71 mandate pa LSI-në?

31 Janar 2017, 20:56Blog TEMA
71 mandate pa LSI-në?

Nga Eduard Zaloshnja

Në fakt, nëse rezultatet e 2013-ës përsëriten në mënyrë identike në qershor të këtij viti, ky koalicion i merr 71 mandate (nëse LSI del më vete), por një përsëritje e tillë identike do të ishte një ngjarje me probabilitet të vogël.

Një devijim fare i vogël i rezultateve, qoftë edhe në një qark të vetëm, do ta zbriste koalicionin në nivelin e 70 mandateve.

Nga një sondazh që zhvillova këto ditë më rezultonte se koalicioni PS+PDIU+FRD+Etj. (në qoftë se LSI garon më vete) do të merrte sot 48% të votave në rang kombëtar (marzhi gabimit statistikor plus/minus 3.2%). Për krahasim, koalicioni i Berishës, me 47% të votave në rang vendi më 2009-ën, siguroi 70 mandate, dhe ishte fare pranë mandatit të 71-të në Fier.

Pra, formula e llogartitjes së mandateve dhe ndarja e vendit në 12 zona elektorale e bën përcaktimin e mandateve shumë tekanjoz. Një koalicion mund të sigurojë 71 mandate, edhe me 47% të votave në rang vendi, por mund të përfundojë me vetëm 70 mandate, edhe me 51% të votave në rang vendi. Gjithçka varet nga mënyra sesi shpërndahen votat e koalicionit në 12 qarqet e Shqipërisë.

Vetëm nëse merr 53% të votave në rang vendi, koalicioni PS+PDIU+FRD+Etj., e ka pothuaj të sigurtë arritjen e 71 mandateve (nëse përballë ka dy koalicione më të vogla – gjegjësisht të PD-së dhe LSI-së).

5 komente në “71 mandate pa LSI-në?”

  1. adi says:

    mbaj mend qe ne 2013 se ca kishte nje analist PD qe thoshte “simbas sontazheve rezultati i zgjedhjeve eshte rrote me rrote” e duke qene se PD ishte ne pushtet ajo kishte me shume mundesi, ne fakt PD iku per lesh.
    egzaktesisht te njejten gje thone edhe keta gallataxhinjte qe marin ndonje leke per te mbajtur ne humor udheheqesin global dhe ndonje rilindas te deshperuar.
    jo or jo !!!!!
    rilindja do humbasi dhe do humbasi thelle po aq thelle sa humbi dhe PD
    sepse ekonomia korupsioni krimi i organizuar mungesa e perspektives per te ardhmen jane bere me keq se ne kohen e PD, dhe po ti shtosh edhe hakmarjen qe trump do beje ndaj udheheqesit global nuk ka shqiptar me 2 gr tru ne koke qe voton me rilindjen.

    1. miri says:

      Une, nuk jam analist dhe me e shumta nuk i perkas asnjeres Parti.
      Me vjen shume çudi kur,nga Lideret e partive degjoj shpesh te thuhet:
      Populli do te na perkrah ne.
      Po ja ore vellezer,me thoni si mund te besoj Saliun kur per tete vjet
      behej Rrumpalle?Ligjet nuk i perfillte njeri,behej si ç’donte sejcili.
      Po me Edin si ecin punet ? Pak me ndryshe.Te pakten bije pak erre shtet,por
      akama ka mangesi siç do te kete gjithmon.
      Pra une do te votoj ate qe ka bere pak me shume pine se Saliu.

  2. Statisticieni says:

    Ah sondazhet e ketij “statisticienit” qe vetem nga statistika s’merr vesh.
    Publiko komplet “sondazhin” o dallavere, qe ta kuptojne robt qe s’ja ke haberin nga ajo pune.

  3. mirjam says:

    Cjane keto tituj bombe? Sa vete jane intervistuar a thuhet ndonjehere? Po ky gabim 3.2% si u llogarit? Sondazhi eshte gjeja me e gabuar sikurse fshehtaz pohohet nga gabimi stermadh prej 3.2% (ne popullaten e intervistuar qe si rregull eshte diku tek nje e mijta e votuesve (nese nuk ja ka fut kot me 50 nxenes shkollash). Te numrosh klikimet e te papuneve apo te atyre qe skane c’bejne tjeter nuk tregon trednin elektoral. Te mbledhesh e te zbresesh numra mund te jete pune por nuk thote asgje per zgjedhjet. Zaten kete bejne edhe shkencetaret e partive qe me 2008 e bene Berishen leng groshesh dhe me pas ia pine lengun me 2013.

  4. ibrahimi says:

    Po mo Adi do humbase dhe do vije prape Saliu se po i mbarohen parate Zenit harxhon shume Armina se prej lekeve rri se zeni eshte dylber.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje