39 në pranga për rryshfet në Janar/Tahiri-qytetarëve: Mos i jep para policit, arrestohesh

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Tahiri me FNSHMinistri i Brendshëm Saimir Tahiri lëshoi një apel të fortë nga Policia Rrugore, drejtuar qytetarëve, duke u bërë thirrje të mos tentojnë të ofrojnë para për të shmangur gjobën. 

“Më vjen shumë keq që vetëm gjatë janarit janë arrestuar 39 qytetarë sepse kanë tentuar ti japin para policit. Unë falenderoj ata policë që kanë arrestuar qytetarët, por më vjen shumë keq sepse nuk keni bërë aq sa duhet për të bindur qytetarët për të mos dhënë ryshfet policit.

Dua që ti bëj thirrje qytetarëve mos tentoni ti jepni më para policit. Është praktikë e ndaluar, e papranueshme. Këta 39 qytetarë të arrestuar janë mjaftueshëm për të kuptuar se 39 persona që nesër do kenë probleme në të ardhmen.

Deri dje qytetari që shkelte ligjin mund tja hidhet nëse paguante policin, madje deri dje ishte polici që kërkonte para. Sot ndodh e kundërta, nëse synon ti japësh para policit arrestohet”, u shpreh ministri.

Tahiri tha se nuk ka me te pandeshkueshem.

39 qytetarë të arrestuar brenda janarit, pse kanë synuar t’i japin rryshfet Policisë, janë këmbana më e fortë e alarmit, por janë edhe kujtesa më e fortë për cilindo qytetar sot që përballet me policinë, duke iu kujtuar të gjithë se nuk ka më, t’i bësh bisht ligjit duke paguar para, janë thirrja më e fortë për këdo që nuk e ka besuar sesa seriozisht e kemi, të kuptojë se përballë shkeljes është më mirë të ndjekë rrugën e ligjit”, nenvizoi ministri i Brendshem.

Me tej ai shtoi se në radhët e policisë ka ende punonjës që përdhosin uniformën duke kërkuar që edhe këta policë duhet të jenë objet i punës së punonjësve të tjerë të policisë.

“Shqetësimi im është integriteti, spese nëse ka një beteje që ne duhet ta fitojmë është integriteti brenda policisë. Jam i shqetësuar sesi luftojmë brenda policisë për të ndërtuar etikë, korrektesë, shërbim dhe praktika. Është kjo arsyeja që gati 3 mijë kolegët tuaj janë në hetim penal apo disiplinor.

Kjo është këmbana më e fortë e alarmit për secilin prej jush, e mjaftueshme për tju bërë me dije se ne e kemi seriozisht për të luftuar korrupsionin brenda radhëve të policisë. Kjo është qasja jonë për ta bërë policinë më të mirë.

Ju duhet të bëni gjtihçka është e mundur për të përcaktuar këtë standard të punës tuaj”, theksoi ministri gjate takimit me trupen e Qarkullimit Rrugor te Tiranes.

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *