Maqedoni, Zaev kërkon mandatin për formimin e qeverisë së re: Të jemi bashkë e jo të përçarë

30 Janar 2017, 14:53Rajoni TEMA

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev ka folur sot për herë të parë, pas zhvillimeve të fundit të një dite më parë, ku Nikolla Gruevski nuk pati mundësinë që të krijojë qeverinë e re. Kjo ndodhi për faktin se nuk pati mbështetje nga BDI-ja e Ahmetit.

Teksa ka komentuar edhe deklaratën e partive shqiptare në Maqedoni, Zaev u shpreh se qytetarët duan jetë e jo ndasi.

“Ashtu siç thamë, ashtu edhe doli, Gruevski asnjëherë më nuk do të jetë kryeministër. OBRM-PDUKM mbrëmë e humbi të drejtën për qeveri. Maqedonia duhet të shkojë përpara. Pres që Ivanov të më japë mandatin për qeveri të re. Çdo vendim tjetër do të ishte jo-ligjor.

Nga këtu, duhet që të krijohet qeveria që do të çojë Maqedoninë para. Maqedonisë i duhet qeveri që do t’i bashkojë e jo përçajë qytetarët. Ne jemi të vendosur që t’i respektojmë të gjitha zotimet që dalin nga marrëveshja e Përzhinos.

Ju premtuam qytetarëve jetë më të mirë dhe do t’ju mundësojmë kushtet që ju kemi premtuar. Jemi të gatshëm që të jemi ne udhëzues të Maqedonisë që mendon për të ardhmen”, tha Zaev gjatë konferencës për shtyp nga selia e LSDM-së,

I pyetur rreth platformës së partive shqiptare, Zaev tha se: “Ne presim që të marrim mandatin dhe pastaj të komentojmë platforma të partive tjera. Jemi pozitiv në këtë drejtim dhe jemi për shtet të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”.

2 komente në “Maqedoni, Zaev kërkon mandatin për formimin e qeverisë së re: Të jemi bashkë e jo të përçarë”

  1. kombi says:

    Uroj qe te marre mandatitin , me qellim qe te tregoj veten kush eshte dhe Shqipetaret qe votuan , te vene ne prove premtimet e Zajevit .

  2. kuq e zi says:

    1) zaev kerkon mandatin
    2) gruevski nuk formon dot qeveri
    3) gruevski pranon kushtet e shqiptareve
    tre artikuj per maqedonine te tre ndesh me njeri tjetrin … z mere a ke moderator apo jane me ore te shkurtuara???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje