Mo Farah nuk hyn në SHBA: Trump injorant!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

mo-farah-donald-trump-658x439Nuk ka rëndësi nëse je kampion olimpik apo njeri i thjeshtë, kohët kanë ndryshuar dhe rregullat e reja për të gjithë të huajt që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ua bëjnë jetën më të vështirë.

Administrata e Donald Trump ka ndërmarrë një plan masash që vështirëson qëndrimin në SHBA të njerëzve pa pasaportë amerikane dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as VIP-at.

Vendimi më i fundit për ndalimin e hyrjes në SHBA të personave nga 7 vende myslimane prek edhe dy herë kampionin olimpik britanik, Mo Farah, i lindur në Somali. Farah ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi me një letër të hapur të publikuar në rrjetet sociale.

“Në 1 Janarin e këtij viti, Mbretëresha më dekoroi me titullin kavalier, ndërsa në datën 27, Donald Trump më cilëson një të huaj. Unë jam qytetar britanik që ka jetuar në SHBA gjatë 6 viteve të fundit duke punuar shumë për të dhënë kontributin tim për shoqërinë. Paguaj taksat dhe rris fëmijët në vendin që tani e konsiderojnë shtëpi.  Tani po më thonë mua dhe shumë të tjerëve që nuk jemi të mirëpritur. Më vjen shumë keq që duhet t’u them fëmijëve se nuk jam në gjendje të kthehem në shtëpi. Duhet t’u shpjegoj se presidenti po aplikon një politikë tipike të bazuar në injorancë dhe paragjykim. Jam mirëpritur nga Britania në moshën 8-vjeçare, një vend që më dha mundësinë të realizoja ëndrrat e mija. Kam përfaqësuar me nder vendin tim por ky është treguesi më i mirë se çfarë mund të ndodhë kur ndjek politika përçarëse dhe izolimi”, shkruan në letrën e tij kampioni britanik./SS/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Mo Farah nuk hyn në SHBA: Trump injorant!”

  1. tfgs1 says:

    Pas ”mirseradhjes” se pres.te Kanadas per muslimonet vjen sulmi i djeshem ne nje temeno ne Kanada;5 te vdekur e mbi 40 te plagosur.Duket se presidenti nuk e njeh realitetin.

    Καναδάς: Πέντε νεκροί από επίθεση ενόπλων σε τέμενο!
    [ethnos.gr]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *