“Gjyqi” i rekrutëve

29 Janar 2017, 19:47Blog TEMA

Nga Stavros Tzimas, gazetar i gazetës greke “Kathimerini” 

Fotografia në repartin e mobilizimit ushtarak të Mesollongjit, ku duken shtatë ushtarë rekrutë me pëllëmbët e duarve në formën e shqiponjës dykrenare shqiptare, shkaktoi “tërmet” kombëtar në Greqi. U dha përshtypja sikur në rradhët e ushtrisë greke po formohet “UCK e Greqisë”, e cila do kthejë armët tona kundër nesh kur të vijë ora e “Shqipërisë së Madhe”

Natyrisht, nuk është mbushur ushtria greke me shovinistë shqiptarë të cilët depërtuan në rradhët e Forcave të Armatosura greke sipas urdhërave të ndonjë qëndre në atdheun e tyre ose jashtë tij, për të vepruar sipas ndonjë plani konkret. Me llogjikë te ftohtë, kuptohet se ata që synojnë qëllime te dyshimta, nuk dalin nëpër fotografira publike, bile edhe të gjithë sëbashku, duke mbajtur simbole të një shteti tjetër në repartet ushtarake veshur me uniformën e ushtarit grek. Nga ana tjetër, asnjeri nuk mund të vendos dorën mbi Ungjill, për të përjashtuar skenarë të tillë, por në rastin konkret duket qartë se kemi të bëjmë me një demonstrim të zakonshëm të ndërgjegjes kombëtare prej disa të rinjve me prejardhje shqiptare.

Nëse më kujtohet mire, para disa vitesh, kishim ndodhira të tilla në ushtri me të rinj homogjenë me prejardhje nga ish – Bashkimi Sovjetik, të cilët grupoheshin së bashku në repartet ushtarake dhe ziheshin me kolegët e tyre “grekë të pastër”

Eshtë e kuptueshme se këta rekrutë do të përballohen me ligjin për shkeljen e rregullave ushtarake. Por do të ishte e padrejtë nëse gjykohet veprimi i tyre si provokacion i paramenduar, dhe aq me keq të konsiderohet si kërcënim ndaj ushtrisë dhe rrjedhimisht edhe ndaj kombit grek, pavarsisht se veprimi i tyre përbën një budallallëk dhe është i dënueshëm. Nuk ka asnjë arsye që ata djem ti bëjmë pre të nacionalizmit shqiptar, sepse deshën të tregonin me atë mënyrë dashurinë për vendin e prejardhjes dhe atdheun e prindërve të tyre. Sigurisht që do hetohen më gjerë, dhe veprimi i tyre do ndiqet në rrugë disiplinore, apo ndoshta edhe ligjore, por me procedura të një vendi demokratik.

Por nuk mund, dhe nuk duhet, të paragjykohet dhe gjykohet ndërgjegja e tyre.

Në Greqi jetojnë mijra fëmijë emigrantësh nga Shqipëria, të cilë janë pjesë e shoqërisë greke dhe që e duan Greqinë, por duan edhe vendin e prejardhjes së tyre. Kjo është e drejtë e pamohueshme e tyre. (Në luftën e Kosovës, më kujtohet një major i ushtrisë amerikane, por me prejardhje greke dhe mburrej se ishte kushuri I mis-Bota Irini Skliva, i cili në xhipsin e tij ushtarak mbante edhe simbolin e flamurit grek me të cilin krenohej.

Këta të rinj, të cilët janë qytetarë grek, janë thirrur të shërbejnë në Forcat tona të Armatosura dhe do të ishte kriminale nëse, sapo të hynë në portën e repartit, ti çojnë drejt e në “krematoriumin” e “armiqve të kombit”, dhe njëkohësisht duke i bërë peshqesh në prehërin e ekstremistëve shqiptarë. Sigurisht është detyrë e administratës së ushtrisë që të ruaj integritetin e ushtrisë, por gjuetia e shtrigave është tejet e rrezikshme dhe duhet të shmanget.

Dhe për më tepër, në këtë rast, drejtuesit e ushtrisë duhet të përkujdesen për këta të rinj kur të dërgohen për të shërbyer në kufi. Dhe në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar cfarë do soj “instruktori” që ti keqtrajtojë.

Përktheu per gazeten Tema, Luan ZYKA

31 komente në ““Gjyqi” i rekrutëve”

  1. Valter says:

    Gazetare,lexoheni mire dhe merni pak shembull.

    1. ,,,,,,, says:

      Respekte per gazetarine dhe gazetaret Grek, ata jane mbrojtes dhe percjelles te vletave te Demokracise. Jo si ne Albanistan qe jane pjella te djallit, te korupsionit, injorances dhe ligesise.
      Kame besim tek logjika, gjygjtaria dhe Demokracia Helene.

    2. Albani says:

      Valter.
      Cfare shembulli te marrin gazetaret tane nga ky shkrim?
      JE NJE IDIOT I PRAPAMBETUR.
      Gazetari Grek nuk doli dot nga primitiviteti nacionalist dhe shovinist Grek
      nuk doli dot nga racizmi dhe linja Kameleoniste.
      Qe kur valter
      -Berja e Shqiponjes me gishta qenka shprehje e seperatizmit dhe terrorizmit Shqipetar dhe presupozon lufte per Shqiperine natyrale?
      -Qe kur ky gjest u dashka doemos te denohet ne emer te “”disiplines ne ushtri””
      -Qe kur qenka e lejueshme qe nje batalion i tere Grek te parakaloj me thirrje rraciste kunder Shqipetareve
      -Qe kur qenka me se normale qe nje pjese e shoqerise dhe deputeteve Greke te puthin dhe perqafojne Zvastigen Naziste
      Akoma dhe ky gazetari nuk del dot dhe nuk e pastron dot ndergjegjen nga llumi i nacionalizmit,urrejtjes,ksenofobise dhe racizmit ku ka rene dhe ka qene gjithmone pjesa derrmuese e shoqerise Greke,e udhehequr nga shoviniste dhe fashiste.

  2. Teuta says:

    Te tjerresh konspirazione nga nje xhest gati infantil, te krijosh nje klime inkuizicioni , te denosh me burg pa ligj per te legjitimuar histerine kolektive, do te thote qe kemi te bejme me nje republike jatollahesh ortodokse.
    Shume me e rrezikshme per veten se per te tjeret

  3. kozmo says:

    Mendoj qe eshte nje provikim i paster nga Greket . Ata kane te besuarit e tyre , te cilet luajne rolin me idene , qe te dalin foto duke bere shenjen e flamurit .
    Greket , se pari duan te dine sa e mbrojne idealin e tyre , keta te rinj .

    1. ,,,,,,, says:

      Z. Tsima kete llogjiken tende Arnautet e marrin per dobesi. Eshte tragjike qe ne si komb jemi kaq large logjikes Tuaj.
      Jame shume pesimist per te ardhme e Shqiperise, sepse fuqia politike dhe ekonomike ka “rene” ne duar te njerezve Bastard, pa Fe, pa Komb, pa meshire, hipokrita, mizerablesh, injorantesh, kriminelesh….
      Po aq keq me vjene per Greqine, qe gjendet e rethuar ne llumin e Ballkanit dhe eshte e detyruar te mbroje Kufinjte dhe Vlerat e Europes …… per kete arsyje jam dhe krenohem qe jame nje Shqiptar Filo-Grek.

      1. zz says:

        Ti je nje rrote kkk trutredhur qe nuk e ke shokun por nuk e kupton more i mjere

  4. Ilir says:

    Shume e drejte analiza, dhe per tu pergezuar. Nqs pretendojme se jemi te civilizuar , ekstremet nacionaliste jane farembjellese te urrejtjes dhe anakronizmit dhe armiq te progresit drejt te ardhmes. Respektoj kedo qe vlereson demokracine dhe respektin e ndersjellte.

  5. pedro i ri says:

    edhe simboli i nazizmit te ishte imituar nuk do te kishin denuar kaq shume

    1. ,,,,,,, says:

      Z. Tsima kete llogjiken tende Arnautet e marrin per dobesi. Eshte tragjike qe ne si komb jemi kaq large logjikes Tuaj.
      Jame shume pesimist per te ardhme e Shqiperise, sepse fuqia politike dhe ekonomike ka “rene” ne duar te njerezve Bastard, pa Fe, pa Komb, pa meshire, hipokrita, mizerablesh, injorantesh, kriminelesh….
      Po aq keq me vjene per Greqine, qe gjendet e rethuar ne llumin e Ballkanit dhe eshte e detyruar te mbroje Kufinjte dhe Vlerat e Europes …… per kete arsyje jam dhe krenohem qe jame nje Shqiptar Filo-Grek,qe dhe jeten Time do te jepja per te mbrojtur Heladen e ketyre Vlerave dhe te kesaj Demokracie.
      Kur Turqia ka denigruar ne Mesjet, kur Shqiperia eshte zhytur ne nje Ekstaz Nacional-Shoviniste dhe Islamike…. BRAVO Greqise qe mbane fort vlerat e Demokracise dhe te Krishterizmit…ato jane super armet qe te mbrojne nga te gjitha te keqijave.

      1. shqiptari says:

        Juve qe shqiptaret i quani arnaute, jeni nje shovinist i vigel me ndergjegje te ndyre. Gazetari Xhima NV ka dhene vlerat e tij per te mos u marre shovinizmi grek me puslleqet qe sajon se ara djem na qenkan armiq te Greqise. Greqine e fuam neve qindramije emigrante qe jetojme prej 25 viteshatje dhe jo ti bastard qe e quan shqiotarin arrnaut.

      2. shqiptari says:

        Juve qe shqiptaret i quani arnaute, jeni nje shovinist i vigel me ndergjegje te ndyre. Gazetari Xhima NV ka dhene vlerat e tij per te mos u marre shovinizmi grek me puslleqet qe sajon se ara djem na qenkan armiq te Greqise. Greqine e fuam neve qindramije emigrante qe jetojme prej 25 viteshatje dhe jo ti bastard qe e quan shqiotarin arrnaut.

  6. Xhafer says:

    Po sikur tè ishin greket né shqiperi dhe tè benin flamurin grek cfar do tè benin shqiptaret ? ? ?

    1. aristidh guma e kishte hak parakolpin says:

      o XHAFERR DEVA flamurin grek e kane ngrejte perhere e si ka bo njeri gjo ktyne paraziteve jemenit..kto kane dhe parti ktu ke me kane hiresine e tij mjekercjap qafir horr pedofil anastasis janullkaris..jom kurioz me ca bazhash ligjore do i denojne?????

    2. Shqiptari says:

      Asgje nuk do benin. Shqiperia nuk e sheh Greqine si vend armik.
      Ne kohen e lire askush nuk do i ndalonte rekrutet me kombesi greke te kendonin, flisnin apo edhe te mbanin flamurin e kombit te tyre.
      Ah, po te mbanin flamurin e ISIS, do denoheshin rende, sepse Shqiperia eshte ne lufte me ISIS.
      Edhe po te mbanin flamurin e Vorio Epirit, do denoheshin sepse ajo do ishte propagande antikombetare.
      Flamuri shqiptar nuk mohon flamurin grek e anasjelltas. Si nuk e kuptojne ne Greqi kete gje?

    3. Puro says:

      O Xhaferr-re.
      “Ne ke ushtri e ke fjanen?!?” Ky gazetari grek ta shpegoj ty, qe sic duket nuk di te lexosh”Gjenerali Amerikan Ne Kosove Ne Xhipin(makin me kater rrota)
      E Tij Mbante Flamurin Grek” sepse kishte prejardhje greke……Kupton????????? Kuptonoi oreeeeee??????????

      O Xhafferrrraaa!
      Po per “ruset” qe rrinin ushtaret grek,a u ngriten “mediat demokratike greke”???
      Edhe kesaj here “mediat” krijuan “RRACIZEM TE PASTER” kunder shqiptarve.Dhe kur them kunder shqiptarve,,e kam fjalen si krijese njerzore.Sipas opinionit grek,nuk duhet te kete ndnjenje shqiptare,Perse????? Nje zot e di!
      Xhaferrraaaaaaa o Xhaferaaaa!
      Ne rruget e shqiperise ka tabela ne greqisht, ka edhe flamuj grek ne cdo bashki me minoritet grej,por neve nuk na “kap histeria”.Nuk na kap sepse,skemi shtet,skemi byth,apo jemi njerz te mire?! kjo ha diskutim…por nje gje eshte e sigurt:Naziste nuk jemi!

    4. xxx says:

      Xhafer/Ushtart nuk jan fajtor,fajtor jan shqiptart te cilit sherbehen me simbole te huaja,qka ka lidhje shqipja me shqiptart sen,flamur yn do ishte diell me hene,sepse shumica e shqiptarve kan qene pagan dhe ju kan besu atyre simboleve,kurse minoriteti katolik shqipfoles mund shqipen nji krenare si shum shtete katolike,kurse nortodoxet e kan shqipen dy krenare,kta djem e kan tregu shqipen e kishes ortodoxe greke,dhe nuk shof qe kan bere naj shkelje,kshtu eshte kur i marrish simbolet e huaja,muzika e himnit kombtar eshte e Rumunve,shqipja ne flamur e shkive rusve,crnagorve dhe tjerve.

    5. dhqip says:

      O Xhafer. Greket e kane ngritur flamurin ane e mbane Shqiperise, po ti nuk ka as sy dhe as nendje te gjykosh. Edje tabelat e sinjalistikes rrugore ne Dropull, Gjirokaster, Himare e Sarande i kane shkruar greqisht. Neve qe jetojme pre 26 vjetesh ne Greqi, dhe pse kemi te drejte nderkombetare te ngrejme flamurin shqiptar me rastin e festave kombetare ashtu si ben greku ne gjithe boten,. na quajne antigreke. Jo ore jo, sa te ekzistojne prifterinjte m xhybet e zeza, Greqia keshtu do sillet me shqiptaret.

    6. dhqip says:

      O Xhafer. Greket e kane ngritur flamurin ane e mbane Shqiperise, po ti nuk ka as sy dhe as nendje te gjykosh. Edje tabelat e sinjalistikes rrugore ne Dropull, Gjirokaster, Himare e Sarande i kane shkruar greqisht. Neve qe jetojme pre 26 vjetesh ne Greqi, dhe pse kemi te drejte nderkombetare te ngrejme flamurin shqiptar me rastin e festave kombetare ashtu si ben greku ne gjithe boten,. na quajne antigreke. Jo ore jo, sa te ekzistojne prifterinjte m xhybet e zeza, Greqia keshtu do sillet me shqiptaret.

  7. emigranti says:

    pse keshtu?????

  8. Soni says:

    O milet,gjyqi nuk eshte bere akoma. Kjo eshte mase displinore qe e jep shtabi i pergjithshem dhe ministri i mbrojtes. Njesoj si ne Shqiperi qe kur thyeje displinen ushtarake te kapte policia ushtarake dhe denoheshe me 1 muaj pa liridalje. Pse dizinformani??!! Gjyqi do behet ne Janine nga gjykata ushtarake.

  9. K9 says:

    Personalisht veprime te tilla shqiponjash me duar, me duken patetike, por
    politikat e semura greke te pagezimeve, nderrimit te dhunshem te emrave te bukur shqiptare me emra murgjish bizantine, pensioneve dhe kartave te “homogjeneve”, moren shuplaken e merituar nga gjithe ajo gjenerate rinie me prinder shqiptare te lindur apo rritur ne Greqi !
    Pikepyetjet apo hamendjet mbi komplote te mundshme nga ana e autorit, pjese e se njejtes kulture dhe histerie kolektive, mund edhe te ishin evituar, pasi nuk jane konspiracionet rreziku i vertete i Greqise, por kultura e semure e manipulimit, dhunes ndaj etnive te tjera dhe rracizmit. Ajo qe autori nuk arrin te shohe, si çdo grek tjeter, eshte se me simbole te tilla deri diku patetike ka filluar nje proçes identifikimi i nje gjenerate e tere grekesh me origjine shqiptare, qe perçmon te bashkejetoje me nderrimet e dhunshme te emrave, histerine shoviniste, mungesen e te drejtave, arrogancen, histerine, fobine ndaj gjuhes dhe kultures shqipe dhe ndalimit te saj me ligj. Pjese e kultures greke, te cilen urrejne, distancohen dhe nese vazhdon keshtu duke i shpallur armiq, padyshim do ta luftojne.

  10. FLORIAN MARKU KAMPION BOTE TURP PER MEDIAT SHQIPTARE QE SE PERMENDEN FARE SI LAJM says:

    XHAFER: TA THEM UN CFAR DO BENIN SHQIPTARET
    ASNJE FJALE NGA MEDIAT SHQIPTARE PER KAMPIONIN E BOTES FLORIAN MARKU ,
    ASNJE RESHT SHKRIM, DHE E DINI PSE????
    SEPSE BASHKE ME FLAMURIN SHQIPTAR NGRITI DHE ATE GREK
    DHE PASTAJ NE NGRIHEMI DHE KEMI SURRAT PER TE FOLUR PER KULTURE DHE PER RRACIZEM
    GAZETARET TANE BYTHELEPIRSA SHIKOJNE ANDEJ NGA PERENDIMI KUSH AKTOR BERI SHQIPONJEN ME DUAR DHE NA I SHESIN PER LAJM
    KURSE KY DJALE SHQIPTAR QE DOLI ME FLAMURIN DHE KENGE SHQIPTARE U BE KAMPION BOTE NUK BEGENISEN TE THON ASGJE VETEM DHE VETEM SE NGRITI FLAMURIN GREK BASHKE ME ATE TONIN, DHE PASTAJ KETA GAZETARE BYTHQIRA RRINE ME ORE TE TERA DHE NA BEJNE LEKSIONE KULTURE DHE PERPARIMI DHE SHAJNE TE TJERET ME NOFKA QE DO U SHKONIN PER SHTAT SHUM MIRE EDHE VET KETYRE.

  11. TA says:

    GREKET E KANE NGRITUR FLAMURIN NE SHQIPERI QEKUR LOPA BERI SHUREN.

  12. Ledio says:

    Xhafer ne shqiptaret i kemi greket ne parlament edhe i paguajme bile. Mos u fut ne keto valle Xhafer se nuk del dot. Nuk e di cfare moshe ke ti , por ne kohen e Enver Hoxhes shkonin te gjithe ne shkolla te larta,me perjashtim te ndonjerit qe ishte i denuar per agjitacion, kishin punerat me te mira etje. Jemi zemergjer ne Xhafer Simitis..:)

  13. g...... says:

    Komentuesi ” Teuta” me shume te drejte e thote qeveri ” Jatollahesh “…….. Oh sa turp ,qe mbajne dhe mburren qe jane nje nga vendet me te vjetera te demokracise BOTERORE. SHAME ON THE GREEK GOVERNMENT !!!!!!!!!! SHAME !!!!!!!!!!! Ku kane turp Greket. Tani qe nuk i beson njeri ne bote ,…. nga qe nuk kane ku te vjedhin si me pare ,…. tani merren me keta djema te rinj .

  14. Prifterinjet e kromosur te "greqis" says:

    Greqia ka problem te madh.Menyra se si eshte krijuar po e trembe jashtmase. Tani po e kuptojne qe jane “shtet” artificial . Kjo po i ben te shpikin cdo lloj historie

  15. Bora says:

    Të shkruash pastër! Mendje e ftohtë. Penë e qartë. Vërtet shembull gazetarie. Përgëzime edhe përkthyesit. Duket sikur është shkruar në shqip.

  16. fieraku NGA ferrasi says:

    @ xhaferr ti po’ ben nje pyetje
    Sic ja ben atij qe i vodhen kalin
    Se va do bente
    Ai u pergjigj
    Do blejme nje kale tjeter
    A dopo e mbajne janulles ne krye te kishes shqiptare?

  17. dash says:

    Pergezime gazetarit , ka nevoje Greqia dhe bota per zera te tille…qendrimet e tjera Jane injorancerira…

  18. qipro says:

    y6yy rrace me bisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje