Muzaka: Ëndrra ime ishte ta mbyllja karrierën tek Tirana

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

MuzakaGjergji Muzaka ka folur pas nënshkrimit me skuadrën e Skëndërbeut. Në një pronocim për “Supersport”, Muzaka shprehet se ëndrra e tij në momentin që nënshkroi me Tiranën ishte që ta mbyllte karrierën tek ky klub, por situate nuk rrodhi siç ai e kishte menduar.

“Para dy viteve, kur nënshkrova kontratën, mendoja se do të dëshiroja ta mbyllja karrierën te Tirana, ma kishte qejfi ta mbyllja aty. Por siç rrodhën ngjarjet, divorci ishte i pashmangshëm. Më erdhi keq siç shkoi situata, por nuk ishte faji im”

Më tej Muzaka u shpreh se e njeh mjaft mirë ambientin e skuadrës korçare pasi me pjeën më të madhe të lojtarëve ka luajtur.

“Pjesa më e madhe e lojtarëve janë ato të herës së fundit kur isha këtu, trajneri është ai që kam punuar te Tirana, presidenti është ai që ka qenë. Pas kësaj që ndodhi, Skënderbeu ishte e vetmja skuadër ku unë mund të gjeja motivim për të luajtur futboll. Gjej rastin të falënderoj shokët, trajnerin dhe presidentin për pritjen. Skënderbeu mund të ketë pasur lëvizje lojtarësh dhe në organikë, por fryma mbetet e njëjta” tha Muzaka.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *