"Qentë" e LSI-së s’kanë dhëmbë të kafshojnë

30 Janar 2017, 15:04Politika TEMA

Nga Andi Bushati

E gjithë sa po ndodh mes PS dhe LSI, i shkon mirë për ilustrim fabulës me qenër që lehin, të cilën Edi Rama e përmendi pak ditë më parë. Në një përpjekje për të relativizuar kritikat e ashpra të vëllezërve të tij armiq, kryeministri kërkoi t’i siguronte shqiptarët se karvani i qeverisjes do të shkonte përpara, pavarësisht se ata të cilët po e mbajnë këtë koalicion në këmbë me votat e tyre, po flasin përditë e më shumë për vjedhjen me anë të koncesioneve, për kanabizimin e vendit, për një polici të kapur nga krimi dhe për rrezikun e manipulimit të zgjedhjeve.

Për këdo mund të duket absurde se si mund të përparojë karvani i Rilindjes kur gjysma e qeverisë mendon kështu për punën e saj.

Por, për të fashitur zhurmën e « qenëve që lehin », për të mos dëgjuar alarmin e Lefter Kokës për vjedhjet e Vangjush Dakos në emër të rilindjes urbane, për të mos pasur jehonë klithmat e Ylli Manjanit për të mobilizuar ushtrinë kundër drogës, për të mos ushtuar thirrjet e Petrit Vasilit, se zgjedhjet e ardhshme duhet të monitorohen nga administrata e Trump, Rama vendosi të ecë përpara me një lëvizje naive.

Ai vendosi ta vërë në vend autoritetin duke kërkuar shkarkimin e Ylli Manjanit.

Për tre ditë mazhoranca filloi të zhurmonte. LSI i shtoi akuzat. Ajo fabrikoi lajme se kokën e Manjanit e shkëmbente vetëm me atë të Sajmir Tahirit; Se po të prishej parimi sipas të cilit Meta i vendos vetë ministrat e tij, ai mund ta braktiste koalicionin; Se arroganca e Ramës nuk durohej dhe se ky hap unilateral mund ta detyronte LSI-në të dilte e vetme në zgjedhje.

Në fakt, asgjë e tillë nuk ndodhi. Shprehja popullore e përdorur nga Rama për LSI-në u transformua pak. Ajo që i shkonte më për shtat situatës ishte një tjetër thënie popullore : « qeni që leh nuk të kafshon ».

Dhe pas gjithë zhurmës që bëri, opinionit që fryu, përbetimeve që u tha mbështetësve, Meta vendosi ta shesë Manjanin dhe ta zëvendësojë me Vasilin.

Takimi i dy krerëve të koalicionit sot kishte vetëm një qëllim, si të dilnin sa më pa lagur nga fortuna e shproporcionuar që kishin ngritur vetë.

Po a e arritën këtë? A e justifikon “pakti” për zëvendësimin e Manjanit me Vasilin, paqen e re të vendosur brenda së majtës?

Natyrisht që jo.

Për pjesën më të madhe të publikut kjo është një lëvizje e kotë dhe pa kuptim.

Rama do t’a ketë karvanin e tij të mbushur me ‘zagarë” që mendojnë se ai po vjedh, po trafikon drogë, po vazhdon lidhjet me krimin dhe po përgatitet të manipulojë zgjedhjet. Këtë vulë që LSI-a i ka ngjitur mbi shqipnë ai nuk mundet ta fshijë për sa kohë vazhdon të bashkëqeverisë me të.

Por, nga ana tjetër, edhe partia e Metës po i shton gjithnjë e më shumë vetes imazhin e qenit që leh, por nuk ka dhëmbë të të hajë. Për sa kohë ajo ka thënë gjithë të zezat për Ramën dhe Rilindjen dhe përsëri vazhdon të ndajë pushtet me ta, ajo i ka çuar në kufijtë e qesharakëzimit qëndrimet e saj.

Pikërisht për këtë arsye pakti i sotëm mes Metës dhe Ramës për ta shitur të gjithë përplasjen e ditëve të fundit, si një zëvendësim të thjeshtë ministrash, është një pakt mëkatarësh që nuk kanë fuqi të ndahen nga njëri- tjetri. Një pakt qensh rob të të njëjtit karvan. (Lapsi.al)

17 komente në ““Qentë” e LSI-së s’kanë dhëmbë të kafshojnë”

  1. KOZi says:

    KJo PO ! Eshte e forte !!!

    1. adi says:

      mesa duket meta qenka thjesht nje minister i rames qe ka pak me shume guxim se lindita nikolla.
      po gjithesesi eshte thjesht nje i punesuar nje medites i rames. ose me sakte shume prane te qenurit vemje.
      ose ose sic e thote populli me troc njeri pa bythe qe fryhet kot. cuditem se si rama kete lloj frikacaku nuk e ka futur akoma ne burg!!!!!!

  2. Qytetar says:

    Ik ore bajgë se qelbe dynjanë me haletë që nxjerr nga goja.

  3. shushica says:

    Andushi , ky kone e vogel e Berishes , ky pesonazh kafkian i …Metamorfozes….ben ceshte e mundur te duket si gazetar ….çudi ….nje gazetsr serioz ne te gjithe boten nuk shpif por thote….bosi ..x… i lidhur me policin…y…me tre parcela droge ne rrethinat e Shkodres te babait te Bushatit apo ne Terbaçin e nenes se Andushit …Fjale … jep fakte Andush dhe do te te respektojne te gjithe , perfshi komentuesin ,,,,, ndryshe mjaft lehe …si ata ta ….

  4. Loreta says:

    Shkrim i dobet. Nuk ka analize e me pas konkluzione.
    Si gjithnje ky piciruku sajon, deformon, e terheqin gjera anesore e me to kerkon te thote dicka dhe nuk eshte ne gjendje te kapi esencen e gjerave. Si duket ka pak informacion, si gazetar ka njohje te zbehta, te niveleve te kafeneve, nje dembel qe rri gjith diten neper kafenera per te mesuar dicka. Mjerim i madh.
    Publiku ushqehet tashme me informacion te deformuar dhe kjo eshte aresyeja e indiferences dhe shkak i asaj shprehjes qe rendom degjojme “nuk merret vesh cfar ndodh ne kete vend”.
    Natyrisht ka edhe analiste te thelle, te mencur, te sakte dhe me integritet nga te cilet presim cfar mendojne ata.
    Ne kete shkrim nuk pasqyrohet e verteta e largimit te Manjanit nga Qeveria.

  5. Trimi says:

    O Busho, ti ben gam gam si kone e vogel, e dredh bishtin sa andej ketej. Beje pak analizen o analist anal, a ka vertete bythe LSQIA te dali nga koalicioni 3 muaj para zgjedhjeve? JO. Arsyeja kryesore eshte te punesuarit e LSIQITSAVE ne administraten lokale, Bashkite, mandati i te cilave mbaron pas 3 vjetesh. Nese LSQIA del nga koalicioni, mercenaret e saj do kalonin automatikisht tek PS per te mbajtur vendet e punes sepse ata jane “hu i shkulur” dhe sic shkuan tek kjo parti per 1 vend pune, ashtu e braktisin ate per te mbajtur vendin e punes, dhe nuk eshte pak por 80% e territotit lokal qe qeveriset nga PS. Po te beheshin keto zgjedhje pas 6 muajsh, situata do ishte ndryshe. Arsyeja tjeter qe nuk ja ndien Rames eshte se i ka kapur per Bolesh keta qe bejne gam gam si Koka, prisni se do i merrni vesh gjerat. LSQIA e vetme merr 4 – 6 deputete, te dale ne koalicion me PD do i hapte shume rruge PDIU-se dhe bashke me PD nuk do merrnin bashke 40 deputete, dhe nje LSI, ne kushtet e fillimit te zbatimit te Reformes ne Drejtesi nuk mundet kurresesi te jete larg vendimmarrjes sepse i di bemat e saj. Jane te thella gjerat o trim. Pershendetje nga Trimi USA.

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Kafshojne,por nuk komandohen prej teje !
    Ministrat e LSI-s jane kontigjent I ish socialisteve te “zemeruar”.Pertej zemerates manifestohet adolishenca e tyre,per fjalen e lire te budallajit !
    Ky kontigjen i “fjales se lire” duhet te punesohet prane gazetes se LSI-s dhe jo kryeministrise.
    Rama nuk eshte kryeministri perfekt,por jo dhe abuzanti qe Majani kerkon ta deskrititoj.
    Dy ministra te drejtesise,jane larguar nga qeveria Rama,te dy te LSI-s.Rama nuk po kerkon me shume se reformen ne drejtesi,kurse Majani “thehu” kodin e heshtjes,duke hapur nje front te ri antiRama.
    Siguria e vazhdimit te kualicionit,nuk eshte vetem deshire e Rames,por e kuolicionit.
    Qendrimi deri ne fund te mandatit formalisht,dobeson te majten,por nuk e dergon ate ne humbjen e zgjedhjeve.

  7. saliu says:

    Qenushi Andush analizon zagaret e tij.

  8. Taqi says:

    O Bushat! Pash kryt e kujt ke, a i beson ti vete ato qe shkruan? Po na i bere LSI-ista EVLIHA (engjuj) a derezi. E ti kujton se mileti eshte koqe dhe i beson keto lloj “Anal-izash” o rrote ?

  9. aqif tahipi says:

    Or andush ,mos i jep keshilla te gabuara lylit se e more ne qafe pedene. Terheqja e mistrit te drejtesise nga partia e tij eshte levizje e zgjuar ,pasi disa deklarata qe ishin kunder reformes ne drejtesi rrezikonin te ktheheshin ne kosto politike qe mund te shfrytezoheshin fort nga rama kunder lsi.Ne real politike te dyja palet e majta dolen me bilanc pozitiv : meta shtoi numrin e votuesve me njerez qe kerkojne perfaqesim opozitar ( ndoshta edhe presidentin e ri) ndersa rama garantoi qeverisje dhe numra te sigurt deri ne 18 qershor.

  10. analisti says:

    O ti miku ,problemi juaj eshte E.Rama,po nje gje eshte e sigurt qe ju nuk jeni fare ,po fare aman,problemi i E.Rames,ai as qe ju ka ne refene fare dhe sa me teper te prononcoheni ju kundra tij,aq me i sigurt eshte ai.Problemi i I.Metes eshte prap Rama,po Rama nuk e ka problem I.Meten dhe prandaj bejne sikur po te kafshojne,po nuk munden me kafshu se nuk i dalin llogarite,se di dilnin llogarite jo vetem qe do te kafshonin,po nuk do te lenin nam e nishan.Disa ministra dhe drejtues te l.s.i, e paraqesin kete force politike si me demokratikja ne vendin tone,me njerez patriot dhe te perkushtuar per realizimin e detyrave dhe integrimin e vendit,po populli e din mire dhe i njeh mire perfaqesuesit e saj,dhe njohja nga populli do te thote vote dhe vota do te thote qeverisje,prandaj kjo eshte arsyeja qe kjo force politike nuk ben per momentin levizje te forta,prandaj duke patur ne konsiderate se zgjedhjet po afrojne,shum,e opinione jane qe ne zgjedhje te mos shkohet ne koalicine para zgjedhore,cdo parti te marre ate qe i takon,ose dhe ne qofte se shkohet,cdo force politike te shkoje me listat e veta,te percaktohen qarte rregullat ne qeverisje dhe perfaqsimi ne baze te votave te marra.Po ashtu nje problem tjeter qe nuk duhet nenvleftesuar,jane aleatet tradicionale te majte.si P.S.D dhe P.D.S

  11. Blablabla says:

    Andi, ju gazetaret jeni mesuar te hani ne kazanin e qeverise. Po Ed Rama jua ka tha barkun. Ai nuk pjerdh Jo per gazetare si puna jote, po as per LSI. Rama eshte shume I forte dhe mbaje mend, aty e ke dhe dy mandate, si ne Bashkine e Tiranes. Ai nuk eshte perfekt, po eshte njeri ndryshe, eshte punetore, guximtare dhe qe kerkon ta ndryshoje kete vend. Kurse Manjani nje kalama qe nuk Solli asnje ide dhe do kujtohet si inatci.

  12. shvejk says:

    Si gjithmone Bushati , as mish as peshk e as zarzavate.

  13. balo says:

    Kemi apo jo dhembe do ta shikojme po kaloi motra jote gardhin o legeni Rames

  14. Kasap says:

    Ky qenka trap fare, thote se Rama beri levizje naive. Rama e beri shkarkimin e Manjanit me profesionalizmin e duhur, nuk odli ne pazar (intervista) ti thoshte mbaje pak veten shoko, se une jam shefi. Por i kerkoi me shume politese te jape doreheqjen. Ky ministri mori zemer me shume e vertet vuri ne prove se deri ku mund te shkoje. Pastaj e mori pergjigjen si duhet.
    Pra Rama nuk u tregua naiv, ku qendroka naiviteti qe shkruan Bushati e nuk e sqaron asgjekundi.

  15. Erioni says:

    Bushati, Bravo. Je shume korrekt!

  16. LISANDER says:

    Brravo Rama!!!!
    O tani o kurre te lirohemi nga keta ndyresira, parasite, rrugecer te degjeneruar qe jane mesuar vetem me qyl e me vjedhje dhe pastaj gam-gam!
    Nuk ka populli tru mendojne dhe mund ti kapim akoma per hunde ne 2017!!!! Keta kane ngelur ne Skrapar!
    Tregojua vendin, dije se nese del me LSI ne zgjedhje, do humbesh shume vota ne popull, perfshi timen dhe rrethit tim!
    Tregojua vendin! Nuk ka shkence, vetem zbatim rregullash te huazuara ne Shqiperi!
    Thyeji!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje