Skandali CEZ, ja dhurata që Berisha i bëri çekëve për Shën Valentin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

sali-berisha2-696x435Shteti shqiptar kaloi në pronësi të CEZ prona dhe asete shtetërore në mënyrë të pajustifikuar që në momentin kur ardhja e çekëve u paracaktua, por dhuratat e qeverisë ndaj CEZ Shpërndarje, një aferë që i ka kushtuar taksapaguesve 400 milionë euro, nuk përfunduan këtu.

Në Shën Valentinin e vitit 2012 (shih ne fund), në Fletoren Zyrtare me numër 3, u publikua vendimi për transferimin e një numri nënstacionesh dhe asetesh të tjera të KESH-it, tek CEZ Shpërndarje, ne menyre teresisht te dyshimte dhe abuzive.

Vendimi behet edhe më i dyshimtë, pasi në këtë rast shteti merrte rolin e arbitrit, duke aprovuar kërkesën që vetë KESH kishte bërë për t’i falur CEZ-it prona me vlerë dhjetëra milionë euro, ndonëse nuk kishte asnjë detyrim apo përcaktim ligjor për ta bërë këtë.

Konkretisht, në bazë të këtij vendimi, në pronësi të firmës çeke kaloi nënstacioni i Lanabregasit, nënstacioni i Bogovës, nënstacioni Gjanç, nënstacioni Bushat, nënstacioni Shkodër, ai Fier, Gjirokastër dhe Sarandë, si dhe rrjeti 20 kv Koplik.

Një vendim i tillë u mor katër vjet pasi me “bekimin” e ndërmjetësit Shkëlzen Berisha dhe ish-Kryeminitrit, CEZ kishte hyrë në Shqipëri. Kalimi i këtyre aseteve tek CEZ, përshpejtoi procesin e rrënimit të KESH, ndërsa solli edhe degradimin e vetë këtyre pasurive, të lëna pas dore nga operatori i Shpërndarjes.

Provat e deritanishme, në lidhje me aferën e CEZ-it kanë faktuar përfshirjen e djalit të Kryeministrit, që garantoi përfitime të paligjshme nga lobimi për të sjellë çekët në Shqipëri, si dhe kanë faktuar dëmin në të paktën 414 milionë euro per buxhetin e shtetit shqiptar.

Lexo.al disponon gjithashtu prova se që në momentin që u paracaktua ardhje e CEZ-it, shteti kaloi në pronësi të tyre prona dhe asete shtetërore në mënyrë të pajustifikuar, përfshi edhe termocentralin e Fierit, më të madhin TEC të Shqipërisë, i cili u çmontua dhe u shit për skrap në mënyrë korruptive.

SHIH VKM nr 3, të vitit 2012 – http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2012/PDF-2012/3-2012.pdf

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *