Pas takimit me Ramën, Meta thërret ministrat e LSI-së në zyrë

30 Janar 2017, 11:30Politika TEMA

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka thirrur menjëherë pas takimit me kryeministrin Rama, tre prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt në LSI.

Meta po takohet me kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ministrin e Transporteve, Sokol Dervishaj dhe ministren e Integrimit, Klajda Gjosha.

Rama dhe Meta u takuan në zyrën e këtij të fundit për rreth 45 minuta mëngjesin e sotëm.

Takimi vjen pas ashpërsimit të deklaratave mes ministrave dhe deputetëve të PS-së dhe LSI-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje