Berisha merr në mbrojtje Ylli Manjanin: Sot ai është njeriu më i kërcënuar, Kokën s’e shkarkuan se ka video për Ramën

30 Janar 2017, 18:18Politika TEMA

Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Ylli Manjanin, pas shkarkimit nga ana e kryeministrit Rama.

Sipas tij, Manjani sot është njeriu më i kërcënuar në vend.

Berisha kërkoi Komision Hetimor për deklaratat e Manjanit, teksa theksoi se të huajt kanë kërkuar largimin e ministrit të Brendshem, Saimir Tahiri.

Sipas Berishës, Balili është njeriu i Metës, por Tahiri e mbron sepse ai është nënkontraktor i Habilajve.

Berisha tha se Rama nuk e shkarkon ministrin e Mjedisit, Lefter Koka edhe pse ai bëri akuza të forta. Sipas Berishës kjo vjen pasi Nar Koka ka video me të cilat shantazhon qeverinë.

Berisha tha se PD-ja do fitojë pasi njerëzit e kanë kuptuar se kjo është një bandë kriminale.

Ja çfarë thotë Berisha, në një intervistë për ABC News:

Zoti Berisha ishte një fundjavë ku u duk, nëse shprehemi në mënyrë figurative mund të themi se “doli fundi i kazanit”, po Edi Rama dhe Ilir Meta vazhdojnë qeverisin bashkë dhe Ylli Manjani është ministri i shkarkuar. Ju me siguri dhe portalet mes pikëpyetjesh e paralajmëruar largimin e tij ndërkohë ju u shprehët se fitoi Eskobari, duke ju referuar Klement Balilit i cili është ende në kërkim i pa kapur. Si e komentoni këtë zhvillim të këtyre dy-tre ditëve të fundit si dhe deklaratat e zotit Manjani?

Ky zhvillim ndodh në një pseudomazhorancë, e cila është unike në planet, dy palë që nuk lënë intrigë pa bërë kundër njëra tjetrës, nuk lënë akuzë pa bërë kundër njëra tjetrës. Pretendojnë ose tallen me një vend, ose tallen me një popull, tallen me një shoqëri, qëndrojnë në pushtet me ato vota si një organizatë e vërtetë kriminale. Mund të ketë patur njerëz që e kanë quajtur të rëndë këtë shprehje kur e kam thënë në fillim, bazuar në një libër të famshëm “Hajdutët e Shtetit” të Sarah Chayce, por çdo njëri që sheh zhvillimet në Shqipëri absolutisht kjo qeveri tejkalon qeverinë të cilës i kushtohet ky libër, ish qeveria e Afganistanit dhe del kjo në vend të parë. Cfarë ndodh, çfarë po ndodh? Ministrii drejtësisë, i cili për pozicionin që ka është dhe më i informuari nga të gjithë ministrat e tjerë, ka informacionin e të gjithë veprimtarisë të qeverisë dhe të shtetit, por ka dhe informacionin e burgjeve, të botës së nëndheshme që është dhe një nga burimet më kryesore për krimin, trafiqet  dhe zhvillimet kriminale në një vend. Pra, ky ministër shkarkohet në kulmin e një krize që është kriza e Eskobarit, sepse, siç rezulton dhe unë më vjen keq por e theksova dhe vetë, ky është i pari që ka kërkuar arrestimin e Balilit. Ky paguan çmimin. Natyrisht duhet të jemi realist. Akuza të rënda mbi këtë mazhorancë këtë javë ka lëshuar dhe Lefter Koka, Vangjel Tavo. Por Lefterit u mjaftua duke i thënë qentë le të lehin. Jo se nuk tha gjërat më të rënda por problemi është se videot e Kokës e shakullosin Ramën dhe gjysmën e udhëheqjes socialiste që në momentin që ti teket atij ti nxjerrë, dhe për Ramën i ka të plota ato.

Por kthehemi tek Manjani. Manjani është qartë viktimë kryesore e lidhjeve të krimit, e mbrojtjes dhe proteksionit të krimit. Por Manjani, kush ndoqi intervistën e tij, deklaroi një gjë të padëgjuar kurrë, që kryeministri firmos akte për gjëra që nuk kanë ndodhur, për mbledhje që sjanë mbajtur. Pra kryeministri është një fallsifikator i tillë saqë përdor fuqinë e ekzekutivit për të urdhëruar pagesa, zhvillime, për të paraqitur ndodhira të cilat s’kanë ndodhur kurrë. Kryeministri pra shndërrohet, përdor fuqinë e ekzekutivit si një instrument kryesor për veten e tij për qëllimet e tij. Sepse një njëri, një kryeministër të firmosë vendime, akte për gjëra që nuk kanë ndodhur, ai vë veten e tij në këto akte dhe ndaj Manjani tha se me krijimin e SPAK ai do të flasë. Manjani, për pozicionin që ka patur, ka patur mundësi të ketë një vështrim mbi të gjithë sistemin e prokurimeve dhe koncesioneve apo vendimeve. Manjani ka pra kështu të gjithë biografinë kriminale të kryeministrit shqiptar, të Niko Kapuranit, të Saje qorrit, të Damian hajdutit dhe me radhë e me radhë. Cfarë del këtu tjetër? Del këtu se që në këtë moment Ylli Manjani është njëriu më i kërcënuar i Shqipërisë, sepse me njohuritë e tij të pakufishme, ai, ekzistenca e tij përbën problemin më madhor për Edi Ramën dhe organizatën e tij kriminale të përbërë nga Saje qorri, Damian hajduti, Ilir Beqja, Niko Kapurani siç po e quan Korça tani. Mendoj se në kushtet aktuale, një komision hetimor parlamentar, në të cilin Manjani të zbardhë për publikun shqiptar dosjen e tmerrshme të organizatës kriminale që quhet qeveri, aferat e mëdha të Edi Ramës që firmos vendime për gjëra që s’kanë ndodhur, vjedh pra me firmën e tij, situatën dhe informacionet e mëdha që ai ka. Një gjë duhet të kemi parasysh, se bota më e informuar nuk është kjo që shohim ne, nuk është as komuniteti i inteligjencës, nuk është as qytetari dixhital, bota më e informuar është bota e nëndheshme, bota e burgjeve.Ata janë një univers indformacioni. Ndaj dhe del e domosdoshme krijimi me urgjencë i një komisioni hetimor parlamentar në të cilën zoti Manjani të bëj transparencë duke i bërë një shërbim shumë të madh vendit, ndofta një nga shërbimet më të rëndësishme në 26 vitet e fundit.

Nëse i marrim në mënyrë kronologjike ngjarjet, pra kemi kërkesën e zotit Meta për thirrjen e Këshillit të Sigurisë drejtuar Presidentit Nishani i cili ka paralajmëruar se do të mblidhet, kemi një deklaratë të Vasilit i cili i referohet takimeve që zoti Meta ka patur me zyrtarët amerikanë lidhur edhe me këtë çështje; kemi pastaj deklaratat e zotit Lefter Koka dhe të zotit Tavo, dhe më pas dhe ato të zotit Manjani. A ra Ilir Meta sot?

Pa diskutim që është një kapitullim pa kushte i të gjithë këtyre. Natyrisht unë kam thënë dhe e them. Kërkesa e Metës për të mbledhur Këshillin e Sigurisë kombëtare ishte një kërkesë e drejtë. Këshilli sjell më shumë transparencë dhe uroj që Kryetari i Këshillit, pra presidenti i Republikës të njohë publikun me shqyrtimin dhe konkuzionet e kësaj mbledhje. Historia e Balilit, e cila ish ministri Manjani theksoi se ka një datë të rëndësishme që është 17 maj, ishte një histori unike. Edi Rama, Sajmir Tahiri ju thanë të gjitha përfaqësive diplomatike në Shqipëri dhe atyre jashtë Shqipërisë, se Eskobarit të Ballkanit nuk kemi ç’ti bëjmë sepse e mbron Ilir Meta. Majde arritën deri aty sa e thanë se e fsheh Meta. Ilir mund ta ketë fshehur, ai mund ta ketë mbrojtur por ka një problem. Ilir Meta, si kryetar parlamenti ka zero fuqi ekzekutive mbi policinë e shtetit. Ilir Meta as nuk mund ta urdhërojë, as dhe s’mund t’ja bllokojë hetimin asaj. Atëherë, normal lindte ideja që këta po e përdorin, spo e arrestojnë Balilin vetëm e vetëm që të mund të akuzojnë Metën. Unë nuk e di se çfarë i kanë thënë në Uashington Ilir Metës, por mosarrestimi i Balilit ishte kryekëput mbrojtje që i bëntë Edi Rama dhe Sajmir Tahiri. Meta në një moment kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të dëshmuar që janë të tjerët të cilët po mbrojnë Balilin. U cudita kur pati njerëz që thanë se a duhej kjo mbledhje. Asnjë problem më madhor sot në rrafshin e sigurisë kombëtare se Balili nuk ka. Aq sa ishte Pablo Eskobari për Amerikën Latine, kaq është Balili për Ballkanin, për rajonin. U përpoq Rama me Tahirin duke përhapur lajmin se ja kishin besuar DEAs arrestimin. DEA është një organizatë që kryeson në botë luftën kundër drogës por secili vend ka detyrimin të arrestojë trafikantët e vetë. Pra kjo është një organizatë kriminale. Manjani e tha por e kam thënë dhe unë në parlament, se partnerët, mbi bazë dosjesh të paktën tre herë kanë kërkuar largimin e Sajmir Tahirit nga kjo detyrë. Sepse ata kanë konstatuar lidhjet e tij të tmerrshme me krimin. Erdhi shefi i agjensisë qëndrore të zbulimit të SHBA, takoi kryepolicin por nuk takoi ministrin. Pra nuk i kishte kredencialet për ta takuar.

A e dini pse nuk arrestohet Balili? Se Balili qënka kontraktor kryesor i Habilajve, i drogës së Balilajve, pra i drogës së Tahirit se çfarë është droga e Habilajve është e Tahirit. Këtu e kam informacionin që më ka ardhur këto ditë. Pra një kupolë e tmerrshme krimi rëndon sot mbi çdo shqiptar. Këto zhvillime faktojnë katërcipërisht se krimi sot është qeveri.

Zoti Basha deklaroi se SHBA nuk e mbështesin Ramën ndërkohë që në këtë situatë sa e fuqishme duket PD për të përfituar qoftë nga pikpamja e krediteve qoftë në elektorat?

Unë mendoj se opozita së bashku me qytetarët shqiuptarë do t’ja dalë me sukses të plotë të largojë këtë bandë nga qeverisja. Kjo është një bandë, është një organizatë kriminale. Cilido që mund të më thotë jo, i paraqes secilit koncesionet e Beqes, e Gjiknurit, veprimtarinë oskure të Nuko Kapuranit,që hiqet si xhentëllmen por i kapur nga të katër anët më thonë korçarët, nga banda famose e Partisë Siçiliste. Pra janë qytetarët shqiptarë të cilët pa diskutim, të udhëhequr nga opozita do të japin verdiktin. Cështja e qëndrimit të SHBA është një çështje themelore sepse Edi Rama, në një akt megakorrupsioni politik, i korruptuar nga Xhorxh Soros, i lejoi vetes të thotë në mediat kryesore të botës sharjet prej një halabaku politik, që si tha asnjëri në planet, ndaj presidentit aktual Donald Trump. Unë paraqita në parlament dokumentat e qarta se si ndryshoi vota nga tetori në dhjetor. Edi Rama për çdo shqiptar përbën një rrezik serioz për sigurinë kombëtare dhe të ardhmen e vendit.

A shkon Ilir Meta me Edi Ramën në zgjedhje?

Unë mendoj se shkojnë por nuk mund të them me siguri se cili do jetë kompozimi i koalicionit të tyre por çdo lloj kompozimi kam bindjen se opozita e mbështetur nga qytetarët shqiptarë do ti japë vendin e merituar.

12 komente në “Berisha merr në mbrojtje Ylli Manjanin: Sot ai është njeriu më i kërcënuar, Kokën s’e shkarkuan se ka video për Ramën”

  1. Labi Vlore says:

    Manjani ka te drejte. Kjo eshte mese e besueshme kur kete e thone Berisha dhe Blushi.

  2. shqip says:

    Si u be ajo puna e çez-it? Do deshmosh para spak, bkh, klgj, apo do shtysh sa te mundesh. Me shprese se populli”dele” do ju ricikloje edhe nje here. Ne menyre qe te behet e treta e verteta. Ta shkaterrosh perfundimisht kete territor qe quhet Albani. Po qe ju primitivet shpellare e kthyet ne Albanistan. Kellire ti, dhe perverse ata qe te vijne nga pas. Tufa islamike qe na u bete peshqesh nga lekure rreshkurit e Anadollit.

    1. Lloji says:

      Kjo remuja e sotme ishte ushqim per derra, fiks per Saliun.
      Per CEZ nuk e hap gojen sikur plumit ti fusish ama per llapaqen kazanesh esht i pari qe ha mut!!

  3. jani says:

    O mut po ti je ne komision per Cez . Ti dhe ai kopili gay qe ke ti . Ne burg do shkosh atje do ngordhesh si qen . Manjani iku edhe koka do ike se eshte me idiot se manjani ndersa ti je per burg burg burg. Harram e pacin besimin e qytetarve po nuk te rrasen ty brenda.

  4. eli says:

    Tani ruhu Manjan se tani mund te na lesh shendene!Mos dil per gjah se po foli ky e ka bere ndermend ndonje skenar.????

  5. undefined says:

    Ne te koruptuar nga ty nuk ka ne shqiperi e nga familja jote, o serb, kur te vini brenda familiarisht te shohim cdo shkruash prape. Pak jet te ka ngelur o plaku mere

  6. Bardhi Tolabi says:

    Vetem me nje shpifje prej te gjithave qe thote ky truthari e shpifesi i peshtire Sali krimineli i rezoj te gjithe t etjerat qe brockullit.Ne Korce nuk thone Niko Kapurani,sepse Kapuranin e ka “perqafuar”qe prej kohes kur ishte aleat me ty Ilir floriri.Per kete aresye Kapuranin e vogel Piron,Likja e beri dpeutet dhe e ke aty “koleg” ne parlament…
    Per te gjithe ata qe do te te lexojne dhe me lexojne dhe kete komentin tim,le te gjykojne se i kujt eshte Kapurani i Nikos apo I Like floririt…sepse po ra ere leke veshet ngritur i mban Likja dhe e ka treguar me fakte kete…

  7. Toni says:

    Nje gje eshte e sigurt per partine kundershtare ne politike…kur ky te nxjerr foton tende me gjethe fiku e ke te garantuar qe fiton zgjedhjet si kryetar Bashkie , kur te hyn te pragu i shtepise dhe deri te krevati e ke te garantuar qe fiton zgjedhjet dhe behesh Kryeminister, kur i nxjerr kundershtarit politik ndonje video me breke te grisme , e sigurte qe e ndihmon te fitoje zgjedhjet edhe ne zona te veshtira, kur perflet ministrat e flet ne tym per ekzistenca videosh cdo dite , ai minister votohet si me i suksesshmi i qeverise me te drejte… Ore po vetem ti se ben dot kete analize dhe ke 25 vjet qe rrokullisesh si rrote k..i edhe tallin te gjithe b….n me ty? Hajde Saje kingu …qente le te lehin karvani ecen para

  8. harillaqi says:

    Nuk i degjon me njeri pordhet e Sali Berishes.Ato pordhe t’i degjoi Liria,Zeni,Argita dhe Jamambermuti.

  9. Sul Kodherja says:

    Doli ky trapi qe s’le njeri pa marre ne goje, kur do shpetojme nga marrezite e krimet e ketij robi.Vetem politikan s’u be ky njeri, komunist po edhe hajdut e vrases po.Bastard me gjak serb.

  10. QIM PORDHA says:

    shiko tend kopil o psikopat vuçidoli se i ke oret e numeruara je ne prag te vdekjes do te perfundosh ne skopillje si derr sauku

  11. ..... says:

    PO sa njeri i keq paske qen mor malok , paske pasur fuqi te mbinatyrshme , megjithse ky sistem qe jetojm njerzit i do te kqinj deri ne shperfytyrim si ky maloku i ndyr pa bes e iman.kta mostra drejtojn kte mut sistemi ngado , jan ushtria e djallit mbrojn njeri tjetrin me fanatizem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje