Sokol Balla: Më jep një Yll, të jap një Saimir!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

ballaNga Sokol Balla*

Shumëkush në moshën time kujton një prej lojërave më hedonistike të periudhës së izolimit komunist: shkëmbimin e pullave. Nuk di sesi këto pulla kishin hyrë në Shqipëri, por di për shembull se unë pullën trekëndëshe Kenia Uganda Tanganika, që datonte përpara krijimit të shtetit të Tanzanisë, dreqi e di nga e kisha gjetur. Por nuk kishte gjë më të bukur sesa dita kur ti ktheheshe në shtëpi me një apo dy shtete më shumë në koleksionin tënd (meqë ra fjala këtë koleksion, bashkë me pullën trekëndëshe të Kenia Uganda Tanganikës, i kam akoma).

Kjo loja me pulla sigurisht kishte një truk: pasi përballte forcën e një pulle të rrallë, e cila mund të shkëmbehej me një, apo më shumë pulla shtetesh që ti nuk i kishe në koleksion. Dhe një nga arsyet që pulla tre këndëshe e Kenia Uganda Tanganikës nuk u shkëmbye kurrë nga unë, ishte sepse unë pretendoja që përveçse ishte e rrallë në formë dhe në përmbajtje, ajo ishte pullë që përfaqësonte tre shtete dhe minimalisht kërkoja tre shtete të reja në shkëmbim. E gjithë kjo mu kujtua këto ditë, kur emri i Balilit filloi të shkëmbehej në tregun e pullave politike. Por a po shkëmbehej realisht emri i tij dhe me kë?

Prej kohësh ky emër duket sikur sjell pështjellim veçanërisht brenda koalicionit të majtë. Balili është një emërim i LSI në administratën shtetërore të Sarandës dhe këtë partia e Metës nuk e ka fshehur. Po ashtu e vërtetë është që afiliacioni i tij i mëparshëm është me PD. Por në asnjë mënyrë kjo nuk fsheh paaftësinë e organeve ligjzbatuese për moskapjen e tij, përfshirë edhe Ministrisë së Brendshme. Balili konsiderohet për amerikanët jo aq si peshk i madh, sesa si simboli i dështimit të sistemit aktual të drejtësisë për të shkëputur nyjen politikë krim. Dhe kjo, është arma më e fuqishme e LSI, për të goditur, kritikuar apo kërkuar kokën e Saimir Tahirit. Nga selia e të cilit jo rastësisht duket se kanë dalë psherëtima që lidhin moskapjen e “Kelmend” Balilit, me partinë e Metës. Dhe personi që sipas këtyre psherëtimave mban përgjegjësi, është Ylli Manjani. Ministri “gjuhëgjatë” i drejtësisë, jo vetëm akuzohet se vonoi dosjet e Balilit por është anatemuar publikisht se mund të ketë shkuar në DUBAI për pushime me të.

Që të jem i sinqertë, unë nuk i besoj akuzat as për Tahirin e as për Manjanin, kur vjen puna për Balilin. Nëse organet ligjzbatuese kanë dështuar në kapjen e tij, policia apo policët e thjeshtë që mund të kenë parë me bisht të syrin sesi Balili shëtiste i lirë nëpër Sarandë me Range Roverin e tij, janë shumë më pak përgjegjës sesa agjentët e shërbimeve sekrete që duhet ta kishin dokumentuar këtë dhe t’ja paraqisnin kreut të shtetit apo kryeministrit, apo sesa organet hetimore që nuk bënë asgjë për tetë muaj rresht për rrethimin e tij ligjor. Sa për udhëtimin e Balilit në Dubai me ministrin e Drejtësisë, do kishte qënë më e besueshme po të kishin thënë se ka qënë me Manjanin në Mynih për të parë ndonjë ndeshje të Bayern. Derisa nuk ka qënë ky rasti, vizita e tyre e supozuar në Dubai është thjesht një barcaletë.

Ajo që është e vërtetë, është se dy emrat, Tahiri dhe Manjani, janë dy zëra më “outspoken” të qeverisë së koalicionit të majtë, me shumë pak qime në gjuhë, kur vjen puna për të kritikuar, edhe vetë brenda familjes. Manjani me daljen e tij në Top Story, bëri publike klimën që ekziston mes dy partive, më së shumë mosdakortësinë që zakonisht shfaqet vetëm në takimet e të mërkurave mes Ramës dhe Metës. Takime ku jo rrallë kanë qënë të pranishëm edhe Tahiri dhe Manjani. Por tashmë këto takime po bëhen kokë më kokë, dhe dy liderët supremë duket se janë të pakënaqur me sjelljen e “oficerëve” respektivë. Dhe meqë të dy emrat janë të rëndësishëm për të dy kampet, duket se askush nuk është duke lëshuar pe’. Dikush kërkon kokën e Manjanit para zgjedhjeve, dhe tjetri përgjigjet zjarr për zjarr me emrin e Tahirit. “Të jap një Yll, me jep një Saimir?”.

Fiks, si te loja me pullat.

Kështu që duhet të mos i marrim seriozisht cfarë po ndodh vërdallë. Sidomos ata që mbështesin opozitën dhe shohin me sy të lëngëzuar se çfarë ndodh kudo, nga Uashingtoni e deri te zyra e Metës, si shpresë për të ardhur në pushtet. Ashtu si pulla trekëndëshe Kenia Uganda Tanganika nuk shkëmbehet dot me tre shtete, edhe trekëndëshi Tahiri Balili Manjani nuk prodhon dot as krizë, e jo më prishje koalicioni. Thjesht si taksapagues më vjen keq që loja me pulla po harxhon kohën e një qeverie që duhet ta harxhojë për të na qeverisur më mirë, atë të një kuvendi që duhet të bëjë ligje më të mira dhe së shpejti edhe të Keshillit të Sigurisë që duket do ta marrë këtë lojë seriozisht.

Të majtët po mundohen, në mungesë të guximit për t’u ndarë e përballur në zgjedhje me njëri tjetrin në qershor, të na mbajnë humorin ndezur për pesë muajt në vijim. Dhe si gjithmonë, ashtu si vjet në korrik, gjithçka do përfundojë, ashtu si te ajo bejtja e vjetër popullore:

“U rraha me xha Kamberë / unë matu, ai bjer!”/ Javanews

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

10 komente në “Sokol Balla: Më jep një Yll, të jap një Saimir!”

  1. Qytetar says:

    Shkrim i bukur,jam i bindur se kështu do të ndodhë.Edi Rama dhe Ilir Meta janë dë dënuar të qeverrisin bashk dhe për shumë vite të tjerë Shqipërinë.Do të ishte e pa falshme pët Ta ta lënin këtë vënd në duart e asaj klike që e vodhi dhe e vrau për vite me radhë.

  2. Tirana says:

    Më jep një Yll të të jap një Saimir, është një nëntekst shumë më provokativ dhe domethënëse, se gjithë shkrimi!
    Më jep një Yll të të jap një Manjan, siç duhet të ishte logjikisht, të bën vetëm për të qeshur, ngaqë Manjani ordiner përballë një emri kaq të çmueshëm, e vetmja gjë për të cilën nuk është përgjegjës, ësht me të vërtet që paradoks që të dhjet gazit! Sikurse habia dhe humori kur dëgjon emra Çaknorris, Vandam, Piovra, Tanokaridi.

  3. Zaho Pakokerama says:

    HE MER SOKOLI I NENES !

    Ishte me mire te na sillje ate pjese te romanit te Ismail Kadarese, ku flet pikerisht per shkembimin e pullave postare: te jap Angolen me jep Burundin dhe Libine….
    Behesh qesharak per shumicen qe e ka lexuar qe ne femijeri ate roman te Kadarese. Siç duket ti aso kohe luaje me macet e pallatit, duke i kapur per bishti, e duke marre si “pergjigje” nga maçoket nje te gervishur te mire ne surrat.

  4. LORA says:

    Sot n’a duhej edhe falli i s.balles,
    qe me dhjaksllek vendos nje paralele midis Ministrit te Brendshem, te mirevleresuar nga nje shumice domethenese e opinionit publik ,per punen dhe sukseset e tij ,dhe ylli manjanit,xhonglerit lsi-st , te shume fjaleve e hic-puneve.
    Sa shume po lodhet kamorra mediatike ,per hesap te qoftelargut.Aq shume po lodhet ,sa po i kthehet edhe pasionit filatelist.
    Ik o sokol,,,,ik bej ate punen, qe ben me mire,,,,,nuk mbeti njeri mangut per traplliqet e tua.

  5. Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

    Sokol ti nuk thua krejt te verteten se koken e Tahirit e kerkon ne rradhe te pare PD dhe pastaj LSI.
    Ti nuk thua se me ardhjen ne detyre te Ylli Manjanit ai eshte perplasur gjithmon me Saimir Tahirin.
    Ti nuk thua se Ylli Manjani eshte kushriri i Monikes dhe i deputetit Pare Spahiut dhe e perdor Rimin si dordolec duke e vu te konkuroj perpara Like Metes.
    Ti nuk thua se Manjanet po bejn ligjin ne Diber dhe kan zaptu gjith Bashkin me mij e moca..
    Ti nuk thua se Likja i Monikes eshte po ashtu si Shkelzen Berisha i perlyer ne vjedhjet e ÇEZIT.
    Jo Sokol ti nuk thua krejt te verteten,qe LSI prej gati 10 vjetesh ne pushtet eshte pasur brutalisht dhe ndjehet e fuqishme.
    Ti nuk thua se ky President dhe ky Prokuror qe kemi dhe qe po mbajne peng Reformen ne Drejtesi jane zgjedh nga dyshja Berisha Meta per tu sherby kety dy HAJDUTAVE.
    Pra dhe Ylli Manjani nuk eshte ndryshe,ai po i sherben me devotshmeri Metes dhe Berishes .
    Sokol leni lojnat me pulla por shiko realitetin.
    Likja vertet ka ren nga pesha kete koalicion,por prap koken e ka shume te madhe ne proporcion me trupin.
    Turqeta Koli i Topit 😉

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ate qe nuk mundi ta bej Berisha e beri Meta,shkeputi vemendjen nga korupsioni I familjes Berisha ne privatizimin e ÇEZ-it !
    Ministrat e LSI-s ne kualicion kane vepruar jo nen komanden e kryeministrit por te kryetarit te parties se tyre.Kritikat e tyre marin zemer nga pavarsia pa limit qe Rama ju ka dhene .Ministrat e LSI-s ne kualicion me PS e ndjejne veten jashte kualicionit,por qe japin llogaridhenie tek Meta.Mjafton nje komande nga pulti I tv.qe Meta ju dergon,heshja zgjat deri ne programimin tjeter.
    Sulmi kunder ministrit Tahiri eshte I kordinuar nga PD dhe LSI,mendojne se do ta demtojne PS ne piken me te forte te saj.
    Balili dhe Kumbaro mund te jene se “bashku” duke pire kafe,fajtor me sa duket eshte dhe ministri angles.
    Meta dhe PD-ja nuk kerkojne Balilin por Tahirin !
    Fushata ka filluar jo me bashkimin e partive ne kualicion,por me bashkimin e ideve per te luftuar kundershtaret ne pushtet.

  7. Andrea Cino says:

    … kemi luajtur me pulla dhe ne të tjerët… por krahasimet nuk funksionojnë me atë periudhë “denigruese diktatoriale të njeriut” … me këtë periudhë të tanishme kaq “të ëmbël, erotike, demokratike, sociale, hyjnore, të dlirë….”… ore djalë, nëse keni penë në dorë bjeri bojës në të bardhë direkt…. Saliu është gjeniu shkatërrimit të Shqipërisë, Iliri gjeniu i lojrave për tu vjedhur shqiptarëve edhe atë që atyre u ka falur natyra; njeriun… Edvini është gjeniu i mos dijes, i vazhdimit të lëshimit të slloganeve pa bereqet mësuar si megalloman i profesionit si mësues, i pafuqishmërisë, ja futjes kot… dhe keni sa të duash për ti përcaktuar me bojë se kush janë… direkt… ose lëre mos shkruaj sa andej këtej…

    1. loreta says:

      Ke nje gabim te vockel Andrea: Kur nuk bejne te gjithe, sipas teje, atehere dot thote se ky vend ka mbaruar, gje edhe dialektikisht nuk mund ta pranosh; çdo probleme e ka nje zgjidhje. Pra ti je shprese humbur ketu, por mos kerko qe ti besh dhe te tjeret per jeten shprese humbur se ben gabimin e dyte fatal qe duhet te ndeshkohesh. Barazimi i te gjithe ketyre nuk eshte i drejte se nuk eshte i vertete, sado qe je munduar te ngjallesh pak interes tek percaktimi tipareve dhe bemjeve te tyre. Me e mira do te ishte qe te thosha sa kane bere mire dhe sa kane bere keq keta persona qe ne te tjeret vete te bejme dallimin pa u thelluar ne analize e duke e marre ne mirebesim mendimin tend. Andrea, nuk krahasohet Rama me Berishen apo Meten per shkak te slloganeve, por krahasohet per shkak te atyre qe ka kryer ne kete periudhe. Kthehu tek mendimi qe te shpie tek veprimet e te treve, ngjajne shume? Ketu qendron dhe objektiviteti i thenieve te tua. E pastaj e le rrugen te lire qe te vazhdojme jeten , por te bejme dhe zgjedhjen, ndoshta edhe me te miren e te keqinjeve!

  8. Balili gjys LSI gjys PD says:

    Cfare kombinimi,
    ,kaq

  9. damian says:

    Sokol qenke ne hall dhe je treguar nje cike palle. Cakejte e LSI dhe PD jo me kot sulmojne Sajmir Tahirin dhe Min. e Rendit. Nuk vjedhin dot te qete pa mos patur njeriun e tyre ne ate post. Si more Sokol na e ben logjike pazari afrikan kete shkrim dhe perzien tok njeriun puntor dhe korrekt Saimir me te degjeneruarin Ylli Manjani apo cilindo tjeter nga hajdutet e LSI. Sokol me mire te kishe tundur qebapin ashtu si di ti vete se sa humbe kohen me kete shkrim qe te ul piket si gazetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *