INTERVISTA/ Shenasi Rama: Krimet që kanë ndodhur që nga viti 1990, të ndëshkohen përgjegjësit. Shteti-komb, zgjidhja që na duhet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

shenasiNë një intervistë për “TemA” njëri ndër ish-liderët e Dhjetorit ’90, profesor Shenasi Rama shprehet se Shqipëria ka nevojë për një revolucion të ngjashëm me atë të atyre viteve që ta ndryshojnë njëherë e mirë këtë klasë politike. Ai thotë se shteti komb është zgjidhja që duhet për shqiptarët dhe Lëvizja e tij e re politike drejt kësaj synon.

Shenasi Rama teksa flet për të gjitha të negativitetet që i ka sjellë këtij vendi klasa aktuale politike, ndalet dhe tek ngjarjet dhe krimet më të mëdha që kanë ndodhur në këtë periudhë postkomuniste. Për të duhen ndëshkuar të gjitha krimet, nga viti 1990 e këtej.

Cili është qëllimi i themelimit të lëvizjes suaj edhe në Shqipëri?

Bleta Shqiptare është në nisëm që synon ndërgjegjësimin e shqiptarëve për gjendjen ku janë dhe që synon përmirësimin e gjendjes duke besuar se sistemi i tanishëm oligarkik, mafioz, kriminal dhe klanor nuk mundet me vazhdue pa pasoja të frikshme për shqiptarët. Ngurtësimi i dasive shoqërore, shitja e sovranitetit, hendeku i thellë klasor, korrupsioni i frikshëm, ç’shqiptarizimi i qëllimtë i shtetit, sundimi i pakicave, konsolidimi i aleancave politike mbi baza fetare e rajonale, varfërimi i shtresës të reshperëve dhe tregtarëve të vegjël, privatizimi dhe dhënia e paskrupullt me koncesion e pasurive kombëtare, rritja galopante e borxhit publik, shkatërrimi sistematik dhe metodik i çdo të mire materiale apo natyrore, ç’njerëzimi i njeriut, humbja e vlerave dhe e identitetit, dhe skllavërimi i dukshëm i shqiptarëve, me të gjithë format dhe metodat e ndryshme janë të dukshme për gjithkënd që ka sy me pa, e që pranon me e pa të vërtetën në sy. Në shtetin shqiptar nuk flet njeri si duhet për arsye të ndryshme: nga frika e jetës, humbja e punës, buka e gojës, paaftësia profesionale, varësia nga sistemi që ka ndërtuar paria dhe si pasojë shumica i thonë derrit dajë nga halli.

Qëllimi i Bleta Shqiptare është që të themi të vërtetën, ashtu si duhet, dhe pa mëshirë. Këtë e bëjmë përmes faqes sonë në internet Bletashqiptare.com, të dokumenteve e materialeve si Manifesti Politik që e gjeni ketu: http://bletashqiptare.com/ëp-content/uploads/2017/01/Broshura-ok-2-1.pdf, të librave të botuar nga unë dhe kolegët e tjerë si Valbona Gjoni Karanxha dhe Grid Rroji, si dhe të takimeve, bisedave, intervistave dhe të mënyrave të tjera të komunikimit. Sërish, synimi është që të arrijmë që të qartësojmë njerëzit për gjendjen ku janë, për greminën ku janë nisur të shkojnë, dhe për rrugën e zgjidhjes. Parisë nuk i intereson e vërteta, sepse e vërteta e tyre nuk është e vërteta e shqiptarëve. Mërgata shqiptare e sheh se si është gjendja, sepse e bën krahasimin me jetën që ka jashtë shtetit shqiptar. Ata që janë në Shqipëri dhe janë të kapur në përditshmërinë, që i ngjan shumë përditshmërisë së burgut, ose nuk duan, ose nuk dinë, ose thjesht refuzojnë që ta pranojnë se si është gjendja.

Reagim ndaj idealeve të rrëzuara të dhjetorit, apo një synim për një politikë të re?

Njerëzit bien por jo idetë. Ato janë në letër, apo në veprimin politik dhe janë fakte shoqërore që kanë jetën e tyre. Në Lëvizjen Studentore kanë marrë pjesë gjithfarë njerëzish. Unë kam pasur mendimet e mia, nuk jam pajtuar me rrugën që u ndoq, për këtë nuk iu jam bashkëngjitur strukturave që dolën më pas, dhe vazhdoj në atë rrugë ideologjike ku kam qënë me shokët e mi. Por kaq vite më vonë është një kohë e re, me dasi të reja, me dinamikë, procese politike e marrëdhënie shoqërore thellësisht të ndryshme nga ajo kohë dhe kjo kërkon edhe reflektim të thellë e ndryshe. Pra, edhe pse kanë ndryshuar situatat, zgjidhja që duhet është po e njëjta që ne kemi propozuar atëherë. Në lidhje me mënyrën e organizimit dhe shtrirjen e veprimtarisë, një sistem vlerash ideologjike që nuk zbatohet politikisht është thjesht një përrallë dimri, apo nje krijim letrar. Vetëm kur motivon njerëzit, iu jep zgjidhjen e duhur dhe bëhet bazë për mobilizimin shoqëror, dhe politizohet, atëherë e sjell ndryshimin që duhet.

Përpos tre figurave që janë lajmëruar, kush janë mbështetësit e tjerë dhe çfare misioni do të këtë Lëvizja juaj. Flas për pozicionimin?

Kjo është një frymë ideologjike që nuk lidhet me njerëz të veçantë. Kushdo mund të lexojë Manifestin Politik dhe nuk ka nevojë që të shkojë tek autorët, sepse ata janë pjesë e Bleta Shqiptare por nuk janë asnjëri Bleta Shqiptare. Ideologjitë dhe mendësitë nuk janë të lidhura me njerëzit që i bartin dhe në këtë rast as me mua dhe me kolegët e mi. Njerëzit i lufton gjithmonë, sepse kanë dobësi të natyrshme, por ideologjitë i lufton vetëm me argumente dhe argumentet duhet me kenë bindëse. Ne jemi thjesht kasnecë, lajmëtarë, kaq. Nuk ka mbështetës në këto punë por ka njerëz që mendojnë si ne ose ndryshe. Misioni është ndërgjegjësimi i shqiptarëve se vetëm shteti-komb është zgjidhja që na duhet, se strukturat mbi të cilat do të duhet të mbështetemi janë Familja, Kombi dhe Shteti, dhe se vetëm ashtu mund të arrijmë ekuilibrin e duhur shoqëror që na lejon me jetue me Liri, Nder e Siguri.

Kush ndjehet shqiptar, kush e kupton se kjo gjendje nuk mund të vazhdojë më, se marrëzia kombëtare e ka një fund logjik dhe se ai fund ka me kenë i tmerrshëm, se nuk mbahet një komb peng me frikën e përsëritjes së 1997-ës, duhet ta kuptojë e të veprojë si duhet. Le të organizohen ne rrethe familjare e shoqërore, në struktura formale e joformale, në shoqata e organizata që bartin këtë frymë solidariteti e vëllazërie ndërshqiptare. Kur të jetë një masë më të konsiderueshme strukturash të tilla që ndjekin e promovojnë shembujt më të mirë, atëherë edhe ndryshimi i shtetit është i mundshëm.

Thelbi është që të ndryshohet mendësia dhe të lindë një frymë që i beson mirësisë së shqiptarit tjetër, që bën mirë sepse e di se do të marrë të mirën nga shqiptari tjetër, që e ndihmon dhe e trajton shqiptarin tjetër si vëlla e motër, që e ruan trashëgimin e familjes e të kombit dhe që nuk bëhet vegël e krimit, e vesit, e mafias dhe e poshtërsisë së parisë së Tiranës, që nuk bie pre e të keqes. Kjo është rrugë e mundimshme, është një rrugë në dukje e pamundur, mirëpo në këto punë nuk ka zgjidhje sot për nesër. Kombet nuk ecin me orën elektorale të cirkut demokratik e zgjedhor të parisë që është çdo tre apo katër vjet.

Kombet, edhe kur ndryshohen e përçudnohen siç po ndodh me ne shqiptarët, kanë orën e tyre historike që shkon me breza e me shekuj. Kombet janë si ulliri: Edhe kur është krejt i kalbur ai ulliri mijëvjecar, në anë do të lindi një filiz që do të zgjasë rritet e forcohet edhe dy mijë vjet të tjera e kështu me radhë. Misioni i çdo shqiptari, por edhe i joni, është që në këtë kalbësinë morale ku jemi, të qëmtojmë, përzgjedhim, ruajmë e fuqizojmë atë që është e mirë, e dobishme e vyeshme dhe nevojshme për ne shqiptarët. E kanë bërë dhe e bëjnë edhe shumë të tjerë, në mënyra të tjera, por lufta është që të mos lejojmë parinë kriminale shumëetnike dhe antishqiptare e në fakt shqiptarurrejtëse e shqiptarvrasëse të Tiranës që të kalbë ullirin me gjithë rrënjë.

Do të jeni pjesë e garës për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit dhe nëse po, ku do godasë Lvizja juaj. Cilat shtresa?

Ne nuk shpresojmë në ndarje në shtresa por në vëllazërim të shqiptarëve kudo që janë pa dallim feje, krahine, besimi politik apo përkatësie shoqërore. Të mendosh si shqiptar është shumë më ndryshe se sa të mendosh si bizantin, jeniçer, vehabist, papist, cezaropapist, sorrosian, grek e serb isopolit apo kozmopolit. Të jesh shqiptar është ndryshe sepse i drejtohesh gjakut e farës që është e përbashkët dhe e veçantë për ty dhe për gjithkend që e numëron veten për shqiptar. Për më tepër, ne na ndan gjithçka përveç kombit dhe atëherë tek kombi duhet të shkojmë, sepse ai është themeli i gjithçka të mirë që duhet të kemi e që e meritojmë të kemi. Gjërat ndodhin kur iu vjen koha.

Synimi është të fusim një frymë të re aq sa mundemi ta bëjmë këtë, një frymë kritike për aq sa është e nevojshme, një frymë konstruktive për aq sa është e mundshme, dhe një frymë shprese e besimi në të ardhmen që e thyen këtë terr ideologjik e vlerash në të cilin paria e Tiranës e mban peng kombin shqiptar. Dhe ne na duhet të punojmë, të gjithë bashkë, pa mëdyshje e pa hezitim për të mirën e shqiptarëve, të kombit dhe të shtetit tonë shqiptar, të vetëdijshëm se kemi kaq shumë armiq e tradhëtarë në mes nesh sa nuk po merret vesh kush është shumica, shpesh sepse këta iu shiten katër-pesë palëve të huaja në të njëjtën kohë dhe kanë dalë si kashta mbi ujë.

Nëse futeni në Kuvend, dhe do kerkohet kontributi juaj në qeverisje, do të futeshit në qeveri me PD ose me PS?

Nuk është vetëm rruga e politikës që e ndryshon një shtet e një komb. Ajo është rruga e mënyra më e drejtpërdrejtë dhe e menjëherëshme, sepse ligji shihet dhe vepron hapur. Ka edhe shumë mënyra të tjera, ndoshta më të ngadalta e ndoshta edhe më të tërthorta, por që janë më të dobishme dhe më të vyeshme. Ato janë rruga e ndryshimit të mendësisë dhe e njerëzve. Një fëmije ia jep mësim edhe duke i rënë shpullë, dhe kjo është rruga e politikës pa vlerat e duhura. Por një fëmije ia ndryshon sjelljen me dashuri e mirësi, dhe kjo është rruga e ndërtimit të shoqërisë me vlera, që mund ë mos jenë vlerat e duhura por që funksionon.

Dhe rruga tjetër është që të mos i japësh peshk të hajë, por grep se si ta zërë peshkun, pra e meson se si të mbijetojë dhe kjo është rruga e dijes dhe e mendësisë dhe e vlerave të duhura. Lufta e vërtetë bëhet për zemrat e mendjet e njerëzve, dhe kjo është një luftë që i paraprin politikës dhe që kur jep rezultatet e duhura është themeli i vërtetë i kombit dhe i shtetit. Kështu kanë bërë të gjithë kombet më të suksesëshme në botë. Por kjo rrugë duhet me ardhë natyrshëm, bindshëm, me besimin e madh se edhe Drini nis me një burim, se edhe pranvera nis me një lule dhe se, me një dallëndyshe nuk vjen pranvera, por të gjitha të tjerat vijnë mbas të parës.

Kanë dalë në skenë shumë afera korruptive në tregun e politikës shqiptare. Një nga ato është afera e CEZ që implikon Berishën dhe familjen e tij. Mendoni se dosjet e para që duhet të merren në dorë nga Drejtësia e Re duhet të jenë “CEZ”, “21 janari”, “Gërdeci” apo “Rruga e Kombit”?

Nuk është thjesht kjo listë e shkurtër aferash të pista që janë krime të pastra antishqiptare. Duhet parë edhe më thellë, sepse ajo që ka ndodhur që nga viti 1990 ka qënë një listë e pafund krimesh ekonomike që gjithkund tjetër do t’i çonin autorët e shumtë të këtyre krimeve në litar dhe të varur në sheshin kryesor të kryeqytetit. Mirëpo këto afera ngrihen tani sepse është konjuktura politike pragzgjedhore, sepse palët e parisë po i bëjnë presion njëri-tjetrit, por edhe për balancim, edhe për mbajtje peng, edhe për interesa elektorale. E vërteta është që këta janë të gjithë të përzier kokë e këmbë në matrapazllëqe të tilla kriminale që nga 1990 e deri më tani, sepse ajo që ka ndodhur që atëherë ka qënë krimi më i pashembullt antikombëtar që ka ndodhur në ndonjë shtet të botës. Prandaj, ajo që themi ne është që nuk ka armiq të veçantë, sepse këta janë si një bajgë, edhe pse gjysma e tharë e gjysma e njomë.

Rruga është që të merremi me sistemin që i prodhon, i lartëson, i pasuron, i mbron, dhe i justifikon dhe që njëkohësisht përmes kësaj pandëshkueshmërie, na ka çuar ne shqiptarët në këtë katastrofë të thellë e të gjithanshme, në një gjendje që e mban pa shpërthyer vetëm kujtimi i kaosit të organizuar të vitit 1997. Si edhe shpjegohet në Manifestin Politik të Bleta Shqiptare, kjo gjendje nuk mund të vazhdojë më kështu. Nuk ka shumë rrugëzgjidhje sepse duhet të plasë sherri midis palëve të parisë, popullit, dhe mafieve lokale, ose do të ketë revolucion po u mbështetën ideologji të caktuara, ose na duhet të ndryshojmë me mjete sa më demokratike e sa më shpejt në mënyrë që të mos shkojmë atje ku është fundi logjik i sistemeve të tilla oligarkike, kriminale, dhe katundaro-feudale. Fundi i këtyre kriminelëve nuk duhet me kenë fundi i shqiptarëve./TemA-m.a.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “INTERVISTA/ Shenasi Rama: Krimet që kanë ndodhur që nga viti 1990, të ndëshkohen përgjegjësit. Shteti-komb, zgjidhja që na duhet”

  1. docenti me cader says:

    e ku bashkohen shqiptaret me njeri tjetrin kshtu sic thu ti o professor! shqiptaret jan si minjt e haleve, e kan mendjen me honger per veten e tyre,me gjet nanji kanal dhe me rreshkit neper bot me bo pare t pista si muti i zi i kanaleve,dhe kur ti vij rasti t ja fusin shqiptarit qe kan perkrah per me u ngrit per veten e tyre..dhe nese jan n burg,behen minj birucash per shoket e tyre..
    shqiptaret!
    po t ishin t mir shqiptaret kishin pas bo shtet komb ktu e mijra vjet me par
    shqiptaret kan shku e jan bashku me fqinjet e tyre hasem kunder shqiptarit. dhe prandaj edhe fqinjet kan bo shtettet e tyre ne kurriz te hapsires se shqiptarve dhe me shqiptare te konvertuar.
    profesori kuptohet qart se cfar kerkon. ai kerkon qe shqiptaret ti bejn thirrje dimensjonit te kombit dhe shtetit.. sepse familjet nuk i kan keq ata. megjithse ka edhe cfaqje qe institucjoni i familjes ke shqiptaret esht lekund.
    kemi familje shqiptare te ndertu mbi bazen e biznesit prostitucjonal. grun e mori si fillim dashnori dhe e nxorri prostitute ne rrug ,i cili me von u kercenu per tu martu dhe esht martu. fmijet? as ai vet as ajo vet nuk i dijn se te kujt jan.
    kombi.
    kombi shqiptar esht me i madhi ne ballkan dhe ka perfundu ne shtet teper te vogel..
    shteti.
    dihet se shqiptart s bejn dot shtet. shif kosoven ti qe po mbahet me serum nderkombetar ne koma… si shumakeri ne spital..
    pra kemi nje ambjent dhe nje gjendje totalisht te kontaminuar. kemi familje te degjenerume shqiptare,kemi komb legen shqiptaresh qe behen me fqinjet per interesa materjale dhe tjetersojn territorin e tyre kombetar ne dobi te fqinjve..
    kemi edhe shtete shqiptare karrikatura. se nuk jan shtete serjoze. por si bicim krijesa te semura. historikisht.
    e ca do presesh nga nje situate e till?
    lesh me presh!
    kriminela gjithandej. pisllik gjithandej,shkerdhni gjithandej.
    dhe shqiptart e dijn kete prandaj ikin neper bot dhe “behen te huaj” e s kthehen me n shqipni…
    dhe a e dini pse shqiptart s bejn dot shtet?
    sepse jan e kqinj.
    esht ceshtje culture kjo o professor. ne i shofim neper bot te huajt sesi jan. jan tjeter. kan tjeter kultur. nuk te bejn keq.
    i shofim edhe shqiptaret. gjithanej. t ze belaja po u mplekse me shqiptar. do vij si do vij muhabeti dhe o do prishesh me te,o do shahesh,o do kesh problem.. po kurr nuk do jesh happy me shqiptart. njers dobica dhe te poshter. njers qe bejn keq. njers kriminela. sec kan nje terheqje dhe kompromis ndaj krimit dhe ligesis kta qenije mor!
    si ne shqipni edhe neper bot.
    morpro mere shqiptarin,respektoje,nderoje,jepi kafe ,e miqesi e shoqeri,..sa ti jepet mundesija ai do te ta kthej me te keqe ty.
    sepsen,as qoftlargu s mund ta dij.
    megjithe deshiren e mir te profesorit te ktij shkrimi in nuk mendoj se do behet ajo qe ai thot “revolucjon ne tre dimensjonet: familje komb shtet”.
    e kush do ta bej revolucjonin shqiptar,te huajt a?
    ata edhe kaq sa po bejn po bejn shum. shum me shum sesa kan bo per kombe te tjer.
    administratat dhe politikat e perendimorve po i ndhmojn shqiptaret me shum sesa kan ndihmu ndonji komb ne histori. pare po,njeres po,moralisht po,politikisht po,…
    por shqiptart si komb derrash qe jan nuk han pyka. s behen.
    e si do behen ata qe mendjen e kan te mos punojn,te rrijn ne kafene me pordh,te pasurohen pa leviz bythen nga kafeneja,….
    dhe,e vetmja “pun” qe bejn shqiptart esht krimi.
    edhe ato pak suksese zhvilluese qe kan arrit i kan me krime.
    ne menyr hipotetike te themi,po t ju heqesh shqiptarve bisnesin e droges,bisnesin e kurvave,bisnesin e hajnive,atehere shqipnija do kthehet edhe me keq sesa ne nivelin e vitit 1990.
    sepse te pakten ne 1990 kishte njefar aktiviteti,njerzit ishin te punsu neper ato ndermarrje shteti dhe prodhohej dicka dhe merrej njefar rroge.
    por nese ndodh qe “cpunesohet” kta qe “punojn” me drog kurva dhe skifterlliqe.. ,shtoji edhe ca krime te tjera si fallsifikime mashtrime etj.. atehere shqipnija do vdesi per buk.
    eshte nje konkluzjon i thjesht prej ekonomisti ky. sepse po s punove nuk ha.
    dhe po tu pren punet e pista,pun te pastra s ke ,atehere do vdesesh. pik.
    prandaj,mos prisni te moralizohet nje komb pa moral,nje komb qe e quan krimin gje te mir.
    esht myk patatja gjer n thelb.
    ullini osht tha der n rrenj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *