Luan Rama tregon prapaskenat e shkarkimit të Manjanit: Prej muajsh kishte përplasje me Ramën. S’kemi gjë më Tahirin

rama manjaniDeputeti i LSI-së, Luan Rama gjatë intervistës së dhënë për “Top Story”, ka folur për shkarkimin e Ylli Manjanit si ministër i Drejtësisë.meta-dhe-manjani

Pyetjes përse erdhi shkarkimi i tij, Rama iu përgjigj se largimi nga ardhur pas një konflikti të gjatë mes kryeministrit Rama dhe Manjanit.

“Nuk ka ndonjë gjë për t’u çuditur. Koalicioni ka ulje ngritje dhe dhimbjet e veta.

Krizë në koalicion? Apo akt personal?

Nuk e shoh bardhezi. Prej kohësh mes Manjanit dhe Ramës ka pasur një mori problemesh”, u shpreh deputeti i LSI-së.

Është e vërtetë që në marrëdhëniet mes Kryeministrit dhe ministrit ka patur një mori problemesh. Diçka nuk ka funksionuar siç duket”, tha ai.

 A është e vërtetë se Meta i ka kërkuar dorëheqja dhe Manjani e ka refuzuar?

Di që dorëheqja i është kërkuar nga Rama, por që ai e ka refuzuar.

Sulmet ndaj Tahirit?

Ka një keqkuptim, nuk ka asnjë sulm ndaj Saimir Tahirit. Nuk ka asnjë sulm ndaj Ministrisë së Brendshme apo Policisë së Shtetit.

Reagimet kanë qenë emocionale.

Ka raste, kur deputetë dhe funksionarë, ministër si Lefter Koka kanë denoncuar në publik një sjellje të caktuar nga segmente të caktuar të Policisë së Shtetit dhe njësitë e qeverisjes vendore.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *