"Basha po ndjek doktrinën e Berishës, s’vjen dot në pushtet duke u afruar me Trump. Politika e SHBA ndaj Shqipërisë s'ndryshon"

29 Janar 2017, 12:13Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

E shikoni si po çirret korrupsioni Berisha, kur iu thotë shqiptarëve: hiqeni shpresën nga Amerika, do rrini përjetësisht nën sundimin tonë korruptiv!

Këtë po llomotit përditë e gjithë lukunia abuzuese Berisha. Vërtiten si në jerm sa andej këndej injorantët e kesaj lukunie dhe thonë me njëfarë turbullire të brendshme: “presidenti Trump është me ne”; domethënë presidenti aktual amerikan është me korrupsionin dhe krimin e pështirë shtetëror shqiptar, të cilin realisht e kanë identifikuar organet e specializuara amerikane. (!)

Berisha e di mirë që kjo është një pamundësi absolute, por ligësia që ka si ndërtim psikik dhe shpirtëror, e shtyn që, deri ditën e fundit kur të rrëzohet vetë nga penaliteti, të mundohet t’ua heqë gëzimin shqiptarëve. Të njëjtën gjë bëri edhe me gjyqtarët që zgjodhi për Këshillin e Zgjedhjes së Gjyqtarëve, kur ata janë të rrëzuar që tani si kandidatura nga vetingu dhe seleksionimi ndërkombëtar.

Si ka mundësi që të jetojnë ende në drejtimin shqiptar parafango të tilla të baltës së vjetër mesjetare! Injorantë, por edhe të pushtuar nga një ligësi patologjike. Por a ka mundësi që një president amerikan i cili esencialisht është pozicionuar kundër terrorizmit islamik, të marrë në mbrojtje ekstremizmin islamik e të korruptuar shqiptar, përfaqësues i të cilit, sipas identifikimit të organeve të specializuara amerikane, është vetë Sali Berisha dhe tabori i tij?

O të mjerë berishianë të korruptuar! por ju luftoheni ndërkohë nga politika amerikanë dhe FBI, sepse paratë e mëdha që keni grumbulluar si të përfituara nga krimi juaj shtetëror në Shqipëri, mund të jenë në të ardhmen objekt i financimit të terrorizmit islamik në Ballkan. Pse, s’e dini ju këtë? Dhe, vërtet mendoni që tani do fusni dhe presidentin amerikan të zgjedhur rishtas në këtë rrjedhën tuaj? Hajde artikulim politik, hajde! Vetëm një mendje fëminore mendon se mund t’i rrëshqasë ndëshkimit me një nivel kaq aracional dhe me një vobegtësinë të tillë mendore.

Kot e keni: ndërkohë jeni tërësisht në rrugën e likuidimit penal, sepse likuidimi i korrupsionit shqiptar dhe ndëshkimi juaj është domosdoshmëri e politikës se re amerikano-shqiptare në Ballkan.

Aleanca me një shtet shqiptar modern, institucional, të moralshëm e të drejtë, është domosdoshmëri për politikën e re amerikane në Ballkan. Ja, kjo është përparësia që kanë shqiptarët në këtë kohë në Ballkanin Perëndimor, e cila iu jep të drejtën për të rikrijuar realisht historinë e vërtet shqiptare, histori kjo e luftuar dhunshëm nga fqinjët që, pasi kanë krijuar shtetet e tyre me shqiptarë, me çdo mjet kanë luftuar gjuhën shqipe dhe verbin arbëror në Ballkan. Kur bota të marrë njoftim real për atë që kanë vuajtur shqiptarët në pesëqind vjet nga osmanët dhe afër dyqind vjet nga fqinjët – serbët, grekët e maqedonasit – sigurisht që do të na japin të drejtë për moszhvillimin tonë: shqiptarët në të gjithë këtë kohë moderne zhvillimi e qytetërimi modern kanë qënë në një luftë të tmerrshme për mbijetesën e tyte.

Dhe ja ku janë sot:
ata duan që me aleancën e re tejetej perëndimore që kanë aktualisht me Amerikën, të kapin zhvillimin modern që iu mungon. Dhe do ta kapin. Por moderniteti shqiptar, dinjiteti ynë kombëtar dhe institucionalizimi modern i shtetit dhe i drejtësisë shqiptare, është sot në luftë me hordhitë korruptive të krimit shtetëror; luftë të cilën tani duket qartë se shqiptarët e kanë fituar me ndihmën e politikës amerikanë dhe europiano-perëndimore. Është vetë aleanca e interesit të madh shqiptaro-amerikan në Ballkan e cila ka identifikuar e po i denoncon përdita botërisht bëmat e krimit shtetëror shqiptar të njëzetë vjetëve të fundit. Procesi ka filluar, dhe ai është i pandalshëm…

23 komente në ““Basha po ndjek doktrinën e Berishës, s’vjen dot në pushtet duke u afruar me Trump. Politika e SHBA ndaj Shqipërisë s’ndryshon””

  1. tfgs1 says:

    Trump e do shume Albanistanin,sidomos kur behet fjale per nje shtet islamik me 90% muslims……………

    1. adi says:

      ne shqiperi mbeshtetesit me te medhenj te sosrosit dhe te integralizmit islamik je ti dhe kr rilindasi.
      nga frymezimi islamik sulmuat greqine si sibol i krishterimit ne ballkan.
      nga frymezimi sorosiano islamik nuk la rrethprerje pa vajtur padroni jot te erdogani
      nga frymezimi islamik padroni jot nuk ndihej kur erdogani shpallte kufije e islamit ne shqiperi
      nga frymezimi islamik ministria e kultures vinte pllakatin e sulltanit islamik qe beri gjenocidin e pare ndaj nje popullsie te krishtere shqiptareve
      nga frymezimi islamik qeveria e padronit tend organizonte tubime ne keshtjellen e gjergj kastriotit me plehra arabe
      nga frymezimi islamik padroni yt nuk la mesues te bin ladenit pa futur ne shqiperi
      nga frymezimi islamik padroni yt nuk tha asnje fjale per shqipfolesit leshqene te isis por i stimuloi
      nga frymezimi islamik padroini yt deklaronte se e sulmonte trump si mbrojtes i islamizmit
      prandaj koha juaj per fat ka mbaruar ajo qe Trump ne 1 jave filloi te beje kunder jush per pak muaj do shtihet dhe ne te gjithe europen duke nisur nga nje vend tjeter simbol i perendimit dhe krishterimit Franca!!!
      mjere ju qe e reshtuat veten ne llumin e historise boterore!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    2. tfgs1 says:

      Gjel karagjozi,nje jave perpara dhe nje jave pas 21 janarit shkruan karlleqe per ”shqiponjen”,”friken” greke apo serbe madje edhe ruse!!! nga korraket shqipfoles ku 90% e tyre hane buke me list e vishen akoma me rroba te perdoruara!!!
      Sot shkruan per politiken dhe ”dashurine” e Trump per araboshqipfolesit……..!!!!!
      Ku ishin ”mendimet e tua te vyera” per perpjekjet qe po ben qeverria e corapekuqit per denimin e fajtoreve!!!!????
      Asnje fjale,10 dite i strukur pas hijes se corapekuqit qe edhe kur con ndonje pordhe[si ajo e turkoshqipfolesit Ali Pasa] nuk ngurron te shijosh eren e saj………..

    3. hahaha says:

      Por mbi te gjitha ” ka per zemer ” parazite si puna jevgjiteve te Athines prit prit se aty e keni mnrapa qafe Schäuble po ju a ben m…sipas gazerave gjermane nga ballkonet do te hidheni perseri hahahahahaha si shkerdhata Trump eshte akoma me i poshter se Schäuble

  2. FCB says:

    Eheee….Avokat , si i pashprese po me dukesh sot , e paske marre vesh sic duket qe Palloshi largohet nga drejtimi i vendit dhe formohet Qeveri Teknike , Likja Avukat , Likja , do bohet Kryeminister , Vetingun Avukat , po Likja ? , dhe ate shprese qe pate per te kap noj vend anej nga Drejtesia , Likja Avukat , Likja …..pa Liken Avukat mender teje …mut do hash tere kohen sic ke ngrene deri tani , ahhh besoj see more vesh qe Sala ne Hong Kong kishte blere nje Gradacele , ty ti mbaroje dhe ato pak leke qe pate vjedh kur te emeroje Sala Minister Drejtesie ajo Bjondja Avukat , e mire s´ke c´thua .

    1. Eri says:

      Komplimenti ju dy komentuesve te mesiperm. Ju uroje qe ne ate vend te qelbur nga korrupsioni te qeveris gjithmone nje qeveri ashtu sic e do ai popull qe nuk ze mend si dhe ju. Ah une ja kam bere mutin ka 25 vjet.

  3. fieraku NGA ferrasi says:

    Avokatura as me interessa kush fiton se nuk punoj ne administrate.
    Po per ATA Tre hetuesit Enverit ne komision cfare do na thuash ndonje fjale
    Si anglosakson qe je .
    Do ishte mire qe mbas drejtesise me qe sja mban kujt me politiken ti binte radha media.
    Se si gazetaret televisione analiste Jane tallur me kete popull.
    Gje qe po’ duket mga polemikat e punedhenesve me gazetaret e pushuar.
    Ju vrafte e drejta e ketij populli qe e late ne kete gjendje.

  4. grameno says:

    Trumpi i urren qeverite e korruptuar,i urren njerzit qe shfrytezojne nje popull te tere,sa i perket Trumpit si individ,si njeri,tash po kthehem ne thenjen e NGJELES,Se Amerianet dhe Anglia e duan nje qeveri me integritet,nje qeveri ,qe rrrespekton ligjin dhe shtetin, Po sigurisht qe shqipetaret ket e arriten me ndihmen e qeverise OBAMA.tash vjen zbatimi do jet edhe me i pa meshirshem TRUMP,Pse them ket ? E po amerikanet e kan ngullur nje MULLARE ne trojet Shqipetare,dhe ate MULLARE ska bire nene qe e prish apo e devijon.Po te vie edhe ekstremisiti me i madhe ne krye te SHBAse,dhe ky Mullare do jet aq thelle i ngulure ne trojet shqipetare,sa do shtrije rrenje deri ne Pashallukun e begradit,dhe deri ne MORE, Historia po kerkon qe uji te kthehet ne rrjedhat e tije se ,shum si shum kan ndertuar liqej artificiale ne GADISHULLIN ILIRIK kta liqej Artificial.dhe tash ky MURRALLE do i drejtoje rrejdhat e ujit siq i ka krjiuar NENA NATYRE.RROFTE ILIRIA-RROFTE AMERIKA:kot e kan panslllavistet dhe grekerit artitrifcial.koha ka perneduar:NENA NATYRE PO SHKONE ATY KU DUHET.sot mu dha rastesisht hyra ne webseitet e serbise dhe po lexoja me rend deshprimin e serbeve,ndaj qnedrimit AMERIKAN.sa te mjere qe jan thash vete me vete,sa budallenje jan keta serbet,ne shekullin me moderrn boterore jetojne me gnejshtra,me iluzione,ok per Shqipetaret,kjo budallaki popullore serbe mire se vjen,por ju them dhe GREKVE HIBRIDE,koha edhe per ju po vjen.

  5. ali vlora says:

    Respekte Grameno ! Ska shqipetar te thote me shume . Tung.

  6. ali vlora says:

    Respekte GRAMENO ! Ska shqipetar te thote me shume . Tung.

  7. Me vjen keq, por politika e ShBA-se ndaj Shqiperise duhet, dhe do te ndryshoje mbasi qeveria amerikane e di tashme nxitimin e krieministrit tone Rama te thonte se fitorja e Trump eshte fatkeqesi e madhe per Ameriken.

  8. Soni says:

    O Mero dhe staff Tema, hiqeni kete palaco Ngjela nga web ?!! Ky ka pjerdh me kohe. Nuk ka faj i shkreti ne burgun me vazeline ne spac?!!!. Kush eshte ky qe me ben te diturin more se na vjen per te vjelle kur e shofim. Ky nuk eshte as kritik as erudit ,ky eshte palaco per pak qindarka. Ky urren a e kuptoni??!!!!

  9. Kellira says:

    Trapin ka per te ardhur. Nje lider qe na shpalli “Shtet musliman” duke na futur ne Konference Islamike dhe nje parti me prapavije te shprehur islamike s’ka shans ti afrohet Trump. Ka per tu djegur i njomi me te thatin. Kohe te veshtira priten per shqiptaret.

  10. fieraku NGA ferrasi says:

    Tfgs trump nuk doterroristet
    Po katolikeve po’ ju ve murin

  11. Kola says:

    Trumpi eshte mik i Berishes, sic deklaroi ky kopil i Karaxhicit. Une jam i sigurt se Trump nuk iken nga shtepia e bardhe pa shkerdhyer njehere Argiten dhe njehere Slobodanken, dhe kjo do perbeje nje turp te madh kombetar po e lejoi vet kopili.

  12. miri tir says:

    Po amerika c’lidhje ka me krizen shqiptare? Sidomos tani qe do te filloje proteksionizmi, ata s’do te kene as kohe qe te bejne foto me politikane nga bota.

  13. Qifi says:

    Ha habhabah doli tak bolja.

  14. Zara says:

    Te lumte goja Ngjela. Cdo gje qe thote e ka drejte. Bravo tema qe e botoni. Po shikojme cdo dite si po i afrohemi gjerave qe thote ngjela.

  15. Termal says:

    Ngjela ka qene dhe vazhdon te jete brilant ne te gjithe kete historine me reformen ne drejtesi ne Shqiperi. Sa i takon interpretimeve historike per fatin e shqiptareve dhe rolin e fqinjeve ne historine e tyre ka ndonje teprim anesor por ne thelb eshte edhe kjo pothuaj brilante.Argumenta te verteta juve qe e kundershtoni dhe jo sharje e fyerje sepse ato ju nxjerrin te dobet e te carmatosur perpara tij.

  16. apo jo says:

    “avokat” : nje gje te fundit, do thoja per ty une . me nje korigjim te vogel, nga opinioni jot, une do thoja se usa do meret me ne . po kurr me te na “doje” si myslimane . se ti e di se : njeriu nuk e di ç’far eshte, si fe . vetem vendos si i thone e si ja thote mendja, se ç’do te jete . ne rastin konkret; i krishter, apo musulman . deri dje, na thane; jeni musulmane . dhe ne thame dakort . tani trampi do na thote : po ju “dukeni” si te krishtere dhe ne do kthehemi ne “te krishtere” . por per ca, qe kane bere faje, me fene, duke share popuj te tjere, bashke me ty, vetem, se jane te krishtere, do kete pak problem . si thua taku po…rdhacaku apo pordhac…frikacaku . botoje komentin te lutem .

  17. Zgalem says:

    Ngjela eshte komentusi me I drejte . per bersihizmin si ideollogji e degraduar , por specifike . Zgalem

  18. alphade says:

    Zoti Ngjela ! Pershendetje per artikullin ,si gjithemone nje qendrim konstant !
    Nuk ia vlen te flasesh per mjeranin politikan Basha ! C’ti besh qe nuk kellqe
    dhe mbahet me patericat e Saliut dhe te Ted Cruz-t ! Kur mendoi se do te
    fitonte Zonja e nderuar Hillary Clinton vrapoi ne Amerike per te kapur per-
    mes Podestes ,zonjen Clinton dhe sapo humbi zgjedhjet Ajo ,atehere u be
    ” fans” i Presidentit Trump ,nga darka ne mengjez .
    Z. Ngjela a keni njohur deri me sot nje njeri kaq pa karakter , kaq bufon ,
    kaq.. ….kaq.. Zor se gjen nje njeri kaq dekompozuar ne karakter se sa ky
    zoteria mender ” kryetar ” i ” PD” -s ! Turpi Botes ! , Mbaje veten o derezi !!
    Nuk vihet ne pushtet me rrena ,mashtrime ,me deklarata boshe,me premtime
    boshe ,me kambalece e te tjereve por me bythet tuaja ,pikerisht keto te fundit
    i mungojne ketij zoterise !!! Dhe se fundi : Ky zoteri duhet te ishte ne 313-ten !!

  19. landi says:

    A ia vlen te meresh me Ngjelen?! Ky eshte nje njeri i lidhur pas Rames, per te cilin nuk la gje pa thene kur humbi per kryetar bashkie. Ky shan Berishen?! Ate qe e beri njeri? Ate qe i siguroi 8 vjet parlament? Po nuk e ka per here te pare, sepse po ky shau Ahmet Zogun, pas te birit te te cilit u lepi 20 vjet me pare. I vajti edhe ne Afriken e larget, ku ai jetonte!!! Po ky, pasi mbrojti Mehmet Shehun, ne tre libra te gjate, pasi e lepiu te vdekurin, tani shan edhe ate. Te shash nje te vdekur, te cilin e shfrutezoi per interesa politike, qe nuk iu realizuan kurre!!!
    Ky njeri duhet te dije se, Presidenti i zgjedhur Trump nuk i duron sorrosistet, pra nuk duron Ngjelat qe ushqehen nga Sorrosi dhe i lepihen tere diten Rames.
    Ngjela te jete i sigurt se Edi Rama kurre, por kurre, nuk do i jape me shume se c’i ka dhene deri tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje