Agim Zeka nënshkruan me Lille, Skëndërbeu përfiton 300-mijë euro

31 Janar 2017, 14:21Sport TEMA

Agim Zeka është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së Lille.

Lojtari që ishte pjesë e skuadrës së Skëndërbeut ka mbyllur me sukses marrveshjen me klubin francez, duke firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur për katër vite e gjysem me klubin e Lille.

Nga ky transferim Skëndërbeu ka arkëtuar në klub një shumë prej 300-mijë eurosh nga ky transferim, ku mund të përfitojë sërish nëse Lille vendos ta shes Zekën në një tjetër klub, pasi korçarët kanë dhe 20% të të drejtave të rishitjes së 18-vjeçarit.

Agim Zeka u transferua tek kampionët e shqipërisë nga kategoria e dytë në futbollin Kosovar, ku me paraqitjet e tij mjaft të mira tashmë luan tek një nga ekipet më të rëndësishme në futbollin francez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje