DETAJET/ Rama i kërkoi dorëheqjen Manjanit, më pas e shkarkoi. Vendoset “paqja” PS-LSI?

30 Janar 2017, 12:22Politika TEMA

Ditët e fundit kanë trazuar fort koalicionin PS-LSI, pas akuzave të ashpra nga ana e disa ministrave dhe deputetëve të LSI-së.

Dhe, për të qetësuar situatën, duket se është bërë “kurban” Ylli Manjani, një nga kritikët më të ashpër të Ramës dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është njeriu më i sulmuar nga LSI.

Fillimisht raportohet se Rama i ka kërkuar dorëheqjen Manjanit.

Por, ky i fundit nuk e ka pranuar këtë gjë.

Për këtë arsye, Rama ka vendosur që ta shkarkojë atë, pas një takimi që ka pasur me Ilir Metën.

Vizion Plus raporton se ky takim i Ramës me Metën ka shërbyer për të qetësuar ujërat në koalicion.

Megjithatë, orët në vijim do të tregojnë se sa e qetë është situata!

6 komente në “DETAJET/ Rama i kërkoi dorëheqjen Manjanit, më pas e shkarkoi. Vendoset “paqja” PS-LSI?”

  1. ela says:

    Pse ky vasili thua do jete me i mire ky eshte me keq se ai,hiq lenen dhe ver prenen,staniu i LSI-se eshte i tille smund te ndryshoj

  2. butrinti says:

    Zoti Mero ! edhe pse filloj keq eshte vetingu qe i ka tmerruar LSI-stet me ne krye Meten . Jane shume aktor qe nuk duan te behet Vetingu . ai perben me te vertet nje hall te madh dhe mund te hidhen shume para per ta ndalur > A do ta ndalin ? eshte me shume Pykepyetje.Sido qe te jete jane hedhur qe te gjithe ne sulm , te majte e te djathte, prokurore e gjyqtar dhe e gjith mafia e krejt trafiqeve . Duket se oobjektivi i tyre eshte Vetem Edi Rama . Lu dhe Vllahutin .nuk kam qene asnjeher antar i ndonje Partie por te tera qelben ne ndyresire.

  3. Pandi Korce says:

    Ne vite e vite te pisave qeveritare qe kane rrjepur kete vend, ky manjani perben rekord. Po si e beri Zoti kaq te peshtire, te neveritshem, dhe qe i ve vulen-Shengjinas.

  4. Spartaku says:

    Mire ja ka bere qe e ka shkarkuar kete palo minister.

  5. loreta says:

    Zhdukni LSI-ne nga sfera politike dhe Shqiperia dhe shqiptaret do jene me te qete. Kete e ka ne dore populli me vote, demokratikisht. Por do thoni po PD. Pd-ja duhet te riformohet, te ridemokratizohet, ka elemente brenda, por te shumtet jane pisat e krimit dhe hajduterise; dora e Sali Berishes duhet te likuidohet. Po ca shqiptare jane te pa shpirt duke qendruar afer krimit dhe hajdutit se kane perfituar ndonje cingrrime dhe u duket shume. Manjani ishte nje cope idiot kur ishte ne Ps, por keta idiote i mblodhi ILir Meta si Luan Ramen, Manjanin, e kmpani. I duheshin dhe ja ky eshte rezultati. Duam nje shqiperi me te mire? Riorganizoni partite politike me njerez te pergjegjshem e me cipe se te pa cipet ketu na sollen. Ca formuan dhe partiçka qe te kishin perfitimet e tyre direkte. Ndergjegjesohuni per voten se ku do shkoje. Doni te shkurtoni kusuret 26 vjeçare qe u rropatet? Hapni syte dhe kerkoni ndryshimin nepermjet votes, ndryshe ca do hane e ca do qane si deri tani dhe vendi do ngelet nje kerkme si dhe vete kermat qe e katandisen keshtu. Dhe mos kerkoni te beni barazimin midis Rames, Saliut, Ilirit ect, se kjo lloj analize i jep uje kenetes se derimesotme. S’ka barazim, pôr ka te meta dhe faje, pune dhe pergjegjesi. Ai qe e ka bere me mire kete, duhet te votohet.

  6. lulashi says:

    Tani radhen e ka Klani i Zemunit Lefter kokemadhi. Mbas shkarkimit te tij vendoset paqja PS-LSI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje