Cilat vende shpenzojnë më shumë për ushqime? Shqipëria krahasohet me Afrikën…

30 Janar 2017, 09:46Sociale TEMA

Në Shqipëri, familjet shqiptare shpenzojnë rreth 49% të buxhetit për ushqime, ndërsa në vendet e tjera të rajonit, kjo peshë luhatet në 33-37% (Kosova 43%), duke bërë që vendi ynë, për fatin e keq të qytetarëve të saj, të krahasohet vetëm me shtetet afrikane, si Kenia, Nigeria, Kameruni… 

Amerikanët shpenzojnë vetëm 6.4% të të ardhurave të tyre për ushqim, sipas shifrave më të fundit të publikuara nga Departamenti i Shteteve të Bashkuara për Agrikulturën. Në përgjithësi, sa më i zhvilluar të jetë një vend, aq më e vogël është përqindja e të ardhurave që shpenzon për ushqim, siç tregon dhe harta e publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror.

Vendet që shpenzojnë më pak

Janë vetëm dhjetë vende në botë që shpenzojnë më pak se 10% e të ardhurave të tyre për ushqim, katër prej të cilave janë në Europë; Mbretëria e Bashkuar është e treta me 8.2% e të ardhurave mujore, e ndjekur nga Zvicra me 8.7%, Irlanda shpenzon vetëm 9.6% dhe Austria 9.9%.

Katër vendet e tjera ndodhen në pjesën tjetër të botës. Amerikanët shpenzojnë të paktën 6.4%, Singapori është i dyti në listë për sa i përket shpenzimeve më të ulëta për ushqim krahasuar me të ardhurat në total, 6.7%.  Kanadezët shpenzojnë rreth 9.1% të të ardhurave në ushqim, ndërsa australianët shpenzojnë 9.8%.

Vendet që shpenzojnë më shumë në botë  

Nigeria shpenzon më shumë se gjysmën e të ardhurave për ushqim, dhe janë nëntë vende të tjera që shpenzojnë më shumë se 40% të të ardhurave për ushqim.

Katër prej të cilave janë në Afrikë, Nigeria 56.4%, Kenia 46.7%, Kameruni 45.6%, dhe Algjeria 42,5%. Katër të tjera janë në Azi, Kazakistani 43%, Filipinet 41.9%, Pakistani 40.9% dhe Azerbajxhani 40.1%. Guatemala është i vetmi vend në Amerikën e Jugut  që ndodhet në listën dhe familjet shpenzojnë rreth 40.6% të të ardhurave për ushqime.

Shifrat nuk tregojnë se ushqimi është më i shtrenjtë në Nigeri se sa në SHBA. Në fakt, është e kundërta. Një amerikan mesatarisht shpenzon rreth 2,392 dollarë në vit për ushqim, një nigerian mesatarisht shpenzon gjysmën, 1,132 dollarë. Një banor i Kenias shpenzon 543 dollarë në vit për ushqim.

Megjithatë, mund të ketë diferenca të mëdha brenda vetë shteti.

Në 25 vitet e kaluara, rreth 20% e familjeve në Shtetet e Bashkuara shpenzojnë nga 28.8% në 42.6% në ushqim, krahasuar me normën 6.5-9.2% të shpenzuar nga familjet e pasura.

Shqipëria, më keq në rajon, krahasohet vetëm me Afrikën

Në raportin e Forumit Ekonomik Global mungojnë të dhënat për Shqipërinë dhe rajonin, por të dhënat përkatëse nga anketat e buxhetit të familjeve japin një panoramë se sa përqind të buxhetit shpenzojnë për ushqime familjet e rajonit.

Sipas INSTAT, në Shqipëri, familjet shqiptare shpenzojnë 48.7% të buxhetit për ushqime, një përqindje e krahasueshme vetëm me vendet e Afrikës. Sipas Anketës së Fundit të Buxhetit të Familjeve, familjet shqiptare rritën më 2015 shpenzimet për konsumin e ushqimeve me 4,4 pikë përqindje në krahasim me 2014-n. Tendenca për të ulur shpenzimet e tjera dhe fokusi drejt ushqimeve është treguesi më i qartë se familjet shqiptare po varfërohen dhe shqetësimi kryesor i tyre është sigurimi i nevojave bazë të jetesës. Ky është një kthim mbrapa, teksa në dekadën e fundit, pesha e shpenzimeve për ushqime kishte ardhur veçse në ulje.

Edhe në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria e ka këtë peshë dukshëm më të lartë.

Sipas Zyrës Statistikore Shtetërore të Maqedonisë, familjet maqedonase shpenzojnë mesatarisht 33.7% të buxhetit për ushqime.

Në Mal të Zi, sipas Monstat, kjo peshë është 34.6%; në Bosnjë Hercegovinë është rreth 34%.

Familjet serbe, sipas zyrës kombëtare të statistikave shpenzojnë 37.7% të buxhetit për ushqime.

Më e lartë është kjo peshë për Kosovën, në 43%, sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Statistikave.

Në vendet e BE-së, sipas të dhënave historike të Eurostat, pesha e shpenzimeve për ushqime ka mbetur në rreth 12%, që nga viti 2005, kur raportohen të dhënat.

Teksa vendi vijon të jetë një importues i madh neto i ushqimeve, në supermarketet shqiptare ndodh rëndon të gjesh produkte që janë edhe më të shtrenjta se supermarketet në Itali psh, ndërsa të ardhurat e familjeve shqiptare janë disa herë më të ulëta se ato italiane. (Monitor)

9 komente në “Cilat vende shpenzojnë më shumë për ushqime? Shqipëria krahasohet me Afrikën…”

  1. tfgs1 says:

    gezuar Ramazonin………….

  2. ..... says:

    UN nuk e di kush i ben kto llogari per shpenzimet per ushqim , por qe te thuash qe amerikanet shpenzojn 6 perqind te rroges per ushqime kjo mender nuk ka byh ku te rrij , nje rrog prej 2 mij dollarsh dhjet perqindeshi i bie 200 dollar dhe 6 perqindeshi rreth 110 dollar , a ka munci te me shpjegoj njeri kush esht ai person apo ajo familje e hrxhon vetem 150 dollar ne muaj qe po te mendosh sot qe flasim kilja patlixhanit ne europ esht gati 6 euro e kungullit 5.050 euro per momentin , ben vaki e kam gabim , por mos te them qe smiku pra roga baz esht 1050 euro ne muaj , a han kta njerz e harxhojn lek per te ngren ne europ e amerik apo jetojn si ai budisti ne byth te pemes pa ngren e pa pir , mjaft i trullost njerzit me kto prralla se lat nam , ben vaki 50 perqind e buxhetit esht shum por pa tridhjet perqind te te ardhrave byth njeri nuk ka te jetoj flas per puntoret normal , jo pr kondrabandistet e droges dhe per SAJMIR MANEN se ndryshojn gjerat , megjithate SHQIPTARET i perfaqson ajo pjesa me e madhe e popullsis qe marin nje rog normale si dhe ne ter boten se puntoret e thjesht jan shumic , me duket jo e sakt kjo skem konsumi.

    1. lloqe lloqel says:

      rroga mesatare ne usa eshte 47,000 dollare, qe do te thote 3,916 dollare ne muaj. 6% e muajit del rreth 240 dollare.
      ne nje familje me dy rroga e kupton vet qe ushqimi nuk eshte problerm e nuk llogaritet. Keto jane mesatare dhe nuk do te thote qe nuk ka individe a familje qe e kane te veshtire. Mesataret kombetare jane mesatare. Shqiperia e ka 48% ne mesatare.

  3. ..... says:

    UN nuk e di kush i ben kto llogari per shpenzimet per ushqim , por qe te thuash qe amerikanet shpenzojn 6 perqind te rroges per ushqime kjo mender nuk ka byth ku te rrij , nje rrog prej 2 mij dollarsh dhjet perqindeshi i bie 200 dollar dhe 6 perqindeshi rreth 110 dollar , a ka munci te me shpjegoj njeri kush esht ai person apo ajo familje e hrxhon vetem 150 dollar ne muaj qe po te mendosh sot qe flasim kilja patlixhanit ne europ esht gati 6 euro e kungullit 5.050 euro per momentin , ben vaki e kam gabim , por mos te them qe smiku pra roga baz esht 1050 euro ne muaj , a han kta njerz e harxhojn lek per te ngren ne europ e amerik apo jetojn si ai budisti ne byth te pemes pa ngren e pa pir , mjaft i trullost njerzit me kto prralla se lat nam , ben vaki 50 perqind e buxhetit esht shum por pa tridhjet perqind te te ardhrave byth njeri nuk ka te jetoj flas per puntoret normal , jo pr kondrabandistet e droges dhe per SAJMIR MANEN se ndryshojn gjerat , megjithate SHQIPTARET i perfaqson ajo pjesa me e madhe e popullsis qe marin nje rog normale si dhe ne ter boten se puntoret e thjesht jan shumic , me duket jo e sakt kjo skem konsumi.

  4. zambi says:

    mire qe keta te temes nuk e paskan fute ate shprehjen rilindase ” .. per here te pare ne shqiperi..”

  5. ident says:

    na mjafto me bo shqiponjn me dur

  6. A says:

    Ky eshte turpi me i madh dhe skandaloz qe kane arritur mender politikanet shqiptar te ketyre 27 viteve te ashtuquajtures demokraci te pjerdhur. Por fajine kane prototipat e politikes shqiptare si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA.
    Kemi kaq vite qe ndigjojme qe tarifat, taksat, gjobat, cmimet do te behen sa Standartet e Evropes dhe me te vertete te tilla jane bere.
    Por asnje qeveri shqiptare e ketyre viteve, por as Banka Boterore dhe FMN-ja nuk kane thene se kur do te behen si standartet evropiane te ardhurat mujore, rrogat dhe pagat per nje person, individ dhe familje ne Shqiperi.
    Kuptohet nuk ka si te arrihet kjo begati dhe mireqenie ku nga te gjitha krahet kemi nga maskarenjte e politikes dhe e bizneseve vendese dhe te huaj vetem shkaterrime, shperdorime, vjedhje, grabitje monstruoze te natyres, te pasurive kombetare dhe te taksapaguesit shqiptar deri ne palce. Kete po ben edhe kjo qeveria e fundit me ne krye Rilindesin e Partise Socialiste, EDI RAMA, qe nuk ka asnje zanat, asnje profesion, por vetem piktor zhgaravinash. E shikoni kur ka probleme na zhduket si bukri shejtan dhe kur del flet kodra mbas bregut, vetem propagande dhe retorike bajate qe nuk ja hane as qente e rrugeve. Sepse dihet nga te gjithe qe eshte nje mashtrues ordiner. Ja disa ministra te qeverise se tij po ja nxjerrin bojen veprimeve te tija qe nuk ka bere asgje, por jemi kthyer mbrapa.
    Ja keto dite e pame, ne ditet e ftohta te dimrit, si funksonuan kompanite koncesionare te mbirembatjes se rrugeve, si funksinoj aeroporti i vetem nderkombetar i Shqiperise, ne nje kohe qe ka taksat aeroportuale dhe cmimet e biletave me te shtrenjta ne Evrope. Vjedhje dhe grabitje gjithandej. Nxjerrja, prodhimi dhe shitja e naftes ne Patos-Marinez vetem ne Shqiperi del me humbje te medha. Kurse punetoret me muaj pa paga, rroga.
    Vendi i leshuar ne meshire te fatit, patem nje Lazarat me kanabis, kurse na eshte bere i gjithe vendi droge e gjalle.
    Aeroplanet e vegjel te transportimit te droges ulen dhe ngrihen kurdo dhe kudo sipas qejfit neper Shqiperi.
    Shendetesia dhe arsimi skandal. Ilace te skaduara ane e mbane, shkollat pa ngrohje ku thrret qameti.
    Pra ka ardhur koha qe ky EDI RAMA na merziti bithen dhe te shkarkohet me didi-rame, por problemi dhe ceshtja qendron cilin te vendosim ne pozite dhe formoje qeveri sepse edhe opozita eshte ku thrret qameti.
    Me vjen keq te them dhe te gerthas si ne vitet 1990 Shqiperia do te bejme si gjithe Evropa, keto “fjale” zemre dhe shpirti na u shkerdhyen nga keto palo politikan dhe qeveritar sepse SHQIPERIA NA U BE SI E GJITHE AFRIKA, kontinentin qe nuk i perkasim. Turp dhe vetem Turp.Tung.

  7. Emiljano says:

    As buk sdo populli vec ed ramen ta kemi mire,po ka ai dhe populli esht i ngrene

  8. Lpl. says:

    Amerikanet marrin 4000 dollare , Gjermanet mbi 3000 euro shifrat jane te sakta se çmimet jane me lire se ne Shqiperi te konsumit te perditshem .50 per qind hargjon ai qe ka rroge kurse pjesa tjeter hargjon 200 per qind te te ardhurave , domethene jeton me borxh .Edhe nje familje qe mbahet nga parate e emigracjonit eshte i zhytur borxh dhe jeton me borxh kurse pjesa tjeter pret mrekulline me dale nga borxhi .Ne Afrike jetohet me mire aty ku nuk ka lufte se ne Shqiperi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje