Shtrëngimi i duarve Trump-May, presidenti ka fobi nga… shkallët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Fotografitë ku presidenti Donald Trump dhe kryeministrja britanike, Theresa May ecin të kapur për dore pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, u shpërndanë në mediat ndërkombëtare si një mesazh i marrëdhënies së veçantë, që dy vendet kërkojnë të kenë me njëri tjetrin.

Por, e vërteta, si gjithmonë duket të jetë shumë më e thjeshtë. Një burim i qeverisë amerikane ka deklaruar për disa media, se presidenti në fakt ka fobi nga shkallët dhe sipërfaqet e pjerrëta, e pikërisht për këtë arsye iu desh të mbahej tek kryeministrja britanike. Kjo gjendje, njihet si “Bathmophobia.”

Trump, më parë e ka pranuar hapur se ka fobi nga mikrobet, ndërsa vuan nga një dëshirë compulsive për pastërti.

Sipas “Daily Mail,” burimi mësohet të ketë thënë: ‘Ai i urren lartësitë nga ku mund të shohë tokën poshtë, apo pjerrësitë e mprehta edhe më shumë se mikrobet. Ai urren në veçanti shkallët dhe tmerri i tij më i madh janë mbajtëset e pista të shkallëve.”

Burimi shtoi se Trump nuk e ka patur këtë problem në “Trump Tower,” në New York, pasi mund të përdorte gjithmonë ashensorin e tij të veshur me flori. Por, edhe kjo nuk ka qenë pa rrezik për presidentin: Ai nuk guxonte ta prekte me dorë butonin e katit të parë, pasi ishte butoni që shtypnin të gjithë, e për rrjedhojë, edhe më i ndoturi me mikrobe.

Por, presidenti tejet i kundërshtuar, nuk do ta ketë të lehtë të pranojë se iu desh të mbështetej tek Theresa May, veçanërisht pas talljeve me përmasat e duarve të tij.

Trump thuhet se është vërtetë i inatosur me një gazetar njujorkez, i cili 30 vjet më parë e quajti një “vulgar gishtëshkurtër,” aq sa presidenti vazhdon t’i dërgojë atij fotografi të duarve, për t’i vërtetuar se ato janë me përmasa normale. /Bjorn Runa

Marrë nga “Daily Mail”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/3C9AF0F500000578-0-image-a-25_1485638860433-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/3C9AF0F500000578-0-image-a-25_1485638860433.jpg","attachment_id":"622737"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/3C92D5EF00000578-4167600-image-a-39_1485639944175-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/3C92D5EF00000578-4167600-image-a-39_1485639944175.jpg","attachment_id":"622738"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/3C9AE40B00000578-4167600-image-a-41_1485639961383-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/3C9AE40B00000578-4167600-image-a-41_1485639961383.jpg","attachment_id":"622739"}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *