Aksident i rëndë në Fier, humbasin jetën dy persona

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

aksidentNjë aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin Fier-Hoxharë.

Në ecje e sipër, një automjet ka dalë nga rruga, duke u marrë jetën 2 personave që udhëtonin në të.

Nga të dhënat e fundit rezulton se automjeti ka rënë në kolektorin e Roskovecit dhe dy personat kanë gjetur vdekjen nga mbytja.

Ndërkohë, një person tjetër ka mbetur i lënduar nga aksidenti dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Agjentë të policisë rrugore që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *