Kryeministri Rama u shpreh kundër emërimeve në KED duke thënë se “gjysma do të largohen nga vetingu”.
Por duket se vetingu ka nisur të japë efektin pa nisur ende zbatimi i tij.
Dy gjyqtarë kanë dhënë sot dorëheqjen.
Mirela Fana deklaroi se “do t’i përkushtohej jetës akademike”.
Ajo dha dorëheqjen megjithëse u zgjodh anëtare e KED.
Edhe gjyqtari i Apelit të Vlorës Ilir Çeliku ka dhënë dorëheqjen.
Ai refuzoi dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit dhe paraqiti dorëheqjen.
Por më herët edhe dy gjyqtarë të tjerë kishin dhënë dorëheqjen duke bërë që me gjithë rastet e sotme të shkojë në 4 numri i gjyqtarëve të dorëhequr.
Dy të larguarit e parë ishin gjyqtarët Ilir Pashai dhe Sulejman Tola.