Beckham: Të United na turpëronin por nuk abuzonin

29 Janar 2017, 16:09Sport TEMA

David Beckham këmbëngul se asnjë prej rasteve të abuzimeve seksuale me të mitur në Angli, nuk ka ndodhur gjatë periudhës kur ai luante për Manchester United.

Gjatë javëve të fundit, disa dëshmi rrënqethëse nga ish lojtarë të njohur, kanë tronditur futbollin britanik në lidhje me këtë temë dhe në këtë mënyrë, policia ka nisur hetime të thelluara ku në qëndër është ish trajneri Barry Bennell.

Beckham, e pranon se kur ishte pjesë e Manchester United ka qenë shenjestër duke u turpëruar, por jo në aspektin e abuzimit seksual, sepse sipas tij, një gjë e tillë bëhej për të vendsur mirë në vesh leksionet.

“Ky është një lajm shumë i keq dhe nuk ndihem mirë kur e dëgjoj sepse duhej të ishte bërë diçka. Gjithsesi, unë te të rinjtë e Manchester United nuk kam dëgjuar asnjëherë asgjë dhe personalisht nuk kam vuajtur nga një gjë e tillë. I vetmi abuzim është sjellja e rreptë për shkaqe profesionale. Kishte raste kur trajnerët na detyronin të kërcenim në dhomën e zhveshjes për të venë mend. Ishte disi poshtëruese por asgjë më shumë sepse nuk e cilësoj të gabuar”.

Në vijim të intervistës së tij, ish mesfushori thekson se ka besim te Federata e Futbollit.

“Besoj se ata po bëjnë gjithçka për t’i shkuar deri në fund hetimit dhe të zbulojnë lidhjet. Sa më shumë ish lojtarë të flasin aq më mirë do të jetë sepse fajtorët duhet të dalin përpara drejtësisë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje