Bundesliga/ Mainz 05 ndal Dortmundin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

ReusBorussia e Dortmundit është ndalur në transfertë nga skuadra e Mainz 05.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel, nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1, duke marrë barazimin e katërt në pesë ndeshjet e fundit.

Edhe pse Dortmundit kaloi i pari në avantazh që në minutën e 3-të me anë të Marco Reus nuk arritën dot që ta ruanin avantazhin për të dalë me tre pikë nga kjo transfertë.

Në minutën e 83-të Latza barazon për Mainzin duke e mbyllur takimin në shifrat në 1-1.

Pas këtij barazimi Dortmundi klasifikohet në vendin e 4-të me 31-pikë të grumbulluara, ndërsa Maizni renditet në vendin e 10-të me 22-pikë.

Ndërkohë sfida tjetër mes Freiburgut dhe Hertha Berlit përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të vendasve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Bundesliga/ Mainz 05 ndal Dortmundin”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *