Debati në koalicion, Peleshi: Nga LSI presim të çohet përpara "Vetting"-u, ti lëmë lojërat politike

29 Janar 2017, 12:02Politika TEMA

Përplasjet me deklarata politike mes dy forcave të koalicionit qeverisës, PS-së dhe LSI-së që nisën me një deklaratë të ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dy ditë më parë, që akuzoi policinë për përfshirje në kultivimin e kanabisit i pasur edhe nga Vangjel Tavo, kanë sjellë reagime edhe nga kampi socialist.

Kështu numri dy i qeverisë, Niko Peleshi shprehet i habitur për deklaratat e fundit që vijnë nga radhët e LSI-së. Duke treguar se tashmë pritet kontributi i LSI-së për të çuar përpara vettingun dhe jo lojërat politike.

Ndërsa i pyetur nëse koalicioni me LSI-së do vazhdojë, Peleshi u shpreh: “Kemi një ftesë të hapur për aleatin tonë në qeverisje. Kemi ende punë për të berë”.

1 komente në “Debati në koalicion, Peleshi: Nga LSI presim të çohet përpara “Vetting”-u, ti lëmë lojërat politike”

  1. LORA says:

    Z.zv.Kryeminister,,,,,implementimi I kurvlliqeve te radhes prej kampit LSI-st (ne akord te plote,prapa perdes ,me ate brekedhjere shqup-s) nuk duhet te jete kurrsesi arsye per vonesa ne implementimin e Reformes ne Drejtesi dhe te Vetting-ut,,,
    kemi skajshmerisht pritur rezultate te prekshme dhe te matshme ne kete udhe,,,nuk mund te presim me ,sikunder ju,vrullin dhe impulsin e lsi-isteve ,per mbareveajtjen e shtetit te se drejtes.J
    Ju lutem,mos arshivoni naivitetin si alibi;para votuesve te PS-se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje