TV Klan censuron dhe tallet me Ylli Manjanin

30 Janar 2017, 20:25Politika TEMA

Konferenca e shtypit e ish ministrit Ylli Manjani, e cila bëri sot pa diskutim xhiron e gjithë mediave shqiptare, nga ato të mëdha si Top Channel e Vizion Plus e deri tek dhjetra faqe online, nuk përbënte lajm për TV Klan.

As ne edicionin e orës 15 30 dhe as në atë të orës 19 30, lajmet e Klan nuk dhanë asnjë fjalë të vetme nga lista e gjatë e akuzave që ish- ministri i bëri Ramës dhe qeverisë.

Madje Klan ka shkuar edhe më tej.

Ai i ka vënë mikrofonin edhe Ramës dhe Tahirit dhe ka lënë të paprera heshtjet apo buzëqeshjet e tyre kur pyeteshin për Manjanin, por nuk e ka parë me vend të japë asnjë sinkron nga fjalimi i të shkarkuarit (mos e humbni kroniken e Klan ku permendet vetem se ish- ministri po i thote keto akuza pas shkarkimit).

Arsyet merren me mend lehtë, shkruan Lapsi.al.

5 komente në “TV Klan censuron dhe tallet me Ylli Manjanin”

  1. diplomati says:

    Po top channelin e pate? Vetem fjalen e ministrit kishte. Manjani u shkarkua se kishte lidhje me mafien e Balilit dhe e kane kerkuar nderkombetaret

  2. Neim Qilli Rilindes says:

    Epo pas Cilit e shume te tjereve , rilindi dhe Klani mesa duket. Tani gjithe ish kundershtaret e Rames jane rilindes.
    Te fala Sandrit!

  3. Qytetar says:

    Po pse me atë bajgë do merren,ka gjëra më të rëndësishme se ai surrat.

    1. pompisti says:

      Ky Manjani si te tan kurvat dibrane, shikoni se sa parti ka nderruar. Nje tip firauni qe nuk i duroheshin tangerliket e shumta. Me then te drejt bashkshorten e ka grua dinjitoze, qe ky qeros nuk e ka merituar. Eshte e vertete qe ka qene mik i Balilit, me te cilin eshte afruar qe nga momenti kut ishte zv.minister i transportit, bile ky nderhyri qe ta caktonin ne detyren e drejtorit ne Sarande.9

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje