Sa milionë dollarë humbi Genc Pollo në Qipro?

Genc_PolloFalimentimi i bankave në Qipro solli një reagim të madh për botën e financave. Por ky falimentim dhe më pas ndërhyrja e qeverisë me tkurjen e depozitave ishte një lajm që goditi fort një pjesë të korrupsionit dhe parave të pista në botë, kryesisht Rusi dhe Ballkan.

Bankat në Qipro dhe depozitat atje shiheshin si një mundësi e artë për korrupsionin dhe paratë e padeklaruara për tu fshehur. Mediat raportuan se milionerë të ndryshëm kishin humbur shumë nga depozitat e tyre. Bankat me një ristrukturim garantuan depozitat deri në 100 mijë euro pjesa tjetër e tyre humbi.

Gjithçka ndodhi në vitin 2013, dhe goditja e bankave në Qipro solli edhe ndërhyrjen e shtetit dhe një shmangie totale të falimentimit.

Lajmi atëhere nuk kaloi pa zhurmë edhe në Tiranë. Shumë emra biznesmenësh dhe politikanësh fliteshin për llogari bankare dhe para të depozituara në Qipro.

Një nga personat e përfolur ishte Genc Pollo, në atë kohë ministër i Inovacionit i Qeverisë Berisha. Pollo u përfol jo vetëm nga qarqet mediatike por edhe  nga deputetë dhe politikanë të opozitës.

Në fakt akuza nuk u vërtetua dhe ngeli thjesht dhe vetëm një zhurmë e përkohshme. Prokuroria nuk hapi asnjëherë hetim dhe në asnjë rast nuk u kërkua zyrtarisht lista e politikanëve apo zyrtarëve shqiptarë që kishin llogari bankare dhe depozita në Qipro.

Pak kohë pas ngjarjes çështja u rikthye edhe njëherë në parlament gjatë debateve të mazhorancës dhe opozitës, por ngeli thjesht një debat pa emra dhe i mbyllur pas asaj seance.

Sa ka qenë shuma që kishte depozituar Genc Pollo në Qipro dhe sa ishte humbja e tij? Këtë pyetje në fakt duhet ta sqarojë prokuroria duke filluar hetime, dhe duke mos heshur përpara skandaleve të tilla. Ndoshta vetë Genci ka nevojë më shumë se të gjithë për të vërtetën. Ai akuzohet për miliona dollarë në Qipro, por vetëm fjalë, e vërteta do fakte dhe këto mund ti zbardhë prokuroria.

Nuk ka ende asnjë të dhënë për burimin e mundshëm të parave në Qipro. Diku Pollo është akuzuar për lidhje me firma piramidale, më pas për tenderat në ministrinë e Arsimit, ku thanë se bëri kërdinë. Më pas nuk u ndal as tek Inovacioni, ku u akuzua se kërkonte të ndryshonte fituesin e një tenderi 20 milionë euro për digjitalizimin e TVSH-së. Por asnjëherë për këto akuza nuk ka pasur hetime, Genc Pollo është fshehur pas petkut të politikanit opozitar dhe asnjëherë prokuroria nuk e ka hetuar një nga ish-ministrat më të akuzuar të qeverisë Berisha.(Citynews)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...