Sigurimi i Shtetit, kërkohet hapja e dosjes së Berishës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

salaIsh të përndjekurit politikë kërkojnë identifikimin e bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit, të maskuar prej 25-vitesh si ish të persekutuar, disidentë dhe antikomunistë të flaktë.

Kreu i Partisë Rruga e Lirisë, Kurt Kola, është shprehur dje për Shqiptarja.com, se në emër të ish të përndjekurve dhe partisë që drejton, do t’i kërkojë autoritetit për hapjen e dosjeve, të hapë dosjet e disa figurave të rëndësishme të politikës shqiptare dhe disa personazheve që përfaqësojnë sot shtresën e të përndjekurve.

Kola ka pohuar se ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë në krye të listës së personave, për të cilët do të kërkohet informacion rreth raportit të tyre, nëse ka, me ish-Sigurimin e Shtetit.

Po ashtu do të kërkohet informacion mbi të dhënat e mbledhura nga Sigurimi i Shtetit për personat në fjalë.

Ne do të bëjmë kërkesa që të hapen dosjet për të gjitha krerët e partive politike. Për drejtuesit dhe ish-drejtuesit e shtetit. Për drejtuesit e shoqatave, institucioneve etj. Sali Berisha do të jetë në krye të listës, i cili prej 25 vitesh hiqet si antikomunist. Të shohim rolin e tij të vërtetë gjatë diktaturës. Por, mund të them se do kërkojmë hapjen e dosjeve duke filluar që nga dosja ime”,tha Kola. Po ashtu, Kola ka artikuluar një mesazh edhe për një nga drejtuesit e shoqatave të ish të përndjekurve.

Spiunët, të maskuar si të përndjekur politikë, me kryespiunin B. Ndregjoni, morën urdhër nga padronët e tyre dhe dolën kundër shtresës së persekutuar! Por këto sorra janë në grahmat e fundit, sepse tani do t’ju hapim dosjet dhe t’ i demaskojmë që të mos kenë fytyrë të dalin në publik para të cilit deri tani kanë qenë me maska… Spiunë të vjetër e të rinj mbaroi epoka e poshtërsive tuaja”, është shprehur Kola.

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, kohë më parë, akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha, për lidhje me UDB e ish-Jugosllavisë. Balla tha se dosja e Berishës gjenden në arkivat e Beogradit. “Faktet janë të pakontestueshme dhe origjinale. Jemi në pritje të disa dokumenteve të tjera. Në dosjet e ish-UDB fshihen dokumente të përfshirjes së Sali Ram Berishës në shërbimet sekrete jugosllave. Një tekst i shkurtër në gjuhën serbe në dokumentet të cilave iu referova. Përkthyer në shqip: U kontaktua me agjentin tonë në Tiranë. S. Berisha ka raporte shumë të mira me udhëheqjen komuniste. 5 Janar 1987”, ka pohuar Balla.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Sigurimi i Shtetit, kërkohet hapja e dosjes së Berishës”

  1. Kellira says:

    Keta jane bere aq te pasur sa nuk pjerdhin per juve.

  2. kombi says:

    Mos genjeni popullin e shkrete me keto lajme . Se oari , Berisha nuk eshte aq budalla ,qe mos te zhduki dosjen e tij per 25 vjet qe eshte ne pushtet . Se dyti. Berisha eshte tashme i paprekshem . Po behet shume zhurme para zgjedhjeve nga Socislistet , te cilet nuk jane me te paster se Berishet .
    NE KETE SHTET ASGJE NUK DO TE NDODHI, MOS FILLONI DHE FERKONI BARKUN KOT .

  3. Kelmendi says:

    Sa eshte kriminale vepra e ndyre e Berishes po aq kriminale eshte refuzimi per hapjen e dosjes se tij nga qeveria e sotme. Justifikimi se “ne shohim ne te ardhmen pa hedhur syte nga e kaluara..” eshte histori e dale boje, per te mos thene e rrezikshme. Vendosja perara ligjit e Sali Berishes eshte prova e domosdoshme dhe e pakompromentueshme per te besuar seriozitetin e “Rilindjes”

  4. Kryqi says:

    Dosjet e Berishes ?
    Me siguri jane te pa prekura “origjinalet” e ish sigurimit te shtetit
    Germo Tare germo se ……….

  5. Per berihen duhet te hapen raportimet e mbjedhjeve te prtis qe raportoheshin ne KQ.

  6. fieraku NGA ferrasi says:

    O Kurt kola
    Po Ca bere 25 vjet kerkove ndonje te drejte per ish te perndjekurve o kryetar.
    Po Simon miraka kerkoi?
    Po kjo partia jote kujt do ti sherbeje?
    Ju jeni ATA maskarenj qe shkTerruat
    Te perndjekurit ne sherbim te pd PS .
    Tju vije turp
    E percate kete shtrese te pervuajtur
    Mallkuar qofshi
    Ate takonte ty Kurt kola qe per nje grusht parash te shesesh gjakun mundin dhe vuajtjet neper burgje
    Per cfare dosjet te sali Berisha flet.
    Ai eshte nje dosjet e hapur
    Ka qene komunist la qene sekretar partie
    E shumta ka spiunu dike
    E CNA duhet ne dosja e tij sot mbas 27 vjetesh?
    Pasi u sorrollTem si cifutet ne shkretetire
    Me dokumentacion ne duar ngelem di mjerane PA prona PA u integruar se na perplaseshin dyert surratit.cfare bere ti Kurt kola?
    I braktise njerezit bashkevuajtesit e tu
    I lutem te perndjekurve MOS te behen prap budallenj e te ndjekin ty mbrapa
    Cfare ksbere YT bir ne krye te institutit te te perndjekurve kujt i ka zgjidh nji hall.
    Do isha per nje parti te ish pronareve ku do te perfaqesohen ish te perndjekurit gati 90 %te tyre por partia jote eshte e pabesueshme.

  7. Qytetari says:

    Shpejto u kujtove o Kurt Kola, o te pjerdhsha ne tru te te vogel o koqe kanari. Saliu ju ka tredhur juve me kohe, qe nga truri e deri ke brim e bythes. Qe ka qene spiun kjo ska as dyshimin me te vogel,pse kot e vuri Partia Sekretar? Po thuaj o mavri qe ti verifikohen te tera poshtersit qe ka bere e po ben,as se sheh vetem me CEZin se cpo i dalin, pa le sa ka te tjera, ketu mbahuni, e te shikojm se sa te zotet do jene ti kthejn shtetit lekat qe ka pervetesuar familja Berisha, e ta denojne po qe se ka grabitur lekat, oooo Kurt.

  8. j says:

    Kurti me banden e vet te korrupsionit eshte fotokopje e gjithe hajduteve te tjere.
    Sikur ti mjaftoi jeta jeta bejne 20 vjet te tjera burg dhe kur dalin do te vjedhin si keta 25 vjet.
    Nuk ka fan Kurti,fajin e ka geni i degjeneruar i popullit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *