Apeli për ndihmë i gazetares 25-vjeçare që vuan nga sëmundja e rrallë, Saranda shpreson...

31 Janar 2017, 18:24Sociale TEMA

Saranda Hoda nga Gjakova e Kosovës vuan nga Haemangioma, rritja e pakontrolluar e venave, një sëmundje që e kanë vetëm 16 persona në botë.

“Nga 16 persona që e kanë këtë sëmundje unë jam e vetmja që i jam nënshtruar një operacioni,” thotë e reja, e cila ka kaluar një operacion që ka zgjatur 10 orë dhe i ka kushtuar rreth 40 000 euro.

Këtë të martë tek ‘Rudina’, një emision që transmetohet çdo pasdite në Televizionin Klan, ishte e ftuar një vajzë 25-vjeçare, e cila vuan nga një sëmundje shumë e rrallë.

Tashmë ajo bën apel për ndihmë që të kryejë edhe dy ndërhyrje të tjera që kushtojnë rreth 55 000 euro. Hoda, punonte si gazetare pranë një televizioni në Gjakovë ndërsa ka qenë pjesë edhe e edicionit “Shpija e Kosovës”.

“Kjo është një sëmundje që vjen prej lindjes. Është një sëmundje që lind me të,” thotë Saranda. “Nuk dua që një sëmundje të më mposhtë mua dhe të më pengojë që t’i realizoj ëndrrat e mija,” thotë ajo. Saranda tha se ka bashkëjetuar me sëmundjen deri vitin e kaluar kur kaloi një hemorragji të brendshme që pothuajse i mori jetën.

“Jam me plagët e hapura akoma, të cilat i pastroj çdo dy ditë. Jam komplet e lidhur me fasha të cilat më pengojnë të eci. Më duhet shumë forcë dhe imunitet për operacionin e radhës,” thotë Saranda, e cila kujton se nuk i disponon të hollat që të kryejë operacionin e radhës.

Të gjithë ata që duan të ndihmojnë Sarandën të jetojë mund të gjejnë informacion mbi llogaritë e saj bankare nga faqja në Facebook, Saranda Hoda Sasa ka nevojë për ndihmë”. 25-vjeçarja nga Gjakova është rritur nga njerka, të cilën ajo e thërret “nënë”.

1 komente në “Apeli për ndihmë i gazetares 25-vjeçare që vuan nga sëmundja e rrallë, Saranda shpreson…”

  1. ciao says:

    Po ç’i keni keto gomarlleqet se late nam. Jo po’ e kane vetem 18 veta ne bote dhe kjo qenka e vetmja qe paska bere operacion. HEMANGJOMA INFANTILE eshte nje semundje mjaft e njohur dhe e perhapur. Prek 3-10 per qind te popullsise dhe klasifikohet si tumore beninje vaskolare. dmth vuajne dhjetera miliona persona ne bote Po ju i verifikon i gjerat apo mjafton t ju thote dikush se fluturon gomari dhe ju e botoni me vrap.
    http://emangioma.net/gli-emangiomi-infantili/emangioma-infantile/
    http://emedicine.medscape.com/article/1083849-overview

    I uroj kesaj vajzes sherim te plote po’ mos lajthisni me lajme spekulative te tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje