Sondazh: Nëse LSI-ja garon më vete…

30 Janar 2017, 19:09Politika TEMA
Sondazh: Nëse LSI-ja garon më vete…

Nga Eduard Zaloshnja

Në fillim të janarit zhvillova një sondazh kombëtar, të publikuar në revistën Follow Business Albania. Të njëjtin kampion të atij sondazhi e rianketova përsëri këto ditë, duke riformuluar pyetjen rreth preferencës së votës. 1000 të anketuarit u ripyetën se për cilën parti do të votonin sot, në qoftë se LSI-ja do të garonte më vete, e shkëputur nga koalicioni mazhoritar.

Përgjigjet e baterisë së pyetjeve rreth preferencës aktuale elektorale, votimit të 2013-ës, ekonomisë, rendit publik, energjitikës, urbanistikës, arsimit, shëndetsisë etj. u përdorën për të bërë projeksionin e votave (në rast se zgjedhjet do të zhvilloheshin sot). Një përmbledhje e këtyre projeksioneve është paraqitur në grafikun shoqërues.

Për të bërë projeksionin e mandateve, duhen zhvilluar 12 sondazhe të veçanta lokale (nga një për secilin qark). Sidoqoftë, ky sondazh kombëtar tregon që, nëse LSI-ja garon më vete, marrja e 71 mandateve nga koalicioni mazhoritar nuk do të jetë e sigurtë. Kështu, PS+PDIU+FRD+Etj. do të merrnin sot së bashku 48% të votave në rang vendi (marzhi i gabimit statisikor plus/minus 3.2%). Ndërkohë,  PD+PBDNJ+PAA+PR+etj. do të merrnin së bashku 38% (marzhi i gabimit statisikor plus/minus 2.7%), LSI do të merrte 11.5% (marzhi i gabimit statisikor plus/minus 1.5%), dhe LIBRA+Sfida do të merrnin 2.5% (marzhi i gabimit statisikor plus/minus 0.5%).

Shënim:

1 – Në vitin 2009, kur LSI-ja dhe LZHK-ja garuan në koalicione të vogla, të shkëputura nga dy koalicionet e mëdha, koalicioni i udhëhequr nga Berisha siguroi 70 mandate, me vetëm 47% të votave në rang vendi.

2 – Në llogaritjet e mësipërme, është presupozuar se FRD-ja do të jetë pjesë e koalicionit mazhoritar. Aktualisht, FRD-ja merr rreth 0.5% të votave në rang kombëtar.

20 komente në “Sondazh: Nëse LSI-ja garon më vete…”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Sipas ketij karlleku.”LIBRA” do percaktoj fatet e vendit !
    Sa i “besushem” qe je bere o Zalo !

    1. Lloji says:

      Ej osht bo i padurushem ky ‘sondazhisti’ tani ose futeni me naj parti t’vjedhe e t’na lej rehat ose ti durojm shifrat e pjerdhme te ketij palles.

      1. Edkari says:

        FRD-ja e majte?!
        ..si ka mundesi?

        1. Kushtrimi says:

          …FRD-ja e majte, po aq sa ish komunisti Sali Berisha qe eshte i djathte!
          ahahhaa

      2. Celo Mezani says:

        Lloji, edhe me keto shifrat e pjerdhme qe ka nxjerr Zaloshnja (LIBRA nuk del mbi 2% dhe PD nuk e arrin dot sot 38%), ne sistemin elektoral ne fuqi e nxjerrin koalicionin e PS-se me mbi 71 deputete, aq sa me kriju qeverine. Pastaj mjafton qe Rama gjithe ministrite e LSI tua japi aleateve te vegjel qe kane talent me i zevendesu per 2 jave gjithe njerezit e LSI me tarafet e tyre dhe LSI shkon per lesh.

  2. erlind says:

    Nese dhe Zaloshnjes i del sondazhi qe PS nuk fiton dot pa LSI atehere Rama paska kthyer kembet nga dielli

  3. Bardhi Tolabi says:

    Sondazh leshi.Sipas meje nepermjet ketij sondazhi kerkohet te influencohet rritja e elektoratit te LSI-se dhe te asaj te emerharruares “LIBRA”.Une mendoj se LSI mezi do arrije tek 4-5 %,ndersa “LIBRA” nuk do arrije te marre as nje deputet…

  4. Tironc says:

    Spaske kuptu gj, o kendveshtrimi tjeter. Libra me 2% te votave te shperndara n 12 qarqe smerr asnje mandat. Po u futen bashke ps lsi pdiu n zgjedhje marrin 59%. Po u ndane duket nga numrat e zalos se do t jete kok a pile

  5. Lennard says:

    I a ke fut kot.Po mori LSI 3.5% do te jene si Derra te kenaqur.Populli e ka marre vesh se c’lloj zagaresh jane!!!

  6. Lennard says:

    I a ke fut kot.Po mori LSI 3.5% do te jene si Derra te kenaqur.Populli e ka marre vesh se c’lloj zagaresh jane!!!U nxitove Z.Moderator.

  7. Peco says:

    Interesante kjo, ne grafik PR (Partia Republikane) paraqitet ne koalicion me te majtet. Nisur nga ky fakt, besoj se shkalla e saktesise se sondazhit mund te merret me mend fare lehte.

  8. loreta says:

    O Zaloshnja, po fare nuk e ndjek popullin tend? Arithemtika e votimit varet me shume nga xhepi i grisur apo i qepur, nga qetesia publike dhe nga drejtesia. Me keto te tre elemnte bej sondazhin per partite. Kush nga keto i ploteson me mire? Ps-ja, Pd-ja apo Lsi-ja? Thenur me troç : Edi Rama , Lulezim Basha apo Ilir Meta? Akoma me troç; kush i ka bere me dem shqiptareve Edi, Iliri apo Lulezimi? Keshtu behen sondazhet. Fshije ate qe ke ber se e bej me mire une tani. S’besoj se u kane plase fare syte e veshet shqiptareve qe te votojne ashtu si i ke nxjerrur ti. Ballafaqohemi me 18 qershor,

  9. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    PD-ja ne kohen e saj me te mire,(pa vjedhur vota)nuk ka fituar 38% te votave.
    Lllogaritjet e Zalos jane matematikore 38+11.5+2.5,kuptohet kualicioni.
    FITOREEEEEEEE !

  10. Baca-Bajram says:

    LIKJA & COMPANY (LSI) JANE SI SHUSHUNJEZAT QE NGJITEN DHE TE PIJN GJAKUN. NESE ME TE VERTET, PALLOSHI RAMA, TE ME FALI PER EMRIN E MESIPERM, POR QE KUR HYRI NE ZGJEDJE ME LIKEN & CO, E KISHE TE HUMBUR DAVAN SE LIKJA JA KISHTE LIDHUR DUART. LIKJA ESHTE SKUTH DHE PERPIQET TE PERFITOJ NGA TE DYJA ANET, LIKJA SHEH HESAPET ETIJA DHE PERPIQET TE PERFITOJ NGA MANIPULIMET DUKE U HEDHUR SI KOPIL OSE ME MIRE I SHKONE KURVE, QE ESHT NGA DEGA NE DEG (OSE NGA K… NE K..). NJE NJERI SHUME I PSHTIRE QE RAMA KURR S’DUHET TE KISHTE HYR NE KOALICION. LE T’A PROVOJN NJEHER TE DALIN TE VETEM NE ZGJEDHJE DHE PASTAJ TE FLAISN PER KOALICIONE… LE TE TREGOJ SE SI I NDERTOJ VILAT QE KA ME PARETT A BABIT TE MONIKES, KAPTERRIT. HIQIN KETO PLEHRA NJEHERE E PERGJITHEMON SE S’KA NGEL VENDI TE DREJTOHET NGA LIKJA & CO, SIC DUHEN HEQUR DHE SHUME PLEHRA NGA PS-ja E TE TJERA FORCA POLITIKE. LE TE SHPRESOJME QE POPULLI DO TU JAP VENDIMIN E MEIRTUAR TE GJITHE POLITIKANEVE SHQIPTAR DUKE FILLUAR NGA PS-ja, PD-ja, LSI-ja ETJ… TE NA E RRUAJ SHTANGISTI SKRAPARLLI

  11. vaso says:

    LSI e ka stabel elektoratin e vet.Enigma eshte sa jane te zhgenjyer nga PS dhe sa do vrapojne nga e djathta ne qender.PD fatkeqesisht do bie shume sepse edhe aleatet e saj duan pavaresi,dhe jo se elektorati beson ne moral dhe ligj.

    1. loreta says:

      o vaso, ne demokraci nuk ka elektorat stabel, se ndryshe do kishte emer tjeter. Ne demokraci elektorati shikon interesin dhe atje ku i del me mire, atje shkon. Tjeter pune se ne vendin tone u duket sikur eshte akoma partia e punes . Nje parti me e madhe ne Greqi PASOK, sot pas tre vjetesh po zhduket fare se ka ngele pa elktorat. Ndersa LSI ka vetem ca fasone qe ajo e di si i ka dhe kaq per te shkuar tek 1 ose 1.5% Edhe ne 2013 nuk ishin votat e saj po zhgenjimi se Ilir Meta te fut ne pune dhe me LSI je çdo here ne pushtet, sikur e kishte prone te tij Shqiperine, mentalitet i Sali Berishes. Kane ndryshuar kohrat, ka ndryshuar dhe mendimi e do ta shikosh kete vit. Manjani ish tek PS i ngeci, kaloi nja dy gardhe te tjere e u perplase tek LSI, tani pritet te librat e Benit. E kupton se ç’eshte ajo parti?!

  12. tomsojeri says:

    sondazh leshi o zalo leshi ! Ti japesh 38% ksaj PD je ,burimi i fatkeqesis kombit me banditet e diskretituar ,don te thot qe shqiptareve nuk ju ka ngel ma tru ne kok pas nje cerek shekulli, vjedhjesh, krimesh, degjenerimi deri ne palc,don te thot se meritojn me keq se ckan hequr ,don te thot qe ti falen perseri kryekriminelit e tradhtarit ,si dhe hajdutit tjeter qe ti mbaj varur akoma edhe per 4 vjet ! Kto sondazhet gjithmon vij er o zalo leshi e shko meru me dicka tjeter…….

  13. Futja kot says:

    Zaloshnja ka shume vite qe merret me rrena kaca rrenash, pra me sondazhe, po si nuk qelloji njehere xhanem sa per te thene qe t’i dilte “studimi” i tij edhe duke ja futur edhe kot, po ne fakt ai kot ja fut.
    Kush eshte ai budall qe i jep para ketij palles Zaloshnja???

  14. mersin says:

    Te kam besuar ndonjehere, por kesaj radhe ja ke fut kot

  15. ShpetimIdrizi says:

    Zaloshnja duhet te besh edhe nje sondazh tjeter: Rilindja garon vetem ne zgjedhje. Sa % do marre ? (Rilindja nenkupton G69 dhe cka ngelur nga PS plus Kodhele Gjiknure Shalse Ahmetaj deri tek Lame e Kumbaro, pra haremi i Rame-sulltanit)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje