Fitoi gjyqin me Tiranën, mesazhi i Muzakës: Nuk duhet të përfundonte kështu...

29 Janar 2017, 22:33Sport TEMA
Fitoi gjyqin me Tiranën, mesazhi i Muzakës: Nuk duhet të

Pas fitimit të gjyqit me klubin e Tiranës, Gjergji Muzaka ka bërë një mesazh në rrjetet sociale pas përfundimit të aventurës me bardheblutë.

Përmes faqes së tij në Instagram, Muzaka shkruan se ai nuk dëshironte që aventura e tij me Tiranën të mbyllej në këtë mënyrë.

Kjo sipas tij, jo për fajin e tij.

“Nuk duhet të përfundonte kështu… më vjen shumë keq! Jo për fajin tim” shkruan Muzaka.

Pak javë më parë Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF i dha të drejtë Muzakës që të fitonte gjyqin ndaj Tiranës duke qenë tashmë dhe një lojtarë i lirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje