Dokumentet/ Zbulohet lidhja Basha-Balili, kreu i PD i fali hotelin në Sarandë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ndërsa policia është vënë në ndjekje të Klement Balilit, “Lexo.al” ka mundur të zbulojë për herë të parë një lidhje të hershme midis kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe tij.

Në qershor 2010, në kohën kur Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm, ai urdhëroi që ish-kampi i punëtorëve dhe pionerëve në Sarandë t’i hiqej nga pronësia sindikatës, për t’iu dhuruar Balilit.

Dokumentat tregojnë se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 2 qershor 2010 u miratua inventari i 145 pronave të sindikatave, të cilat u shtetëzuan për t’u shpërndanë më pas nga qeveria e mëparshme në mënyrë klienteliste. Ky inventarizim ishte urdhëruar nga ministri i Brendshëm Basha, në 1 shkurt të atij viti, me urdhërin numër 27.

Në bazë të programit të punës të hartuar sipas Urdhërit nr.27. datë 1.02.2010 të ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha u krye inventarizimi i pasurive të sindikatave në Republikën e Shqipërisë, duke u hapur rrugë shtetëzimit të të gjithë këtyre pronave.

Ish-kampet e punëtorëve iu kaluan sindikatave me vendim të qeverisë në vitin 1992, por në 2010-n, ato u bënë pjesë e një prej aferave më të mëdha të qeverisë së mëparshme, që shtetëzoi këto prona për interes të saj, pa dëmshpërblim, për t’i rishpërndarë pastaj për miqtë ose ofertuesin më të mirë.

Ekstrakti i mëposhtëm është pjesë nga ai dokument, me firmën të Lulzim Bashës, që i hapi rrugën e kalimit të ish-kampit të punëtorëve në pronësi të Balilit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/dokument-1-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/dokument-1.png","attachment_id":"623275"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/dokument-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/dokument.png","attachment_id":"623276"}]

13 komente në “Dokumentet/ Zbulohet lidhja Basha-Balili, kreu i PD i fali hotelin në Sarandë”

  1. eli-tiv says:

    …tani e kuptoj se si balili peshkon ne Tepelene…e kane derguar te peshkoj aty ku nuk uje….BRAVO LULI….edhe kete e kishe mangut..

    1. Kujtimi says:

      Luli ka ber gjera me te medhaja si 21 Janarin Ruga e kombit . Dhe nuk ka turp te flas per krime dhe hajdut. Kerkon te behet dhe Kryeminister qe gjith pasurin e vendit ta dergoi ne Hollande . Turp i botes

    2. Kujtimi says:

      Nuk arestoen se kan drejtesin ne dor pse e kan bllokuar cdo gje deri tashi more Albi…………..

    3. Arti says:

      Sigurisht qe te gjitha rruget te shpien te SHQUP-i.

  2. Albi says:

    Shume mire, pse nuk arrestohet ky bashkepunetor i Basha-Berishes atehere???

    1. Kujtimi says:

      Nuk arestoen se kan drejtesin ne dor pse e kan bllokuar cdo gje deri tashi more Albi

  3. LORA says:

    Rituali 27-vjecar I PD-se;ai I hajdutit ,qe bertet kapeni hajdutin.
    Eshte kaq evident,saqe ne cdo sulm te shqup-save duhet germuar vetem per dokumentimin e ketij rituali.
    Kelmend Balili eshte vetem njeri nga shembujt e arkives kamorriste shqup-se.

  4. akrepi says:

    Sepse nuk kemi prokurori e drjtesi, Albi Akoma nuk e diteke qe jane vrare te pa fajshem,jane bere vjedhje qindara milioneshe si rruga e kombit eCES dhe nuk eshte denuar kush.Pranda duhet reforma ne drejtesi,dhe keta hajduta mundohen ta pengojne me cdo menyre.

  5. ANTIKORUPSIONI says:

    Po mire Pra! Arestoeni!!!

  6. Selim Rroshi says:

    Ahahahahahah po kursejn Bashen Rama e Iliri ahahahahahaha. Sa keq ka vdekur fare Tema

  7. goni says:

    Flitet shume se partite shqiptare nuk kane fare mirekuptim,unitet ndermjet tyre.Mendoni se kjo eshte e vertet ? dokumentat dhe faktet tregojne te kunderten :PARTITE SHQIPTARE KANE UNITET, MIREKUPTIM ,QE NUK E KA ASKUSH.JA FAKTET
    PARTIA DEMOKRATIKE (BASHA) I JEP LSI -se (BALILIT) KAMPET E PUNTOREVE E TE PIONERVE PER VILA . LSI ,KET VILA JAJEP NE DISPOZICION , PS (QEVERISE RAMES) T’I SHFRYTEZOJE PER INTRIGE E DSHURIME FEMRA PA DALLIM IDESHE.
    Cfare mendimi keni ?

  8. QYTETARI OPTIMIST says:

    Po cfare ti thuash me pare keti mjerani, me emrin luleim Basha , ta pyesim sa udheheqes dhe ushtar te UCK, ka mare me qafe duke i spiunuar gjat luftes ne Kosove. Sa milion Ero ka vjedhur ne rrugen e kombit, si minister i trasportit, Sa km det i shiti Greqie, si ish mnister i jashtem. Si i vrau kater demostrusit paqesor me 21 Janar 2011, si ish minister i brendshem etj. abuzime e krime. Tani bertet kapeni hajdutin, kure esht vet kryemafjoz, qe bashkepunon me bandit nderkombetar, si Balili me shoke, duke i falur pasurin kombetare keti trafikanti. Ky esht ai qe na shet moral dhe kerkonte behet kryeminister i vendit , kure duhet te ishte ne burg. Dekriminalizimi dhe vettingu duhet filluar nga keta mostra qe i kan pire gjakun ati populli.

  9. Fatosi-kosove says:

    E kam thene edhe dje dhe isha tejet i bindur se balili ishte me ristanin ne kohen kur deklaroi se nje kryetar bashkie e strehon dhe e siguron,tash mendoj se luli do ta shkarkoi ristan pijanecin sepse ka shpurdhur si teper dhe tash po i vjen era!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *