‘FETIH 1453’, film historik turk, jo realist

fetihNga Skifter Këlliçi

Që në vitin shkollor 1949-50, kur isha nxënës i klasës së 6-të, nga mësimi i historisë së Mesjetës mbaj mend këto data: pushtimin e Kostandinopolit nga pushtuesit otomanë dhe rënien e perandorisë bizantine, më 1453, vdekjen e Gjergj Kastriotit , Skëndërbeu, më 1468, rënien e Krujës në duart e pushtuesve turq, të prira nga sulltan Mehmeti II, më 1478 dhe zbulimin i Amerikës nga Kristofor Kolombi, më 1492.

Me kalimin e viteve, tashmë student i fakultetit gjuhë letërsi të UT-së, po në lëndën e Historisë së Mesjetës, mësova edhe fakte të tjera rreth pushtimit të Kostandinopolit dhe pastaj Bizantit, trojet e të cilit morën emrin Turqi, e cila me pushtime të viseve të tjera të Azisë, Afrikës dhe Ballkanit nga sulltan Mehmeti II, biri i tij, Bajaziti, dhe sulltanëve të tjerë pas tyre, u quajt Perandoria Otomane. Dhe tëra këto m’u rikujtuan kur rastësisht në një kanal televiziv kosovar pashë filmin turk

‘Fetih 1453’, prodhim I vitit 2012, që i kushtohet pikërisht rrethimit dhe pushtimit të Kostandinopolit nga ushtria dhe flota detare otomane, të drejtuara nga sulltan Mehmeti II, pra nga ky ‘fetih’, që në turqisht do të thotë pushtues.

Logjikisht një film i tillë duhej të kishte si synim herozmin e ushtrisë bizantime dhe banorëve të Kostandinopolit për të mbrojur qytetin e tyre nga hordhitë otomane që kishin ardhur dhe ishin vendosur në disa troje të Bizantit, qysh në shekullin e 11-të. Nga ky këndvështrim, p.sh., është realizuar filmi ruso- britanik ‘Rrethimi i Lenigradit’, (2009). Në film del në pah jo vetëm heroizmi i njësive të ushtrisë sovjetike, por edhe i qytetarëve të Leningradit, të cilët në kushte skajësisht të vështira, të krijuara edhe nga të ftohtit dhe sidomos uria, për rreth 4 vjet, (1941-44), mbrojtën qytetin e tyre dhe zbrapsën ushtritë pushtuese hitleriane.

Për të mos u zgjatur me shembuj të tjerë kuptimplotë, po përmend me këtë rast dhe romanin madhor ‘Kështjella’, (1970) që rrëfen heroizmin e shqiptarëvë të rrethuar në Krujë nga pushtuesit otomanë dhe ‘Shkodra e rrethueme’ (1913), të shkrimtarit Ndoc Nikaj që i kushtohet heroizmit të banorëve të Shkodrës, cilët më 1912-13 mbrojën qytetin e tyre nga ushtritë serbo- malazeze.

Mirëpo nuk ndodh aspak kështu në filmin tri orësh ‘Fetih 1453’, prodhim i kinematografisë turke të vitit 2012, me regjisor Faruk Aksain dhe skenaristë Atila Enginin dhe Irfan Saruhanin. Këndvështrimi i tyre $uditërisht është i kundërt. Ata e kanë përqendruar vemendjen në ‘heroizmin e pashembullt të ushtrive zulmëmadhe turke’, të prira nga sulltan Mehmeti II, të cilat pas shumë luftimesh arrijnë të shembin muret sado të forta që rrethonin qytetin, të vrasin edhe perandorin Kostandin, të vërshejnë ngadhnjimtarë brenda tij dhe të fillojnë një kasaphanë të lemerishme.

Absurde dhe aspak realiste janë pamjet e fundit të filmit. Ato shfaqin para syve të shikuesve sulltan Mehmetin, që haset me turma banorësh të qytetit dhe nis e u flet atyre ngrohtësisht, u premton se do t’i lejojë që perandorin e tyre të vrarë ta varrosin sipas riteve fetare ortodokse dhe se do të lejojë gjithashtu që ata të vazhdojnë të ushtrojnë besimin e tyre fetar. Dhe përsëri në ekran shohim fytyra banorëh që mirëpresin premtimet e sulltanit gjakësor, madje edhe i buzëqeshin…

Por e vërteta historike është krejtësish tjetër. Për këtë qëllim, mjafton t’u hedhim një vështrim të shpejtë fjalorëve enciklopedikë në gjuhë të ndryshme të botës, ose të klikojmë në ‘google’, (internet), po në këto gjuhë fjalët ‘Rrethimi i Kostandinopolit’. Po citoj me këtë rast disa radhë të marra nga zëri “Rrethimi I Kostandinopolit’ në google, në versionet italisht, rusisht, anglisht, që janë thuajse të njejta:

“Në mesditën e pushtimit të Kostandinopolit rrugët ishin të mbushura me kufoma, shtëpitë të boshatisura, sepse banorët e tyre kërkonin t’u shmangeshin vrasjeve të pamëshirshme të pushtuesve turq, të cilët nuk mjaftoheshin me kaq, por edhe përdhunonin gra dhe vajza, pastaj i thernin dhe kufomat e tyre dhe shumë e shumë të tjerëve i ngulnin në hunj. Kronikat mesjetare dëshmojnë se u rrënuan shumë shtëpi e kisha, u dogjën libra dhe ikona… Në ato $aste në kishën e famshme të Shën Sofisë po mbahej mesha e mëngjesit, ku ishte grumbulluar një masë e madhe njerëzish, në pritje të një engjëlli, që sipas traditës, do të vinte   për t’i dëbuar turqit nga qyteti i tyre…Por të tërë u masakruan nga ushtarë turq që dyndën në kishë. Të gjitha këto ndodhën vetëm në ditën e parë të pushtimit. Mehmeti II kishte urdhëruar që ushtarët e tij të bënin c’të mundin për tri ditë e net në Kostandinopol. Por, duke parë krimet e papërfytyrueshme që po kryeheshin prëj tyre, dha urdhër që vandalzmat e tyre të ndërpriteshin, sepse, ndryshe, qyteti do të rrafshohej prej tyre…Që atë mbrëmje dha urdhër gjithashtu që që kisha e Shën Sofisë të mos rrënohej dhe të shndërrohej në xhami’.

Kjo është e vërteta e fundit të llahtarshëm të Kostandinopolit dhe banorëve të tij dhe jo sajimet që na ofronjë krijuesit e filmit, duke na e paraqitur sulltan Mehmetin kaq fisnik dhe bujar ndaj popullsisë së pambrojur të këtij qyteti. Dhe për cilindo qytetar të një vendi që ka qenë i pushtuar nga $do lloj pushtuesi dhe ve$anërisht për ne shqiptarët, që kemi vuajtur prej gati pesë shekujsh nga pushtuesit barbarë otomanë, dëshmitë e mësipërme historike nuk janë aspak të $uditshme. Aq më tepër që pikërisht këtë sulltan, me ndoshta dhe me një pjesë të mirë të po këtyre ushtarëve që kryen kaq krime monstruoze në Kostandinopol, pastaj në tërë perandorinë bizantine dhe vise të tjera që më pas u pushtuan prej tyre, i kemi njohur në tekste të historisë së Shqipërisë, të bazuara në kronika historike dhe të përjetuara në sa e sa këngë popullore dhe vepra artistike të autorëve tanë, duke filluar nga Budi dhe Bogdani…

Dihet se në vitet 1452-53 dhe 1456 1459, ashtu si babai i tij, sulltan Murati II, vite më parë, Mehmeti II dërgoi disa ekspedita ushtarake kundër Skëndërbeut, të cilat u shpartalluan. Po këtë fat pësuan dhe ekspeditat e dërguara po prej tij dhe më 1464-65. Një vit më pas ky sulltan në krye të një ushtrie të madhe erdhi vetë në Shqipëri. Ai rrethoi Krujën, por nuk mundi ta mposhtte. Pas vdekjes së Skënderbeut , (1468), ndërmori sulme të tjera për të pushtur Krujën dhe vetëm pas luftimesh shumë të ashpra, në rrethimin e katërt , (1478), arriti ta gjunjëzonte atë dhe pastaj me pabesi të masakronte luftëtarë dhe banorë të saj. (Sipas zërit ‘Mehmeti II’, FESH, vëllimi 2, faqe 1680, (2008).

Pra, ky sulltan gjakësor veproi në Shqipëri ashtu si$ e pamë të vepronte më sipër në kronikat që përshkruajnë pushtimin e Kostandinopolit, më 1453 dhe ashtu si$ veproi më pas me popujt e shtypur gjatë pushtimeve të viseve të tjera të botës dhe ashtu si$ kanë vepruar të gjithë pushtuesit në tërë historinë njerëzore. Me gjak dhe hekur. Pra, jo ashtu si$ e paraqesin autorët në filmin e tyre ‘Fetih 1453’. Dhe pamje të tilla të llahtarshme jemi ndeshur që në kuadrot e para edhe në filmin e mirënjohur sovjetiko-shqiptar, ‘Skënderbeu’, (1953) të cilat përshkruajnë me vërtetësi rrethimet e Krujës nga barbarët osmanë.

Atëhërë, përse krijuesit e filmit ‘Fetih 1453’ glorifikojnë këtë tragjedi, një nga më të tmerrshmet në historinë

mbarëbotërore, e cila shënoi shembjen e Perandorisë Bizantine, që ishte në kalbëzim e sipër, por me një qytetërim dhe zhvillim kulturor shumë më të lartë se Perandoria turke, sulltanët e së cilës me ushtritë e tyre aty ku vunë këmbë, duke përfshirë dhe vendin tonë, sollën shtypje , varfëri, mjerim dhe padije dhe, mbi të gjitha shkatërrimin thuajse të plotë të vlerave kulturore dhe trashëgimisë së tyre?

Në premirën e këtij filmit, (shkurt i vitit 2012), kryeministri i atëhershëm turk, Erdogan, ( sot president i Turqisë), e vlerësoi shumë filmin. Po ashtu dhe shtypi dhe kanalet televizive turke. Brenda periudhës 15 shkurt-13 maj të atij viti filmi u pa në Turqi nga 6.564.8 900 shikues, shifër rekord në këtë vend, dhe me 18 milionë $ buxhet, deri tani filmi më i shtrenjtë në Turqi, arriti të grumbullonte 81 milionë $. Por kryesisht këto të ardhura u realizuan në Turqi, edhepse filmi u shfaq në ekrane të shumë vendeve të botës, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë…Por jehona në këto vende qe e vakët. Madje në Liban, Greqi dhe vende të tjera të krishtera të pushtuara dikur nga Turqia, ndaj filmit pati regime të forta dhe ai u ndalua të shfaqej më gjatë. Mbi të gjitha, edhepse u paraqit në festivale ndërkombëtare, ky film nuk pati vlerësime domethënëse. (Kurse filmi  ‘Skënderbeu’ që më 1954 konkuroi në festivalin e Kanës ku u nderua, me dy $mime).

Reagime të vakëta ka sot filmi dhe në ‘ëikipedia’, sidoqë nga pikëpamja artistike dhe teknike ai është realizuar me nivel të lartë të përmasave hollivudiane, sidomos skenat e betejave.

Megjithatë , si$ duket një pjesë e mirë e shikuesve turq krenohen me këtë film, krenohen me një perandor mizor si Mehmeti II, krenohen edhe me pushtimin e Kostandinopolit prej ushtrive turke, të prira prej tij, si$ duket krenohen edhe me Perandorinë Turke që prej shekujsh solli mjerime te vetë popullsia turke dhe robëri në vendet e pushtuara, krenohen, edhepse ajo u quajt nga fundi i shekullit të 19-të ‘I sëmuri i Bosforit’, për t’u shembur më 1923 dhe për të pasur në krye të vendit të tyre një politkan modern si Mustafa Kemali, që themeloi Republikën Turke dhe i dha fund pushtetit gjakatar të sulltanëve diktatorë.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...