferat e cezit disa milionshe nuk na the gje Sali Gerdeci. Nje hajdut, vrases dhe agjent I serbise nuk mund te bej moral. Dergoje familjen tende para drejtesise por ama duhet tu prish ti. Meta eshte nje hajdut si ti dhe duhet ndeshkur si I tille. Fetyr te ndyra jeni te gjithe por ama ty nuk ta kalon njeri. Dakord Salih Penicelina.

  6. Treviso says:

    Ketojane lojrat e fundit qe po ben kryekrimineli.
    Cdo levizje dhe çdo veprim qe ben skuadra mafjoze eshte e monitoruar 100%
    Edhe LSI-ja e ka çfaqur rrugetimin e saje. Nuk ka shqiptare qe nuk e kupton qendrimin e LSI-se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *