Vëllai i Klement Balilit: Policia më mori zvarrë dy djemtë, po na trajtojnë si kriminelë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

policiaNjë prej vëllezërve, të Klement Balili, Bashkim Balili denoncoi sot në ‘News24’ se Policia e Shtetit gjatë aksionit për kapjen e Klementit, i ka shoqëruar dy djemtë e tij, 16 dhe 18 vjeç.

Ai akuzoi policinë për keqtrajtim të familjes së tij, ndërsa theksoi se djemtë e tij nuk po gjenden ende, pasi nuk janë as në Komisariatin e Sarandës dhe as në Gjirokastër.

Jemi shtetas shqiptar, punëtor.

Nuk është hera e parë që na ndodh kjo.

Nuk jemi trafikantë, vrasës, kriminele.

Erdhi policia sot në katër e gjysmë të mëngjesit.

Në mënyrë të përsëritur ka ardhur, ka mbledhur të gjithë fisin, burrat, i kanë vënë prangat.

I kanë marrë djemtë e mi, 16 dhe 18 vjeçar në drejtim të paditur.

Jemi shqiptarë, jemi të barabartë para ligjit.

Në banesë ka qenë gruaja dhe fëmijët e mi.

Unë s’kam qenë në shtëpi.

Më kanë çuar djalin nga krevati, mi kanë vënë prangat.

I gjetën një letër.

Çfarë duan të bëjnë?

Të na vrasin?

Unë jam i ndershëm, duhet të na mbrojë drejtësia.

Më kanë marrë dy djemtë”, tha ai në një lidhje telefonike për ‘News24’.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *