Telenovola mbylli aktin e radhës

30 Janar 2017, 19:57Blog TEMA

Nga Afrim Krasniqi

 

Telenovola mbylli aktin e radhes. Skenari? Konflikti midis dy aleatëve politikë në qeveri? Po. Nuk është e re, është e pritshme. Por ka një keqkuptim të madh. Nuk është një konflikt mbi parimet politike, mbi strategjitë e zhvillimit, mbi diferencat në rrugën që po ecën vendi, mbi platforma të Shqipërisë së sotme e të nesërme, mbi identitete politike, mbi ligje apo paketa reformash të rëndësishme. Është dhe mbetet një konflikt “shqiptar”, që të kujton djemtë e fortë të lagjes që zihen për policin, për makinat e shtrenjta, për bastet, për kontrollin e fitimeve dhe ankohen se i kanë hyrë në territorin e tij të kontrollit. Imagjinoni, – ministra që dalin e thonë se dua të heq policin e lagjes dhe po nuk e hoqe, bie qeveria. Apo pala tjetër, që thotë, ata duan ta heqin policin sepse duan të kenë liri për vepra kriminale. Ku është politika këtu? Për cilën reformë apo ligj thelbësor, për cilin premtim elektoral apo parim politik kanë pasur divergjenca PS e LSI gjatë 4 viteve?

Për asnjë. Sepse nuk janë në koalicion për reforma, ligje, premtime apo parime, – është një koalicion midis 2 personash, është koalicion interesash. Kështu ishte përpara 2013, kështu është edhe pas 2013.

Të fortët, të pasurit, arrogantët, të mbi-pushtetshmit, të paprekshmit, – janë grindur periodikisht e po grinden përsëri për më shumë para, pushtet dhe sundim. Këtu fillon dhe mbaron historia e tyre.

Por këtu nuk fillon dhe as mbaron historia jonë. Ata paguhen me taksat tona, ata abuzojnë me taksat tona, ata janë aty për shkak të trafikimit të votave tona, ata grinden mes tyre por janë bashkë kur vjen puna të kufizojnë të drejtat tona, të kontrollojnë mendimet tona dhe të sundojnë jetët tona.

Shikoni një model marrëveshje në një vend demokratik, si ai i Gjermanisë. Mbi 300 faqe tekst i shkruar dhe i detajuar reformash, nismash, qëndrimesh e premtimesh. Dokument publik që monitorohet nga media e qytetarët. Shikoni rastin shqiptar.

Ata të dy u takuan për një drekë tek Gjiri i Lalzit dhe ranë dakord të marrin pushtetin. Pastaj bënë një ceremoni dhe nënshkruan një kartë parimesh me 35 radhë dhe pa asnjë premtim konkret.

Vendosën të ndajnë pushtetin 80 me 20%, tani duan të shesin aksionet e pushtetit 60 me 40%.

Një kryeministër që është peng i ngjizjes së pushtetit personal, një politikë që noton në të njëjtin pellg, një opozitë që pret të fitojë duke marrë gjysmën e pellgut me vete, edhe pse pellgu vijon të ndotë qytetin e shoqërinë.

Kjo është marrëveshja, kjo ishte karta e parimeve dhe për këtë grinden. Të tjerat janë histori facebooku dhe kafenesh nga ato që ne fatkeqësisht vijojmë t’i kemi për zemër si një shoqëri para-demokratike.

Dhe për ta mbyllur ja rezultati, – për herë të parë në historinë e Shqipërisë do të kemi një ministër Drejtësie …..mjek infeksionist! Ishte ministër shëndetësie dhe e shkarkuan për skandale financiare, i akuzuar nga pasuesi i tij që sot është kolegu i tij. Edhe Enveri i kishte ca ministra drejtësie me juridik. Tani që bëmë reformën në drejtësi juridiku nuk ka vlerë, – rëndësia ka partia! Dhe Vasili ka qenë, është e do jetë njeri besnik i udhëheqësit të partisë, kriter i mjaftueshëm për karrierë të gjatë. Kaq.

6 komente në “Telenovola mbylli aktin e radhës”

  1. koha jone says:

    Skandaloze !! Mjeku ne drejtesi ??!! Akademiket qendrojne ne rolin e spektatoreve dhe idiotet kane marre frenat e shtetit . Ky vend nuk do te behet kurre, derisa ta marrin ne dore elita e ketij vendi .
    Te tre partite duhet te ndeshkohen nga populli me vote , fakte ky popull ka me tonelate , cfare prisni me? Kur do te bindet ky popull qe keta jane te gjithe mafioze ,bandite , qe mendojne vetem rreth boshtit te tyre .

  2. Thanas L. Gjika (USA) says:

    Shkrim i shkurter me permbajtje te thelle. Karakterizimi qe i behet ketu forcave politike qe qeverisin Shqiperise eshte domethenes: Nuk ka politikane te ndershem qe ecin sipas parimeve te publikuara, por politikane qe ecin sipas interesit personal. Mjer Shqiperia!…

    1. Iliri says:

      PSE, NUK LARGOHEN MINISTRA NE QEVERITE EUROPIANO_PERENDIMORE ?????? MOS LUANI ROLIM E TE ‘DITURIT’ ! Tani informacioni mund te merret lehtesisht, me kusht te keni filloren ( te pakten te mesohet a,b, c…….) !

  3. loreta says:

    Nuk jam dakort me te gjitha sa thuhet ne shkrim , sepse mendime ketu japin te gjithe te gjallet, problemi eshte se cila eshte rruga konkrete per te dale nga ky batak politik. Te gjithe kritikojne edhe ata qe kritikohen. Per mua nje e keqe ngelen dhe ca morra te vegjel qe nje te zemruar me morrat e medhenj e dalin e formojne partiçka personale, vetem e vetem per tu pare e degjuar se dhe ata jane kryetare partie si dhe per te perfituar ndonj “konçesion” qytetar apo privilegj financiar nga buxheti taksapaguesve. Lufta ne front eshte e veshtire per tu fituar dhe demokracia eshte shume larg me keto zhvillime qe mori nga 1991 e deri me sot. Personazhi me kriminal qe e zhyti vendin ne kete rruge batake, birbilon akoma: beri shtet per vete , familjen dhe bashkepuntoret qe te mbaje te shtypur qytetaret e ndershem. Po çfare duhet? Te eleminohen partite e vogla, pleshta, morra , tartabiqe , te pastrohen felliqesirat. Te garojne keto parti qe jane dhe qytetaret te votojne si e mendojne ata te miren e tyre. Mbas krijimit te qeverise se re, shoqeria civile te monitoroje premtimet me afat te qeverise dhe realizimin e tyre. Per mosrealizim te ngrere qytetaret ne revolte masive per permbysje te saj demokratikisht. ¨Problemi tjeter eshte drejtesia e cila te vendoset ne efiçence dhe te behen korigjimet e nevojshme te ligjeve ne reformen ne drejtesi ku eshte spekuluar me ta. Por rolin me te madh duhet ta marre shoqeria civile e organizuar dhe e pa infektuar me palopolitike. Kjo eshte pergjegjesi e intelktualeve, por jo te tipit deri sot qe ca zemrohen me Ramen e ca me Lulezimin se nuk u dha ndonje therrime. Nuk i ve aq faj politikes sa u ve intelektualeve shqiptare te poshter, kuptohet jo te gjithe. E kuptoj qe jemi ne zone te infektuar por shumica e qytetareve do ti perkrahin kur i shikojne se ata ndiejne pergjegjesi, marrin pergjegjesi, jane te ndershem e te sinqerte dhe te perkushtuar. Vetem populli (shoqeria civile) e shpeton veten e tij. Te gjithe te tjeret bejne ekonomi dhe politik tregu.

  4. Tralala says:

    Kete sherr e qartesoi mbreme zoti Vasjari, kur tha se, LSI ndan me PS vetem pushtetin por Jo pergjegjsite. Pra ben koalicion per perfitime, Jo pet qeverisje. Tani qe afrojne zgjedhjet LSI po thote se ne qeverisje ka gabuar PS. Keshtu LSI, duke mbajtur njeren dore ne revani e tjetren ne bakllava,perhere me pushtet, pa kaluar ne opozite.

  5. kleptofagos says:

    Per Loreten dhe Loretat….
    Kjo Mafie e Pushtetit ne Shqiperi do vazhdoje te sundoje popullin shqiptar, sa kohe qe mendesia e “Loretave” do te perbeje shumicen…
    Kur do ta kuptoni me ne fund, qe nuk mund te behet Shqiperia nga shqiptaret, pa nderhyrje nga jasht?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje