La Liga/ Las Palmas triumfon përballë Valencias

30 Janar 2017, 22:37Sport TEMA

Las Palmasi ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme në fushën e saj duke mposhtur skuadrën e Valencias.

Vendasit arritën që të fitonin me shifrat 3-1 duke e dominuar ndeshjen përballë miqëve të cilët edhe pse kaluan të parët në avantazh nuk arritën dot që të dilnin me pikë nga kjo transfertë duke bërë një performancë të dobët.

Autorët e golave për Las Palmasit në këtë takim u shënuan nga ana e Viera në minutën e 42-të, Lemos në të 58-tën dhe Boateng në minutën e 61-të, ndërsa për Valencian shënoi Mina në minutën e 21-të të pjesës së parë.

Më këtë fitore Las Palmas ngjitet në kuotën e 28-pikëve duke u klasifikuar në vendin e 11-të, ndërsa Valencia mbetet në kuotën e 19-pikëve ne vendin e 15-të me një ndeshje më pak.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje