Blendi Fevziu: Rama i tregoi forcën Metës!

rama meta“Fitore” të Ramës, që tregoi forcë dhe Meta që është tërhequr përpara forcës së Ramës. Kështu e komenton gazatari Blendi Fevziu lëvizjen e fundit brenda kabinetit Rama, e cila sipas tij, shuan edhe dilemën se me kë do të dalë LSI në zgjedhjet e qershorit.

Në një opinion të publikuar te opinion.al, Fevziu shkruan se me shkarkimin e Ylli Manjanit si Ministër i drejtësisë, Rama bëri një veprim që vlen shumë simbolikisht.

Ja komenti i Fevziut:

Telenovela nuk mbaroi. Edhe pse ajo shërbeu për t’i dhënë fund një dileme që duket se qarkullon prej kohësh, rreshtimit të forcave politike në koalicionet e ardhshme zgjedhore.

Ashtu siç parashikohej edhe në editorialin e djeshëm të opinion.al, PS dhe LSI e kanë mbyllur me një “kompromis” javën e tensionuar midis tyre. Ndër tre variantet; 1- Përzënien e LSI nga koalicioni, 2-Ikjen me dëshirë të Metës nga marrëveshja me Ramën, 3- Gjetjes së një kompromisi të përkohshëm, të dyja palët kanë zgjedhur këtë të fundit. Pra rrugën e tretë. Dy partitë e së majtës kanë arritur sërish një marrëveshje. Një marrëveshje që i fashit përkohësisht tensionet, por nuk jep zgjidhje problemit themelor mes PS dhe LSI. Atij nëse këto dy forca mund të qeverisin bashkë apo janë të destinuara ta kthejnë koalicionin qeveritar në një sherrnajë të përditshme.

Konflikti mes PS dhe LSI ishte tensionuar mjaft javën e fundit duke pasur dy protagonistë, ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani dhe atë të Mjedisit Lefter Koka. Të dy ministrat sulmuan ashpër Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për lidhje të policisë me bandat, kultivimin e hashashit dhe mosarrestimin me qëllim të Kelmend Balilit. Në fillim të javës vetë Meta e kishte tensionuar situatën duke i kërkuar Presidentit një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen ‘Balili’. Dukej sikur koalicioni po futej në një krizë të re, të përsëritur, por gjithçka ka mbetur aty. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur në prapaskenë, por Rama e ka rivendosur autoritetin. Ai ka shkarkuar Manjanin dhe shkarkimi më shumë vlen simbolikisht. Ai ka treguar forcë dhe Meta është tërhequr përpara forcës së Ramës. Por pa asnjë dyshim që kjo marrëveshje e përkohshme, nuk zgjidh thelbin e konfliktit mes tyre, filozofitë e ndryshme që kanë në mënyrën se si qeveriset vendi.

Ndërkohë, vendimi i sotëm i jep fund dilemës se me kë do dalë LSI në zgjedhje. Një javë më parë Meta deklaroi se nuk do jetë në koalicion parazgjedhor me PD, ndërsa sot, me shkarkimin e Manjanit, indirekt rikonfirmoi renditjen në një koalicion me PS dhe PDIU. Të tjerat nuk kanë asnjë rëndësi për momentin…

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Blendi Fevziu: Rama i tregoi forcën Metës!”

  1. Labi Vlore says:

    Epo kur ben diversion dhe Blend Faqeziu!!!!Ahahahahahahahahahahahahahhahahhahahahah

    1. Argita_B says:

      Labi, Blendi paguhet per te bere diversion, dhe paguhet mire biles per ate pune. Problemi eshte se llogjikisht nuk e ka gabim, eshte koherent ne gjykimin e tij, te pakten per momentin.
      Nese Meta pranon te shkarkoje nje minister te qeverise se Rames pasi ky i fundit ndesh ne probleme disipline me te, kjo do te thote se Rama i ka ber presion Metes.
      Nese Meta nuk do te kishte pranuar te beje kualicion me Ramen ne zgjedhjet e ardheshme, Met kurre nuk do kishte pranuar te shkarkohej Manjani!
      Ose Manjani nuk ka problem vetem me Ramen, po ka dhe me Meten, dhe ne kete rast Meta me nje gure ka vrre dy zogj.

      1. Labi Vlore says:

        @Argita-B. Jam dakort, Por nuk besoj se Blend Faqeziu eshte aq inteligjent sa te kuptoje keto qe ke shkruar ti, pavaresisht se paguhet per diversion.

    2. Arton says:

      U hodhet ju qente e Berishes tin hidhni benzine zjarrit. Une nuk kam pare minister me jo etik qe te prese doren qe e ushqen se sa ky Manjani. Si mund te akuzosh qeverine pa fkate! Ku i ke faktet? Ky po beri te njeten gje qe beri dhe po ben SHQUP-i, mashtrime, mashtrime, mashtrime. Ku i ke faktet more Minister? Nxirri ti shohim e mos llomotit si jevgat lart e poshte. Fole edhe ke Presidenti si kurvat duke u bere njesh me drejtesine e kalbur nga koka deti tek kembet. Fakte, Fakte, Fakte. Jo DENGLA! NXIRRI.

  2. sopiqoti says:

    Qe Blendi Fevziu eshte i ” nivelit te larte” per vleresimin e politikes dhe te politikaneve KJO NUK DISKUTOHT.Pika neve qe ndjekim emisionin OPINION qe drejtohet prej tij dhe qe perbehet nga disa mendje BOSHE si ne politike ashtu dhe ne njohjen e problematikes te zhvillimt te shoqerise Koalicioni PS — LSI do te funksionoue..Rama duhet te nxjere mesimedhe te veproje me mencuri per zbatimin e programit zgjedhor.Te vleresoj edhe kritikat e ish-ministrit dhe te siguroje qeverisjen NE EKIP .Kjo siguron fitoren ne zgjedhjet e ardheshme.

  3. Dashamir Vlora says:

    Epo nje Analist ta konsideroje maredhenien substanciale PS-LSI ta konsideroi Telenovele tregone per nje shterrim te logjikes me bazike,nga ana e Blendi Fevziut.Dy duken qartazi qellimet e ketij analisti:Diabolizmi i perziere me nje egoizem prej sharlatani dhe Cmira si ves i pakontestueshem po i ketij Analisti.Lajmi sapo doli,keshtu qe nga cilido kerkone pak kohe per ta njohur shkakun e pastaj ti hidhemi Pasojave.Ku e di ky njeri se Rama e ka bere pa u konsultuar me LSI,qe e ka kontigjent?Per cfare aresye Fevziu ben kaperxime te tilla qe as nje i renduar menderisht nuk mund ta bej?C,fare e detyroj qe ky te hedhi ne treg nje mendim plazmik,pra ende te pa konsoliduar?Atehere jane ato aresye qe permenda me larte.qe do te thote se ky njeri eshte konsumuar totalisht si i tille,pasi i provoje te gjitha krahet e tani vecse te shkoje ne shtepi,ndryshe do te vazhdoje te humbase gjithcka qe ndertoi.Une personalisht e kuptoje pa folur ende kete njeri,pasi i mungone Ajka.Qumshti i tij ka me shume uje sa duhet…

  4. tirona says:

    filloi ti jape frutet e para VETTIN-gu, do te haje edhe koka me te medhaja se sa e ketij ministri……..

  5. rigoni says:

    Meta po i flijon nje e nga nje
    se ndryshe e mori lumi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *