Veliaj: Parkimi në Tiranë jo më me bileta, por përmes sms-ve

30 Janar 2017, 18:00Sociale TEMA
Veliaj: Parkimi në Tiranë jo më me bileta, por përmes sms-ve

Nga java tjetër do pilotojmë sistemin e pagesës së parkingut jo më me biletë, por përmes celularit. Verifikimi nga policia bashkiake do ndodhë vetëm me pajisje elektronike. Çdo gjë do të lerë gjurmë në sistem dhe do të jetë një nga lehtësitë e qytetarëve për të parkuar. Fillojmë pilotimin nga java tjetër. Mjafton një SMS apo një aplikacion për të paguar parkimin në Tiranë, pa e ndryshuar fare tarifën. S’do ketë më blerje të biletave me para cash. Ky projekt ka filluar që kur Edi Rama ishte kryetar bashkie. Të jetë edhe Tirana njësoj si Zagrebi, njësoj si Shkupi“, u shpreh Veliaj.

Deklaratat e tij Veliaj i bëri gjatë analizës vjetore të Policisë Bashkiake.

Ai vlerësoi rolin e kësaj strukture të Bashkisë së Tiranës në menaxhimin e punës së bashkisë dhe përballimin e emergjencave.

Gjatë motit të acartë Policia Bashkiake ishte në gatishmëri. Ishte kjo policia Bashkiake përballoi me sukses emergjencën e motit. Ndihmoi të moshuar, fëmijë etj.

Sot ka një terminal të përkohshëm për autobusët e juglindjes në afërsi të “Qytetit Studenti” dhe atyre të jugut dhe veriut, në perëndim të qytetit të Tiranës.

Koha kur njerëzit futeshin si bagëti ka përfunduar. Ne po investojmë për korsitë e emergjencës, si në rrugën “Dritan Hoxha” dhe rrugët e tjera sot nuk kalohet më makinë.

Sot është më e këndshme të ecësh në Tiranë, është më e pastër, ka më shumë hapësira publike.

E kemi harruar se ccfarë ndodhi me këndin e lodrave. Policia bashkiake paarmatosur mbrojti këndin e lojërave nga deputetë me pistoleta. E kemi harruar se më ccfarë sakrificie u ndërtua këndi i parë i lodrave. Dhe në fakt, shumë mirë që është harruar se Tirana është bërë një vend normal. Të harruara qofshin.

Policia bashkiake merret me shkelje administrative. Dhe në jetën e përditshme ka më shumë shkelje administrative nga qytetarët. Roli i policit të bashkisë është më i rëndësishmi. Fakti që 50 njerëz çdo ditë vijnë në Tiranë dhe çdo ditë shtohet një pallat, duhet të vendosim një paqe sociale në komunitet. Kemi pasur një trasformim edhe teknologjik, kemi pasur një flotë të dërrmuar, sot kemi një flotë të re, kemi një sistem elektronik të komunikimit”, u shpreh Veliaj.

4 komente në “Veliaj: Parkimi në Tiranë jo më me bileta, por përmes sms-ve”

  1. Kellira says:

    Ik o legen! Na kujton parkun!
    Me shqiptaret, njerez pa memorie historike, kjo eshte gjeja me e thjeshte per tu bere.
    Harruar qofshin edhe fushat e sportit ne Tirane. Tani kemi pallate.

  2. A says:

    ERION VELIAJ, nje llapazan nga mengjezi ne darke. Permend parkun e autobuzave ose me sakte DY STACIONET e AUTOBUZAVE te UDHETAREVE ndermjet QYTETEVE, njeri n e Lindje dhe tjetri ne Perendim te Tiranes.
    Tek i Lindjes, tek qyteti i Studentave vine-nisen Korca, Pogradeci etj, kurse tek i Perendimit, tek sheshi Shqiponja vine e nisen Gjirokastra, Vlora, Saranda etj.
    Qe te shkojsh nga njeri STACION tek tjetri duhen 6000 lek te vjetra taksi, por edhe humbja e kohes. Pra stacionet jane larg njeri tjetrit HAJDE SHAN, HAJDE BAGDAT.
    Stacioni i trenit te udhetareve te Tiranes eshte ne fshatin KASHAR. Pyet nje banore qe jeton ne Tirane, nuk e din Stacionin e Trenit te Udhetareve te Tiranes te KASHARIT.
    Keto “pune”, keto sorollatje na e sollen 3(TRE) PARTITE PD + LSI + PS me kapot e tyre SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA.
    Me urbanistiken, ndertimet e tyre klienteliste dhe mafioze shkaterruan Tiranen. Ja ku jemi sot, ne cdo cep rruge kemi parkingje me pare. Zaptuan edhe Sheshin Skenderbej, kuptohet si politika, pushtetaret dhe bizneset mafioze afer tyre se kane problem shkaterrimin e nje qyteti, te nje populli per interesat e tyre meskine, te paskrupullta si pa te pergjegjshem dhe te pa ndergjegjshem qe jane. Tung.

  3. AL says:

    Tek kompleksi dinamo lali eri e ka bere gjithe rrugen me vijezime per pagese. Jane gati 1000 banore qe iu ka lene vetem 10-20 vende parkimi pa pagese. Pra shansi qe nje banor te gjeje vend te lire kur vjen pas pune eshte pothuajse zero. Me tarifat qe ka vene lali eri (400 leke ora) I bie qe deri te nesermen ne mengjes kur shkon ne pune robi, te paguaje 10 ore X 400= 4000 leke. Ne nje muaj I bie 30 dite X 4000 leke= 120 000 leke. Ne nje vit I bie 1.440 000 leke te vjetra. Atehere mua si qytetar me lind pyetja: Kush je ti mor mut qe dashke te me rrjepesh 1.440 000 leke ne vit nga xhepat e mi vetem per parkim? Ku e gjen te drejten t’i rendosh shqiptaret me rroga mizerje kaq shume? Ptuuu bastard, hajdut e vafsh ne esfel te gomereve!

  4. uskania says:

    Këllira nxjerr fjalët-këllirë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje