“Balili” mbledh Këshillin e Sigurisë, Nishani cakton ditën e premte

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

siguriaDitën e premte në orën 12:00 Presidenti Bujar Nishani do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas kërkesës së Metës për të analizuar të gjitha veprimet apo mosveprimet e institucioneve shqiptare të ngarkuara me ligj për ndjekjen dhe arrestimin e Balilit.

“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare ditën e premte, më datë 3 shkurt 2017, ora 12.00, në Institucionin e Kreut të Shtetit” njofton Presidenca. Në datën 25 Janar Ilir Meta në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit me anë të një letre i kërkoi Presidentit të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare me qëllim analizimin e të gjitha veprimeve apo mosveprimeve të institucioneve shqiptare të ngarkuara me ligj për ndjekjen dhe arrestimin e Balilit.

“Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështje, do të dëshmojë seriozitetin e institucioneve dhe organeve të shtetit shqiptar për adresimin e përgjegjësive konkrete si dhe angazhimin që ato kanë në trajtimin e rasteve të tilla, me impakt në sigurinë kombëtare.

Partnerët tanë të SHBA, por edhe të tjerë ndërkombëtare, kanë përcjellë shqetësime dhe rezerva për mosndalimin e tij si dhe moskryerjen e veprimeve të shpejta dhe efikase, nga organet kompetente shqiptare, sipas përcaktimeve të akteve ndërkombëtare dhe legjislacionit në fuqi” shprehej Meta në letrën e tij.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë për të analizuar veprimet e institucioneve për mos arrestimin e Balilit nuk është pritur mirë nga ministri Tahiri, i cili u shpreh pak ditë më parë se “Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Balilin është e çuditshme.

Nuk u mblodh as për Lazaratin”. Por më tej, Tahiri shtoi se do e informonte me kënaqësi ‘Presidentin e painformuar’ mbi çdo përpjekje të Policisë së Shtetit për kapjen e Balilit. Kelmend Balili cilësohet nga mediat greke si “Eksobari i Ballkanit”. Në muajin Dhjetor te vitit 2016, Policia e shpalli zyrtarisht në kërkim dhe angazhoi mbi 200 forca policore që krehën zonën e jugut. Kontrolle pati dhe në familjen Balili në Sarandë.

Aktulisht ndaj Balili rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës, krijimi i grupit të strukturuar kriminal, pastrimit të parave si dhe kultivimi narkotikëve. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka punuar mbi dosjen hetimore të palës greke dhe sipas tyre ka prova të mjaftueshme të cilat lidhin Balilin me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *