Sondazhi: Trump, vetëm 8 ditë për të bërë atë që nuk ka bërë asnjë paraardhës!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

trumpSipas sondazhit më të fundit të Gallup-it, pas vetëm tetë ditësh në zyrë, shkalla e mospajtimit me presidentin Trump ka arritur në 51%. Po këtë ditë, shpërthyen protesta në të gjitha aeroportet e SHBA-së pas nënshkrimit të urdhërit ekzekutiv, përmes të cilit iu ndalua hyrja shtetasve nga 7 vende të Lindjes së Mesme.

Sipas Gallup-it, Trump është bërë i papëlqyeshëm për një kohë kaq të shpejtë, sa që ka thyer gjitha rekordet e mundshme.

Agjencia e njohur e sondazheve thote se nëse u hidhet një vështrim mbrapa treguesve të mëparshëm, shohim se janë dashur vite para se më shumë se gjysma e kombit të konsiderojë se presidenti i tyre ishte duke kryer punën e tij me një notë të dobët.

Dhe më pas vjen krahasimi:

Ronald Reagan arriti në 54% të humbjes së popullaritetit më 16 janar 1983, ditën e tij 727-të në detyrë. Humbja e popullaritetit të tij kishte shkuar duke u shtuar në mënyrë të vazhdueshme për shkak të mosbesimit që nga viti 1982, kur ekonomia së SHBA ishte përkeqësuar dukshëm, sipas Gallup.

Presidentit George H. Ë. Bush, iu desh një kohë më e gjatë përpara se vlerësimet e për mosmiratimin e punës së tij të dalin më lartë se gjysma e popullsisë. Më 29 shkurt 1992, ditën e tij të 1,136-të në detyrë, Bush kishte një vlerësim për mosaprovim prej 53%. Gjatë asaj kohe, Bush po përballej me një betejë të rëndë me Pat Buchanan, dhe Partia Republikane ishte thellësisht e ndarë.

Presidentit Bill Clinton i janë dashur 573 ditë në zyrë, më saktë me 15 gusht të vitit 1994, vlerësimi për mosmiratimin e punës së tij kërceu në 52%, për shkak se iniciativa e tij për kujdesin shëndetësor po përjetonte kolaps.

Më 8 maj 2004, ditën e 1.205-të të presidencës së George Ë. Bush, shumica e Amerikës apo më saktë 51% e popullatës nuk e miratuan punën e tij për herë të parë. Gjatë asaj kohe, Amerika ishte ende në Irak dhe historitë e torturave të kryera nga ushtarët e SHBA-së filluan të dalin në dritë.

Presidenti Barack Obama ka humbur besimin e gjysmës së vendit me 13 gusht të vitit 2011, ditën e tij të 936-të në detyrë. Në atë ditë, 52% e njerëzve nuk kanë miratuar punën e tij. Në atë kohë, Obama kishte probleme serioze me krizën e borxheve. /tesheshi.com/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *