Grupi që kërkonte largimin e Berishës nga PD dhe deklaratat e tij në mbledhje: Se kam unë fajin për paratë tuaja

30 Janar 2017, 10:36Dossier TEMA

Blerim Çela, ish-kreu i KLSH-së dhe ishdeputet i PD-së, vijon rrëfimin e tij për situatën e vështirë të PD-së gjatë vitit ’97, ku kritikat më të forta sipas tij u përqendruan mbi ish-presidentin Sali Berisha.

Çela thotë për “Gazeta Shqiptare”, se gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar të PD-së më 12 shkurt 1997, Berisha u sulmua jo vetëm për lejimin e firmave piramidave, por edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Konferencën Islamike, sipas tyre duke e futur Shqipërinë në armiqësi me aleatin e saj SHBA.

Gjithashtu, Çela tregon se ish-kreu i shtetit u sulmua edhe për qëndrimin ndaj 5 minoritarëve grekë, dhe pse nuk ribëri zgjedhjet në 40 zona në vitin 1996, siç kërkoi Departamenti i Shtetit të SHBA-ve, ndërkohë që debati arriti deri aty saqë Berishës iu kërkua të qëndronte president, por të largohej nga PD-ja.

Pjetër Arbnori sugjeroi më mirë një operacion që dhemb fort, por që të ringjallet PD-ja dhe Shqipëria. Genc Ruli mori në mbrojtje ish-kryeministrin Aleksandër Meksi, ndërkohë që Berisha u përgjigj: “Duhet të mbështetemi te seksionet e PD-së, sepse atje ka burra të mençur sesa këtu”.

Z. Çela, kush ishin mbështetësit dhe kundërshtarët e ish-presidentit Sali Berisha në mbledhjen e 12 shkurtit ’97 të Këshillit Kombëtar të PD-së?

Kishte mendime të ndryshme dhe përplasje të forta. Para anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, z. Pjetër Arbnori u shpreh: “Më përpara dalim në opozitë sesa të futemi në koalicion me PS-në terroriste! Të qëndrojmë dinjitozë si përfaqësues të një populli që na beson. Të bëjmë një operacion që dhemb fort, por të ringjallim PD-në e të shpëtojmë Shqipërinë”. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, z. Genc Ruli deklaroi: “Jemi konfliktuar me njëritjetrin; veprim jo i mirë. Njerëzit janë trembur dhe dëshpëruar. U ngritën terroristët, por edhe turma tregon një element politik. Kemi pasur tendenca pozitive në ekonomi, por që u prishën më pas.

Përgjegjësia na takon jo vetëm në raport me ligjin, por kemi fatalitetin se jemi në pushtet. Çfarë bëmë ne kaq vjet me elementët e Sigurimit të Shtetit? Asgjë! Tani po e paguajmë, se jemi përgjegjës që nuk ua morëm frymën me kohë. Nuk ka të njëjtën përgjegjësi shoferi me pasagjerin kur ndodh aksidenti. Ka filluar zhvleftësimi i lekut. Janë edhe firmat e tjera që mund të falimentojnë. Ç’do bëhet? Ky nuk mund të kthehet në një borxh publik, se do të ishte vjedhje e madhe. Shteti paralajmëron, dhe mungesa e prononcimit për të keqen është përgjegjësi e shtetit. Bllokimi i parave duhet bërë nga banka e gjykatat, dhe jo nga qeveria. Reklamat nëpër televizione për firmat i sugjestionuan njerëzit. Zgjidhja duhet të vijë nga PD-ja, se është në pushtet, dhe se i forti jep paqe. Nuk jam me atë që faji t’i vihet vetëm një njeriu, qoftë ky dhe Meksi.

Duhet dalja me një qeveri të re. Një koalicion i PD-së me PS-në do të ishte humbje”. Kurse deputeti Fadil Çepele deklaroi se: “Policia nuk na mbështet. Ata u hapin rrugën terroristëve që djegin institucionet. Janë terrorizuar njerëzit nga 200 vandalë. Ne nuk kemi bërë turpe, dhe po qe se ikim nga pushteti, të ikim me nder, se kemi bërë vetëm të mira”. Kurse ministri Safet Zhulali tha se: “Ky Këshill Kombëtar pritet me interes të jashtëzakonshëm nga njerëzit. Duhet të dalim me një mendim të përbashkët, që situata të kthehet në favorin tonë. Gabime ka, dhe këto do të analizohen. Të bëhen llogaritë se ku shkuan paratë, pasi ato kanë kaluar nga një grup shqiptarësh në një grup tjetër… Duhet të japim një mesazh ekonomik”.

Dhe cili ishte qëndrimi juaj në atë mbledhje?

Unë kam deklaruar se “nuk është sot momenti të bëjmë analizën e precipitimit të ngjarjeve, pasojë jo vetëm e veprimtarisë së Partisë Komuniste dhe ish-Sigurimit të Shtetit e të disa qarqeve të huaja, por edhe gabimet tona, që nuk kapëm në kohë momentin fillestar të kësaj veprimtarie. Bllokimi i kapitaleve të fondacioneve piramidale nga qeveria ishte një hap i drejtë e duhet vlerësuar. Nëse në këtë situatë do të fillojmë të fajësojmë njëri-tjetrin, do shkëpusim vëmendjen nga problemet themelore, që janë vendosja e rendit dhe dalja e veprimtarisë shkatërruese e vandale mbi pronën private e shtetërore. Përpara kemi rrezikun e cenimit të demokracisë, e sidomos rrezikun e shpërbërjes së Shqipërisë. Situata duhet vlerësuar objektivisht, pa zbukurime, por jo me tone pesimiste.

Nëse ndodhën në Vlorë këto momente që përjetuam, nuk duhet të identifikojmë vandalët me popullin patriot të Vlorës. Nëse Vlora u përdor si qendër revanshi komunist, nuk do të thotë se rrethet e tjera të vendit ndjekin shembullin e tyre. I gjithë populli shqiptar është i gatshëm të mbrojë vlerat e lirisë e demokracisë”. Në atë mbledhje parashtrova disa propozime: “Së pari, të nxirren urgjentisht modalitetet e ndihmës nga qeveria, që të dimë çfarë të themi kur të bëjmë takime me popullin, që të jemi të gjithë me një fjalë. Së dyti, të bëhen aktive në të gjithë vendin që të ngremë moralin e anëtarësisë tonë, si dhe t’i sqarojmë ata se çfarë ndodhi dhe çfarë ndihme do t’u jepet për të lehtësuar dhimbjen e humbësve. Së treti, të përfundojë sa më shpejt kontrolli te “Gjallica”, përse falimentoi ajo kaq papritur, ku shkuan paratë dhe cilët janë personat përgjegjës.

Së katërti, të dalë përgjegjësia e qeveritarëve dhe zyrtarëve të lartë që lejuan largimin e Shemsie Kadrisë nga Shqipëria. Së pesti, të identifikohen se cilat kanë qenë makinat me targa jeshile (qeveritare), që akuzon shtypi se kanë tërhequr lekët gjatë falimentimit të “Gjallicës”. Nëse nuk ka pasur të tilla, të përgënjeshtrohen urgjentisht, që të shpërndahet tymnaja e hedhur nga shtypi i majtë. Së gjashti, të nxirren emrat e pushtetarëve që kanë depozituar shuma të mëdha në këto firma, dhe të tregojnë burimin e tyre. Hutimi nuk duhet të na errësojë gjykimin dhe solidaritetin për të përballuar situatën.

Në rast se largimi ynë nga detyrat e larta shtetërore ndihmon në qetësimin sadopak të situatës, nuk duhet të ngurrojmë të largohemi. Unë jam i gatshëm të lë postin tim në çdo moment që ju do të ma kërkoni. Kam besim që PD-ja do ta kalojë këtë situatë. Sot më shumë se kurrë duhet të mbështesim presidentin Berisha. Të kritikosh apriori pa ditur në thellësi se si kanë rrjedhur punët, bie në subjektivizëm. Kemi kohë për ta trajtuar këtë problem.

Pas kësaj, çfarë deklaroi ish-presidenti Berisha?

Çfarë sugjeroi z. Berisha si zgjidhje të situatës?

Kërkoi që të ngrihet një komision parlamentar për transparencën. Sipas Berishës, “Nuk është fajdja që zhvilloi Shqipërinë, por puna e mirë me reformat e ekonomisë së tregut e qeverisjes demokratike, ndaj e konsideroj konstruktive opinionin e qeverisë amerikane që dënon dhunën”. Ish-presidenti tha se “duhet të mbështetemi te seksionet e PD-së, sepse atje ka burra më të mençur sesa këtu”. E kishte fjalën për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së.

Me çfarë vendimesh doli mbledhja e 12 shkurtit ’97 e Këshillit Kombëtar?

Në këtë mbledhje pati përplasje mes z. Berisha dhe një grupi që ishin anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe deputetë të PD-së. Ata i kërkuan llogari jo vetëm pse precipitoi kaq keq situata e fajdeve që duhej kapur që në embrion, por edhe për shkak se po prisheshim me SHBA-të, që janë miku më i madh i vendit tonë, që na kanë ndihmuar e po na ndihmojnë pa pushim. E kritikuan pse e futi Shqipërinë në Konferencën Islamike, pse acaroi marrëdhëniet me Greqinë për 5 minoritarët dhe pse nuk ribëri zgjedhjet në 40 zona në vitin 1996, siç kërkoi Departamenti i Shtetit të SHBA-ve. Zoti Berisha, me ato që mbaj mend, se nuk i kam shënuar të gjitha, tha se SHBAtë janë miku ynë më i mirë, por për 5 minoritarët u tha që, problemi i takonte gjykatës dhe pushtetet janë të ndara, dhe si president nuk mund të ndërhynte, përveç që ata kanë pranuar subversionin ndaj shtetit e sovranitetit kombëtar të Shqipërisë se po përgatisnin një kryengritje të armatosur për marrjen e Shqipërisë së Jugut, që ata e quajnë Vorio- Epir.

Po për fajdet, si reagoi?

Për fajdet, tha, se ne pranojme gabimin që nuk i kapëm që në fillim, por nuk kishte ligj, banka nuk u ndje fare deri në Janar 1996 kur për ne kishte filluar fushata elektorale, dhe pezullimi i këtyre firmave do të ishte fatale për votimet, ndeësa FMN-ja dhe organizmat ndërkombëtare nuk dhanë asnjë shenjë për këto kompani deri në nëntor 1996,kur ne morëm masa urgjente për ngrirjen e parave të tyre. Z.Berisha tha se: “Jemi të gatshëm të ndihmojmë ata që kanë humbur shtëpitë me kredi të buta si dhe masa të tjera lehtësuese, por kurrsesi të paguajmë për një borxh që nuk është I yni”.

Po për sa u përket kritikave për anëtarësimin në Konferencën Islamike?

Z. Berisha bëri të ditur se “në Konferencën Islamike jemi futur jo për ndonjë shkak fetar, sesa për arsye se shpresonim të merrnim ndihma e investime nga vendet arabe, por edhe për faktin se në këtë konferencë janë anëtarësuar edhe vende me 5-10% të popullsisë myslimane, dhe jo më me 70%, por pa humbur vlerat tona kombëtare dhe ato të qytetërimit perëndimor”.

Kush ishin këta kritikë të z. Sali Berisha?

Ky grup përbëhej nga 14 vetë. Ishin Dashamir Shehi, Alfred Serreqi, Tomorr Malasi, Leka Toto, Tomorr Dosti, Zafer Hypi, Maksim Konomi, Bashkim Kopliku (me rezerva), Genc Ruli, Dritan Osmani (me rezerva), Arjana Nati, Petrit Berhami, Shpëtim Mezini dhe Gëzim Zilja.

Konkretisht çfarë kërkonte ky grup?

Ata donin që Berisha të mbetej president, por të largohej nga PD-ja, një standard që iu kërkua edhe Ramiz Alisë në 1991-shin, dhe ai hoqi dorë nga PPSH-ja. Në fakt, presidenti duhet të jetë faktor bazë i unitetit kombëtar, duke mos mbajtur anësi politike.

Dhe cila ishte përgjigjja e z. Berisha për ta?

Sigurisht që z. Berisha nuk pranoi. Ai përsëriti të njëjtën formulë që përmenda më lart, se atë mund ta largonte ose zgjidhte në krye të PD-së vetëm kongresi dhe anëtarësia e tij.

4 komente në “Grupi që kërkonte largimin e Berishës nga PD dhe deklaratat e tij në mbledhje: Se kam unë fajin për paratë tuaja”

  1. Kur del I pari I vendit e thote ato para, parate e Piramidave, jane parate e pastra te popullit, futinin o njerez, shisni shtepi, e katandi e futini ato para ne fajde….cfaj ka populli I gjore… harram o sali berish karaxhi…harram parate qe ke vjedhur…I vjellshi gjak nga ti deri tek kopili I vogel I argites faqedjegme…vdekshi te gjithe nga me I madhi deri tek me I vogli. More ne qafe njerezit, I le pa shtepi e katandi…ti me sojin e sorrollopin tend…mos pafshi drite me sy me. O zot, amin!!!

  2. Bushi says:

    Nuk do te kete ne dynja me te keq dhe me te ndyre se pd-ke dhe njerzit qe e udhheqin ate.Kriminel deri te thonjete kembes.Te gjithe katrahuren ene 97-en e beri pd-ke me Sali qenin ne krye,dhe nga ana tjeter ja faturon ps-te,popullit te vlores duke i quajtur njerez te sigurimit te shtetit.Edhe mashtruan,edhe pse ei vodhen para epopullit me meteoda mafioze alla Berish,dhe nga ana tjter thon qe nuk e kishim fajin neve por krahu i majt.Pffu fare keq qe duhet zdhukur nje sahat e me pare.Pd-ke duhet nxier jashte ligjit si parti fashiste,antipopullore.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Piet tullacin me gunga ne koke se ku vajten leket.. Ai I dinte mire targat e makinave dhe thaset ku do shkonin.. U be taksaxhi raundin e dyte te kriminelit Sali (duhej paguar mbrapsh qeni I perbetuar) dhe morri prap malet ne skuten ku ishte fshehur..

  4. Iliri says:

    Kryekari i Kontr te larte te shtetit Cela ka qene nder me LEGENAT e stanit te Saliut !Partiak i ndyre hajdut ..pa principe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje